Arkivi per August, 2011

Edi Rama, ky lider ëndërrimtar

Postuar tek Komente me August 31st, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Nga: Albi  XHUNGA

“Për ata që s´dinë nga t´ia mbajnë, kurrë nuk fryjnë erëra të mira” –  Churchill

Edi Rama, lideri i Partisë Socialiste dhe i opozitës shqiptare, është bërë këto ditë të nxehta gushti protagonist kryesor i mediave. Në fillim intervista në gazetën “Shekulli” me kursin e ri të partisë së tij, e cila çuditi të madh e të vogël dhe bëri të reagojnë edhe miqtë e partnerët e tij më të ngushtë. Këshilla e çuditshme për minatorët e Bulqizës. E më pas paralelja e hequr mes diktatorit libian, Gadafit dhe Kryeministrit Berisha. lexo me teper »

Rinia përmes mendimit të Mid’hat Frashërit

Postuar tek HISTORIA me August 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Uran  BUTKA

Mid’hat Frashëri, ka qenë dhe është edukator jo vetëm i një kohe apo i një brezi të caktuar, por edukator prore i një kombi të tërë.Së pari, gjithë vepra e tij madhore është njëherësh edhe edukuese, madje këtë karakter ajo e ka parësor. Ajo edukon ndjenjat dhe tiparet njerëzore më të mira si dashurinë e përpjekjen për atdheun, lirinë, gjuhën shqipe, librin, humanizmin, fisnikërinë, trimërinë, solidaritetin, dëshirën e merakun për punën, për të vërtetën, sinqeritetin, thjeshtësinë, altruizmin, shërbestarinë, këmbënguljen, tolerancën, respektin reciprok, indipendencën, durimin e të tjera. lexo me teper »

Politika e keqe, e mirë

Postuar tek Komente me August 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Asdren  GASHI

Kalimi nga një shoqëri e mbyllur, ku mungesa ishte ngushëllim për të gjithë, në një shoqëri ku bollëku është i paarritshëm për shumicën, i bën individët të luftojnë jo për vlera postmoderne, se për to nuk bëhet fjalë, por për vlera materiale duke shkelur shpesh vlerat njerëzore.Shoqëritë, të cilat në fund të vitëve ’80 e filluan tranzicionin, e dinë më së miri se çfarë është politika. Tranzicioni nga një shoqëri e mbyllur, të cilën Gashpar Miklosh Tomash, një përjetues nga afër i tranzicionit, e quan një shoqëri kazermë, konformizmi, planifikimit të përpiktë dhe ku kishte kohezion, rregull dhe disiplinë më tepër se sa ishte e nevojshme. lexo me teper »

KRIMI DHE NDESHKIMI!

Postuar tek Komente me August 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Luan  MYFTIU

Meqë krimet e komunizmit nuk janë dënuar, xhelatët e diktaturës mendojnë se kanë vepruar drejt, se kanë “zbatuar ligjet”, ndonëse kanë marrë në qafë njerëz të pafajshëm. Mosdënimi i krimeve të komunizit favorizon konfliktualitetin artificial dhe nxit krijimin e një klime të pafavorshme për demokracinë. Prandaj thuhet se, krimet dënohen që të mos përsëriten. Por, dënimi i tyre ka dhe synim human. Ai duhet t’i bëjë mëkatarët të pendohen, të çlirohen nga ankthet e krimeve, të lartësohen shpirtërisht dhe t’i shlyejnë mëkatet, duke bërë vepra të mira. Se, ndëshkimi i çdo krimi nuk bëhet për hakmarrje, as për t’i falur mëkatarët pa kërkuar ndjesë. lexo me teper »

Pak më tutje se interesi i partive

Postuar tek Komente me August 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ina   ZHUPA

Para disa ditësh u publikua raporti i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet lokale të majit, dhe ishte i shumëpritur nga politika dhe nga mediat, e pak më pak nga qytetarët që për të tilla çështje nuk janë shumë të interesuar (sidomos në verë). Raporti ndjek linjën e zakonshme dhe të kuptueshme të diplomacisë, së thënies së gjerave me tone të qeta, pa vënë gishtin mbi ndonjë fajtor të mundshëm. Por megjithatë është shumë i rëndësishëm sepse dhe pa thënë fajtorin, thotë problemin. Dhe shqyrtimi i problemit hera herës është shumë më i rëndësishëm sesa thjesht gjetja e fajtorit. lexo me teper »

Një President për të gjithë

Postuar tek Komente me August 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Dorian  KOCI

Shtatori shënon hapjen e sesionit të ri të Parlamentit, dhe për rrjedhojë pritet që dhe konflikti politik të rikthehet sërish me forcën dhe shtrirjen që ka pasur gjatë gjithë këtyre dy vjetëve marrëdhënieje krize midis palëve. Duke mos dashur që të jemi pesimist për dialogun politik ndërmjet palëve, ky konstatim vjen më shumë si një pritshmëri e atyre çka është bërë publike në media dhe jo se është një parashikim profan i asaj se ç’mund të ndodhë me të vërtetë. Partia Socialiste ka deklaruar se do të rikthehet në Parlament dhe se atje do ta ketë tashmë fushën e betejës për gjithë problematikën që atë e shqetëson në lidhje me zgjedhjet, por dhe me një sërë problemesh që ajo mendon se duhen debatuar. lexo me teper »

Ç’është Shqiperia?

Postuar tek Poezi me August 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Sot ne rubriken tone poetike kemi zgjedhur per botim dy poezi te te bashkepuntorit tone te perhershem,z.Astrit Lulushi.Jo vetem publicistika por dhe letersia kane qene dhe mbeten pasioni i tij i kahershem,ai ka aftesine te ndertoje ide konkrete edhe nepermjet vargut,duke u shfaqur natyrshem si nje poet i formuar qe kerkon sfiden edhe letersine e sotme shqiptare.Dhe padyshim cilesia e te shkruarit dhe fuqia e shprehjes e bejne ate nje personalitet ne letrat shqipe.

lexo me teper »

Politika, streha që mbledh të gjithë përveç nacionalistëve

Postuar tek Komente me August 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Adri  NURELLARI

Mora shkas për ta shkruar këtë shkrim, prej artikullit të botuar nga miku im Ermal Hasimja disa ditë më parë dhe debatit që nisi ai artikull në ambiente të ndryshme fill më pas. Në parim pajtohem me disa nga pikat e shtruara me të drejtë prej tij, sidomos kur lidhen me format arkaike dhe primitive me të cilat manifestohet nacionalizmi në Shqipëri, të cilat u përkasin sfidave që kishin rilindësit me theksimin e identitetit të veçantë kombëtar shqiptar duke evokuar mite, legjenda e ngjarje të hershme historike, por që s’mund të jenë të përshtatshme për nevojat e sotme të shoqërisë. lexo me teper »

Dëshmi të fshehura në bodrum

Postuar tek HISTORIA me August 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Armalda  NUHU

Kulmi i imagjinatës e çonte deri tek karroca që mbledh hekura, por kurrsesi jo te cilësimi, objekte me vlera muzeale. Ai nuk e dinte që ato sende të vjetra ishin dëshmi. Nuk e merrte me mend që një ditë do të çmoheshin. Radioja e vjetër, krevati tek, soba me dru, një orë tavoline dhe një mangall janë dëshmia materiale e familjes së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) në Tiranë. lexo me teper »

Njohja

Postuar tek Poezi me August 27th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Rëmujosja në letrat tuaja të verdha dhe shpesh më bërtisje ..por më falje se më doje shumë…dhe nëse shpirti yt është në dhomë tani në ndonjë insekt eja ulu në tastiere dhe lexoji të gjitha nuk e di se sa kam arritur ti jap varg ndjenjës tënde që shkrubëroi në ato letra …25 vjet i dënuar në burgjet komuniste…daja im më fal që dhe ndjestë pastë shpirti yt….më ka marr malli po nuk e di pasi ti ndaj me miqtë poezitë për ty ndoshta do të të ndjej të gjallë…si poete e keqe më lexo kur të pushosh në parajsë LUTEM për ty….Ketu fillon dhe ravijezohet profili i poetes Shqiponja Axhami,qe kerkon te shpalose me poezine e saj idete,shpirtin dhe perfytyrimin esaj per te ardhmen….. lexo me teper »