Arkivi per July, 2011

VULLNETI I SOVRANIT

Postuar tek Komente me July 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Faik  KRASNIQI

Neve për shembull na i heqin dritat për një kohë të gjatë dhe nën dritën e qiririt krijojmë një ambient aq romantik, saqë nuk na vjen të shkëputemi ndaj tij dhe nëse dritat na vijnë gjatë kësaj kohe, na duket një padrejtësi e madhe që na shkëpusin nga bota e ëndrrave romantike. Vite më parë, në periudhën e krizës energjetike shumë biznese falimentuan shumë elektro-shtëpiake u dogjën dhe shumë pleq e plaka vdiqën nga të ftohtit e acartë të dimrit, pavarësisht nga këto humbje, ne fituam diçka që kishim kohë që e kishim humbur, çfarë? lexo me teper »

Krizë dhe Post-krizë shqiptare

Postuar tek Komente me July 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Dorian  KOCI

A mundet një ngjarje të përsëritet sërish? A mundet që rrethana të ngjashme të prodhojnë të njëjtën ngjarje? Sigurisht duke u munduar t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve na vinë ndërmend shembuj dhe ngjarje nga e shkuara. Kështu duke huazuar një ngjarje nga historia botërore për të ilustruar përgjigjen e pyetjes sonë, vërejmë se pas ndarjes së Perandorisë Romake, të paktën dy organizma të tjerë shtetërorë që pretenduan se e ringjallën atë, Perandoria Romake e Lindjes (Bizanti) dhe Perandoria e Shenjtë Romake e popujve gjermanikë edhe pse u ngritën mbi truaj që dikur i përkisnin Perandorisë Romake ose dhe me shtrirjen e tyre për një kohë të shkurtër mbuluan një pjesë të madhe të shtrirjes së perandorisë së mëparshme, nuk mundën që të kishin shkëlqimin dhe impaktin e së parës në qytetërimin njerëzor. lexo me teper »

Ku(sh) janë vrasësit… ?!

Postuar tek Komente me July 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Nebil  CIKA

Dy ditë më parë nën kujdesin e qeverisë shqiptare u organizua në Tiranë një akademi përkujtimore në kujtim të Bujar Kaloshit ish-drejtor i burgjeve i vrar në vitin 1996 nga organizata politike terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”. Historia personale e familjare por sidomos motivi politik i vrasjes e bëjnë figurën e Bujar Kaloshit sa heroike aq edhe historike dhe padyshim që ai e meriton nderimin e shtetit qeverisë dhe shoqërisë shqiptare. Mirëpo historia është një shkencë ekzakte që nuk lejon manipulimin apo shtrembërimin pavarësisht motiveve përfshi edhe ato politike të aplikimit të tij. lexo me teper »

Mbi mekanizmat e diktaturës për degradimin e njeriut

Postuar tek Komente me July 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Luan  MYFTIU

Diktatura komuniste nuk i shihte me sy të mirë njerëzit e ndershëm. Ajo i trembej dinjitetit dhe personalitetit të lirë. Komunizmi e quante mëshirën hipokrizí, kurse mirësínë njerëzore e dënonte. Diktatura adhuronte “revolucionarin”, të pashpirtin dhe ndihej e sigurtë me njerëzit e poshtër. Kredoja e saj ishte prejardhja e njeriut pa plang e pa shtëpi, ndaj shihte me dyshim të pasurit, intelektualët dhe përndiqte njerëzit me ndjenja të mira. Besnikërínë e njerëzve e maste me shkallën e angazhimit të tyre ndaj ligësive të saj. lexo me teper »

Tirana, ç’ka qenë e ç’mund të bëhet

Postuar tek Komente me July 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Agron  TUFA

Për shumë arsye që dihen prej gjithkujt, arsye të djeshme, të sotme e, sidomos, të nesërme, Tirana duhet të jetë (e në qoftë se deri tani nuk ka qenë, ndonëse është ëndërruar, duhet të shndërrohet) kryeqendra gravitancionale e të gjithë shqiptarëve në Ballkan.Në mos përgjithmonë, të paktën për njëfarë kohe, për disa dekada, për aq kohë sa çështje etnike gjithëshqiptare, bota jonë, interesat tona kombëtare, të mos kenë krijuar planetin apo kozmosin e organizuar. lexo me teper »

PD ngec tek e vërteta

Postuar tek Komente me July 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Besnik  GJONGECAJ

PD-ja zgjodhi kryesinë e saj, një ngjarje që duhet të kishte ndodhur kohë më parë. Asnjë nuk e kuptoi se ç’nevojë kishte ta bënte këtë gjë, ç’nevojë kishte kjo parti për një kryesi pas betejës së zgjedhjeve, ashtu sikundër askush nuk e ka kuptuar në thelb se çfarë i duhet PD-së Kuvendi, Këshilli Kombëtar; çfarë i duhen ata që drejtojnë degët, nëndegët, ata që janë tek rrënjët, çfarë i duhen vetë rrënjët, pra, përfundimisht, çfarë i duhen kësaj partie vetë anëtarët e thjeshtë të saj. lexo me teper »

Dilemat rreth aksionit

Postuar tek Komente me July 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ylber  LILI

Duke ndjekur rrjedhën e ngjarjeve… negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës për çështje teknike, ndërprerjen e beftë të tyre, linjën e pazakontë të komunikimit të politikës kosovare, e cila foli me gjuhën e reciprocitetit duke e ilustruar praktikisht për ndalimin e mallrave serbe, aksionin për të vendosur ligjin bash aty ku është ngritur “perandoria” e krimit dhe e kontrabandës, vrasjen e një polici nga një snajperist serb, neglizhencën e EULEX, tërheqjen e forcave speciale, yshtjen e mercenarëve serbë të dirigjuar nga Beogradi për të shkatërruar, djegur pikat doganore. lexo me teper »

Kuvendi miratoi Rezolutën në mbrojtje të sovranitetit

Postuar tek Kosova me July 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kuvendi i Kosovës të enjten në seancën e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në veri miratoi Rezolutën me 89 vota për, 9 kundër, përmes së cilës i jepet plotësisht mbështetje Qeverisë së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ndërkohë që i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndihmojë Kosovën në këtë proces. Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës e mbështetë të drejtën kushtetuese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në territorin e Kosovës dhe kërkon që të respektohen masat e reciprocitetit me Serbinë të gjitha pikat doganore. lexo me teper »

Uashingtoni do vazhdojë të jetë Perandoria e Lirisë!

Postuar tek Komente me July 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Robert  PAPA

A i njeh vallë, SHBA, caqet e fuqisë, forcës, shkatërrimit, goditjes dhe pushtetit të saj?!  Xhorxh Kenan, i cili vdiq me nder, por jo aq i respektuar, në moshën 101 vjeçare, përmes mendimit të tij filozofik, idealist dhe realist, kishte paralajmëruar që Amerika t’i vinte kufi ambicieve , edhe pse ishte një superfuqi.Kenan, frymëzoi valën e dytë, të pritur me ankth, të konservatorizmit amerikan, pra reganitët, ndërsa shikonte se rreziku nuk vinte nga komunizmi dhe komunistët, por nga prania e Bashkimit Sovjetik në Europë. Ai mendonte se “nuk ishte bolshevizmi që po shkatërronte BS, por e kundërta.” lexo me teper »

Trojka e ambasadorëve dhe integrimi

Postuar tek Komente me July 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Dorian  KOCI

Në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të Bashkisë,ku mori pjesë dhe pjesa më e madhe e trupit diplomatik të akredituar  në Shqipëri, mediet vizive dhe të shkruara nuk mënuan që të pasqyronin në mënyrë të veçantë praninë e ambasadorit ë OSBE-s, si dhe të Zv-ambasadorëve amerikanë dhe atij të Bashkimit Evropian. Në hyrje të ambasadorit të OSBE-së për në Bashkinë e Tiranës, një grup simpatizantësh dhe fansash të kryetarit të ri të Bashkisë e përshëndetën me ovacione duke i quajtur praninë e tij, një ogur të mirë ashtu si dhe dashi i bërë kurban pak kohë më parë se të vinte z Basha në Bashki. lexo me teper »