Arkivi per June, 2011

“Formulari Pollo” një kontribut “shqiptar” për Vorio-Epirin

Postuar tek Komente me June 30th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Nga: Nebil  CIKA

Ligji “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, që u miratua me mazhorancë minimale (71 nga 140) të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përbën pa dyshim një nga momentet më të errëta të ligjvënies shqiptare dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë të interesave kombëtare. I cilësuar si “ligji “Pollo” për shkak të hartimit të tij nga ministri i teknologjisë dhe inovacionit Genc Pollo, ai tashmë është sigluar edhe nga 71 deputetë të Kuvendit që patën kurajën, por dhe paturpësinë të votojnë pro një iniciative të tillë. lexo me teper »

POET

Postuar tek AKTUALE me June 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Edison  YPI

Vdiq poeti Piro Kuqi. Nga uria?! Jo nga uria! Nga uria vdesin fukarenjtë. Piro ishte i pasur. Ai kishte para të blinte, të gatuante e të hante! Njëqind dollarot që i jepte çdo muaj shteti i mjaftonin e i tepronin për të ngrënë e pirë. Atij e gjithë lagjes. Nga të ftohtit?! As nga të ftohtit! Nuk mund të mbërdhifte Piro në shpellën ku jetonte. Shpella prej tullash kartonësh, dërrasash e rraqesh, e fuste erën dhe shiun nga katërqind të çara e rrëkera. lexo me teper »

Krizat Greke

Postuar tek Komente me June 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Dorian  KOCI

Në fund të shekullit të XIX , një i sëmurë lëngonte në Lindjen e Afërt. Perandoria Otomane pas një lulëzimi prej rreth katër shekujsh po shuhej ngadalë-ngadalë. Në kokë i qëndronin tre kreditorët më të mëdhenj të saj, Perandoria Britanike,Republika Franceze dhe Perandoria Gjermane. Si çdo ceremoni varrimi që po përgatitej,ajo kërkonte që të kishte dhe një prift që të bënte shërbimet dhe ti besoheshin dëshirat e fundit të të sëmurit. lexo me teper »

Takim Nano-Basha, ish-kreu i PS: Shpejt për President

Postuar tek Politike me June 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, dhe kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, u takuan dje gjatë një ceremonie diplomimi.Aktiviteti organizohej me rastin e shpërndarjes se masterave nga Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve, ndërsa Basha dhe Nano ishin vendosur nga organizatorët e këtij aktiviteti pranë njëri-tjetrit, në radhën e parë. Ish-kreu socialist, Nano, shoqërohej nga bashkëshortja e tij Xhoana, e cila mungon në daljet publike prej kohësh. lexo me teper »

Kërkohet ministër

Postuar tek Komente me June 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Gentian  ELEZI

Gjatë fushatave zgjedhore jemi mësuar që politika jo vetëm zë gjithë skenën publike, por edhe trazon ekuilibrat e administratës dhe të institucioneve në përgjithësi. Në këtë mënyrë, këto të fundit vihen shpesh në funksion të palës në pushtet, duke cenuar mbarëvajtjen e punës në segmente të rëndësishëm të shtetit. Vitet e fundit janë vënë re edhe lëvizje të rangut të lartë në funksion të fushatave. Zgjedhjet e fundit vendore treguan sesi u mobilizuan fuqishëm të dyja palët duke u vendosur në dispozicion të maksimizimit të rezultatit zgjedhor, me gjithë arsenalin dhe elementët më me peshë që disponojnë. lexo me teper »

Kush dhunon?

Postuar tek Komente me June 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Edison  YPI

Gjatë dhjetra viteve kur ndaj tyre ushtrohej dhuna më e pashpirt që ka parë njerëzimi, shqiptarët qeshnin. Qarkullonte në atë kohë një llaf që thoshte; “Kërcen prifti nga belaja”. Përsëritej e përsëritej kjo thënie me përmbajtje të pa përfytyrueshme me klerikë që kërcejnë, ndërkohë që ata të gjorë ishin të gjithë nëpër burgje.Kjo pjesë e historisë s’onë me shqiptarë që qeshnin nga lumturia dhe priftërinj që vallzonin nga belaja, ndodhte në kohën kur shqiptarët s’kishin asgjë, as të hanin, as të pinin, as të visheshin, as të udhëtonin, asgjë prej gjëje. lexo me teper »

Kthesa që na dikton gjendja shqiptare

Postuar tek Komente me June 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ndricim  KULLA

E ardhmja europiane e Shqipërisë, e ardhmja e demokracisë shqiptare, ose, në planin më të afërt, e ardhmja e pikënisjes së një dialogu konstruktiv në gjirin e një politike alternativë-konkurruese, ose edhe e ardhmja paszgjedhore e opozitës dhe qëndrimi ndaj vendimeve të saj, janë që të gjitha pikëpyetje që ngërthejnë gjithë elementet e gjendjes reale shqiptare, duke shfaqur në sipërfaqe simptomat e një gjendjeje stanjacioni që po mbahet pezull prej një periudhe të gjatë. lexo me teper »

Dimensioni perëndimor i krizës shqiptare

Postuar tek Komente me June 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Blendi  KAJSIU

Ekziston një emërues i për bashkët tek të gjitha analizat që i bëhen krizës sonë politike. Në mënyrë pothuajse unanime, analistët e shikojnë krizën aktuale thjesht si një krizë shqiptare. Disa fajësojnë diktatorin Berisha, disa tregojnë me gisht autokratin Rama, ndërsa dikush kritikon shqiptarizimin e ndërkombëtarëve në skenën tonë politike. Ka edhe nga ata që për t’u treguar më “kozmopolitë”, “objektivë” dhe të “thellë”, ia vënë fajin injorancës dhe mungesës së kulturës demokratike të shoqërisë dhe popullit shqiptar në përgjithësi. lexo me teper »

Tirana obsesion

Postuar tek Komente me June 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Anjola  HAMZAJ

Ky qytet ka një hapësirë të madhe ngjarjesh, kujtimesh, dashurish dhe tradhtish. Emri Tiranë mund të shqiptohet mijëra dhe miliona herë në ditë nga njerëz që jetojnë këtu dhe nga njerëz që nuk jetojnë këtu. Është qyteti më i dëshirueshëm, më i lakmuari, ai që të jep më shumë se deti, më shumë se mali, më shumë se gjithçka tjetër në Shqipëri. Por është edhe qyteti që vilet më shumë, që prodhohet dhe shkatërrohet gjithashtu. lexo me teper »

Viktimat vazhdojnë të jenë non grata

Postuar tek Komente me June 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Alfred  LELA

Viktimat e historisë nuk kanë kohë për t’u hakmarrë ndaj fitimtarëve (ose viktimizuesve), por një gjë e kanë me vete: kohën. Koha i sheston të gjitha dhe për të gjithë. Koha është si ai lumi i Heraklitit në brigjet e të cilit nuk kalojmë kurrë për herë të dytë. Në brigjet e Sarandaporit, për shembull, nuk kalojnë e as do të kalojnë më kurrë ata mijëra gra, fëmijë e pleq të Çamërisë që u përzunë me forcë nga bandat e Napoleon Zervës këtu e 66 vjet më parë. lexo me teper »