Arkivi per May, 2011

A do të shkojë Lindja në Perëndim?

Postuar tek Komente me May 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arian  REXHEPI

Ka më shumë se gjashtë muaj që një proces zinxhir ka nisur për demokratizimin e Lindjes së Mesme dhe arritjet në këtë drejtim ose janë të vogla, ose fare nuk kanë ecur. Dihet tashmë se promotor i këtyre ndryshimeve është era e re që po fryn nga Perëndimi për të pasur një botë ëndrrash të realizuara te popujt e shtet-kombeve moderne. Ndikimi i saj është i fuqishëm dhe asgjë nuk mund ta ndalë kur mbështetet nga SHBA-të. lexo me teper »

Kuçi, fusha e vdekjes

Postuar tek HISTORIA me May 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bedri  BLLOSHMI

Këtë shkrim dua ta nis me një falënderim të veçantë. Falënderoj pa masë drejtorin e Arkivit, zotin Kastriot Dervishi i cili bëri të mundur gjetjen e hartës së vend-groposjes së Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës. Është hera e parë që atij vendi iu gjend njeriu i duhur. Hera e parë që i gjendet punës njeriu dhe jo njeriut punë.Të gjithë e dinë se në 22 maj 1984 në minierën e burgut të Qaf-Barit ndodhi një revoltë. lexo me teper »

Jam ANALIST!!!

Postuar tek Komente me May 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Besmir  SEMANAJ

Jam politolog, filozof, sociolog, matematicien, kimist, dijetar, njoh historine e njerezimit aq mire sa dhe une cuditem me veten, por me shume me te tjeret qe sa durim kane te me lexojne , shikojne. Harrova ka raste qe behem dhe hacker, kam dhe ca te tjera por do mi merrni si mburrje. Me e bukura eshte se me raste behem dhe njeri!!! Njeri, prej atyre qe ka kuptuar cdo gje pervec nje gjeje, Kush jam une? Do thoni si ka mundesi te thuash jam aq shume gjera? lexo me teper »

Drejtësia dhe përtëritja e shtetit

Postuar tek Komente me May 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Dorian  KOCI

Çdo epokë në qytetërimin botëror karakterizohet nga një shpikje e madhe e njerëzimit. Të gjitha këto shpikje kanë influencuar për mirë në jetën publike dhe i kanë dhënë një shtysë më tepër zhvillimit shoqëror. Kështu p.sh shpikja e makinave me avull nga James Watt (1736-1819) krijoi premisat për një ndryshim të madh shoqëror në jetën publike të Evropës duke filluar atë që quhet Revolucion Industrial, i cili do ndryshonte aq shumë jo vetëm marrëdhëniet e prodhimit por dhe strukturat shoqërore të deri asaj kohe. lexo me teper »

Paradigma e së keqes dhe hipoteka e krimit

Postuar tek Komente me May 29th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Shkruan: Agron  TUFA

I – Në kohën kur Komisioni i BE për Çështjet e Drejtësisë në Bruksel qe përfshirë në analizën e të ashtuquajturës “Deklarata e Pragës”, të hartur nga 6 ministrat e jashtëm të ish-vendeve komuniste të BE-së, në shtypin tonë dolën avokatët e diktaturës. Thelbin e “Deklaratës së Pragës” e formuloi presidenti i Institutit Shtetëror për Hetimin e Krimeve të Komunizmit, shkrimtari rumun Marius Oprea. lexo me teper »

Barcelona kampione. Lionel Messi, mbreti i Europës

Postuar tek Sport me May 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Nertan  PRIFTI

Të gjithë gjynjëzohen përpara mbretërve të rinj të Evropës. Një mbi të gjithë. Ai është Lionel Messi, udhëheqësi i Barcelonës, e cila mundi 3-1 Manchester United në finale për të ngritur për herë të katërt në historinë e skuadrës spanjolle trofeun e Ligës së Kampioneve.Në “Wembley” formacioni i drejtuar nga Pep Guardiola ka dhuruar edhe një herë spektakël, duke çarmatosur anglezët e Ser Alex Ferguson të magjepsur ashtu si e gjithë bota e futbollit nga loja e Mesit, Ksavit, Iniestes dhe shokëve të tyre që ngjiten në majën e Evropës. lexo me teper »

Dje në rrugë për Kryeministrinë, sot për Bashkinë

Postuar tek Komente me May 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Armand  MAHO

Askush nuk e di se çfarë vendimi do marrë Kolegji Zgjedhor, një gjykatë, e cila nuk para pyet shumë as për presionet, dhe as për joshjet që mund t’i bëjë njëra apo tjetra palë. Askush nuk e di, se çfarë mendojnë ata gjyqtarë në të vërtetë për një çështje, e cila duhet të ishte fare normale, por lebetitjet dhe kërcënimet e opozitës e kanë kthyer në fokusin qendror të ditës. Ajo çka dimë dhe ajo çka shohim është se Edi Rama, e ka ulur shumë pazarin, të paktën si kryetar partie që është. Nga Kryeministër që ka kërkuar në këto dy vjet të bëhet, tashmë kërkon vetëm të qëndrojë kryetar bashkie. lexo me teper »

Gaforret dhe standardi i munguar

Postuar tek Komente me May 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Ben  ANDONI

Ende në kokë, të vjen ajo batuta, që dikur thoshin për Shqipërinë se kur Zoti zbriti në tokë vetëm në Shqipëri nuk u mërzit, se ata kishin mbetur njësoj, si në krijim. Vërtetë të tillë janë shqiptarët?Të huajt që përcjellin nga afër botën shqiptare, në kohën e lirë, kanë me çfarë të argëtohen. Dhe, zgjedhjet e fundit, me tollovinë e tyre në sallën e numërimit të kutive do të mbahen mënd për batutat. Kështu kanë bërë diplomatët e sotëm dhe kështu bënë paraardhësit e tyre. lexo me teper »

Gjirizi i proporcionalit – ose kur fiton çelësat e kashtës

Postuar tek Komente me May 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Gjergj  EREBARA

Ka një si tip barsalete që tregohet për zgjedhjet e vitit 1996. Komisionerët e Partinë Demokratike po manipulonin votat kur dikush shtroi pyetjen: pse po i manipulojmë votat se praktikisht zgjedhjet i kemi fituar!? Njëri nga komisionerët iu përgjigj: Na duhet proporcionali!Mund të jetë goxha ngushëllim për të djathtën dhe median pranë saj: Aleanca për qytetarin, falë votave të fshatarit shqiptar anekënd vendit, mori më shumë këshilltarë bashkiakë e komunalë në zgjedhjet e fundit vendore që u mbajtën më 8 maj, por që rezultatin e të cilave realisht nuk e kemi të qartë as pas dy javësh. lexo me teper »

Përse qan Presidenti?

Postuar tek Komente me May 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Arian  REXHEPI

Habia i ka zënë vend pritshmërisë së vonuar të institucionit të Presidentit që edhe kësaj radhe e ka një arsye. Ajo nuk është sipërfaqësore për nga forma, por esenciale për nga përbërja e saj dhe këtu do ndalur hapi për të bërë analizën e duhur se cili është shkaku që me indice thyhet heshtja e Presidentit në këto ditë sa tragjike aq dhe fatlume për të ardhmen e shtetit dhe të kombit, që po bën përpjekje titanike për të luftuar urrejtjen që ka ekzistuar dhe akoma vazhdon të ekzistojë në brezat e sotëm tek radikalët e partive. lexo me teper »