Arkivi per April, 2011

Media, politika, interesi publik

Postuar tek Komente me April 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Edlira  GJONI

Në Angli ka plasur diskutimi mbi privilegjin në të cilin ka akses një shtresë e caktuar njerëzish. Nëpërmjet tij kërkojnë mbrojtje të veçantë nga gjykata për të ruajtur privatësinë apo sekretet e tyre. Diskutimi u ndez pasi Andreë Marr, një nga prezantuesit më të njohur të BBC-së, anuloi një vendim të tillë, të cilin Gjykata e kishte marrë me kërkesën e vetë Marr tre vjet më parë. Asokohe, në kulmin e karrierës së vet, Marr kishte pasur një lidhje jashtëmartesore, e, për t’i shpëtuar medias, gazetari përdori pasurinë, famën dhe pozicionin e vet për të kërkuar ketë vendim të veçantë privilegji në Angli, që gjykata e jep në raste specifike. lexo me teper »

Një libër që mungonte

Postuar tek AKTUALE me April 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Astrit  LULUSHI

Me librin “Faik Konica; Jeta në Uashington”, kjo figurë deri-diku legjendë, vjen më afër, thuajse preket, çka mund t’a bëjë Konicën – pse jo? – edhe të arritshëm, për nga vlerat. Aktualiteti ka nevojë për njerëz si Konica. E tashmja nga ajo kohë, pak ka ndryshuar. Libri, me autor Ilir Ikonomin, doli kohët e fundit nga Shtëpia Botuese Onufri në Tiranë. Nëpërmjet hollësive të jetës së Konicës në Uashington (1926 – 1942),  Ikonomi sjell shumë fakte të reja, të përzgjedhura mes mijëra dokumenteve që zbuloi nëpër arkiva në SHBA dhe Evropë. Kur i gjithë libri shfletohet vemendshëm, njeriu nuk ka si të mos ndjejë se ka zbuluar edhe shumë anë të panjohura a të pafolura rreth karakterit të Konicës. lexo me teper »

Princi Uiliam dhe Kejt Midëllton dhanë betimin

Postuar tek AKTUALE me April 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Sytë e tërë botës sot ishin të kthyer nga Londra, ku princi britanik Uiliam dhe e përzgjedhura e tij Kejt Midëllton e thanë “po”-në e fatit. Këmbanat në Abacinë e Vestminsterit me tingëllimën treorëshe e shënuan martesën e princit Uiliam, i dyti në radhë për fronin mbretëror britanik.Mijëra njerëz u tubuan sot në rrugën nga Pallati i Bakingemit deri në Abacinë e Vestminterit që të mund ta shohin madje për një çast princin Uilliam dhe Kejt Midëllton dhe në njëfarë mënYre të marrin pjesë në ceremoninë martesore, e cila parashikohet se do ta jetësojë monarkinë britanike. lexo me teper »

Loja e syve

Postuar tek LETERSI me April 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ada  FURXHI

I mbylla syte dhe per pak imagjinova, po c’fare…! I dogja yjet me flake qiriri qe i mbante iso flamurit te zi te hidherimit tim, me fytyre te shemtuar, fytyre neperke makabre… I mbylla syte dhe ashtu me sy mbyllur une enderrova, ne nje vije te drejte vetem ecja. Me enderrimin tim sy-hapurazi, i ckalafita plackat me gryke urie qe i bente sehir frutave te pjekura ne marketin e fresket ku parakalonin me karrocat e mbushura plot e perplot, pasaniket, qe doravisnin djelmoshat katermbedhjete a pesembedhjete vjecare qe mbushnin cantat e pasanikeve me ushqime… lexo me teper »

Pasojat e betejave me simbole

Postuar tek Komente me April 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ylber  LILI

Siç ndodh rëndom në kohëra fushatash, kandidatët të ashtuquajtur kryetarë komunash janë hedhur në ofensivë për të rritur kreditet në elektorat. Ata kanë angazhuar “ekipe speciale” gjithëpërfshirëse për të rrokur sa më shumë votues. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kryesisht dy kandidatët që garojnë për Tiranën i kanë dhënë përparësi gjuhës së komunikimit dhe imazhit si dy modele, sipas tyre, eficiente, ndonëse në disa raste bëhen të mërzitshme. lexo me teper »

Kosova pa stabilitet qeveritar

Postuar tek Komente me April 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Veton  RUGOVA

Kur ngrihesh mbi legjitimitetin dhe ligjshmërinë, pasojat janë drastike. Brenda disa muajsh, dy presidentë janë rrëzuar për shkak të cenimit të rëndë të Kushtetutës dhe janë mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme, me vjedhje të papara të votave. Për t’ia vënë kapakun kësaj trilogjie politike kosovare, është formuar një koalicion jo thjesht i brishtë, por i destinuar të mos ketë sukses.Shtimi i posteve në Qeveri, siç ka ndodhur me zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat, po bëhet vetëm për të zbutur të pakënaqurit që kanë kontribuar për partinë, por tani e shohim se janë kapërcyer nga figura të reja, pa ndonjë përvojë politike. lexo me teper »

Ku u katandis liria…

Postuar tek Komente me April 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ilirian  BLOSHMI

Diskutimet për t’i gjetur një zgjidhje kaosit të sotëm në jetën shqiptare zakonisht përfundojnë me nota optimiste, sa kohë që zgjidhja i delegohet “brezit të ri”, ose atij brezi që, ndryshe prej prindërve të vet, është rritur i lirë prej dhunës policore të shtetit dhe, së paku teorikisht, nuk ka pasur nevojë të dyzohet për të mbijetuar.Ku njerez te kollarisur e te pispillosur na flasin per varferine qe as e kane pasur ndonjehere ne harten e tyre qe i ka kufinje te pasurimi pa kriter, vjedhjet, paskrupullsia, pushteti pa limit, dhe kufinj te cilet presin te zgjerohen por vetem ne te njejtin kah!… lexo me teper »

Çarles Erikson, amerikani që u armiqësua me osmanët për librat mbi Skënderbeun

Postuar tek HISTORIA me April 28th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Shkruan: Uran  ASLLANI

Një nga miqtë më të mëdhenj i cili i është përkushtuar problemeve shqiptare me devotshmeri dhe me sakrifica të mëdha ka qenë misionari protestant, pedagogu i shkëlqyer dr.Charles Telford Erickson.Gjatë një periudhe gati 25 vjeçare, nga 1908-1933 ky personalitet i pedagogjisë misionare amerikane ka shërbyer në Shqiperi dhe për Shqipërinë, duke dhënë një kontribut të pakrahasueshëm, të realizuar në kushtet e një privacioni të thellë arbitrar, nga pushtuesit e huaj, osmanë dhe serbë, por edhe shoqëror e material. lexo me teper »

Rreziku i 24 orëve shtesë

Postuar tek Komente me April 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Gentian  ELEZI

Partnerët ndërkombëtarë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Shqipërinë e pas komunizmit, sidomos në momente krizash apo zgjedhjesh. Edhe në këtë ngërç të dy viteve të fundit, kemi parë që angazhimi i tyre ka qenë intensiv, si rrjedhojë e përshkallëzimit të konfliktit politik, sidomos pas 21 Janarit. Në këtë vorbull takimesh, deklaratash, qëndrimesh, opinioni publik mbetet shpesh i paqartë mbi interpretimin që ndërkombëtarët i bëjnë ngjarjeve dhe fakteve. lexo me teper »

Personaliteti i kombit dhe sfida e sotme

Postuar tek Komente me April 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ardian  NDRECA

Nacionalizmi asht nji prej fenomeneve moderne ma të pakapshme nga pikëpamja konceptuale, mbasi ai ndërron pamje dhe formë, tue kalue prej gjendjes së ngurtë, në atë të langshme e të gaztë, tue shkaktue shpërthime entuziazmi, disa heresh mjaft të rrezikshme, rreth të cilave ngrohen demagogët dhe megalomanët e rastit. Tipari themelor i këtij fenomeni asht energjia që rrezaton, e kjo mund të jetë pozitive ose negative, në mvarësi të qëllimit. lexo me teper »