Arkivi per March, 2011

Shteti pa kushtetutë, por me gjykatë kushtetuese

Postuar tek Komente me March 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Teki  DERVISHI

Kushtetutën e Ahtisarit nuk e ka njohur asnjë instancë zyrtare multilaterale. Kjo nuk do të kishte rëndësi, kur pikërisht celulat partiake policore të 1244-shit, ICO, EU-lex, KFOR-it, OSBE etj.etj. etj. nuk e njohin Kushtetutën e Ahtisarit, duke thënë se janë “neutrale” ndaj saj, ndaj shtetësisë së Kosovës. Kjo që “ndërkombëtarët” nuk e njohin Kushtetutën e Ahtisarit nga pozicioni i arbitrit politik dhe jo juridik, nuk e ka penguar klasën politike të Kosovës që ta miratojë këtë Kushtetutë, si garanci e Pavarësisë së Kosovës. lexo me teper »

Fule: 8 maji dhe zgjidhja e krizës, kusht për BE

Postuar tek AKTUALE me March 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Tejkalimi i krizës politike përmes dialogut konstruktiv mes palëve dhe mbajtja e zgjedhjeve të 8 majit me standarde e sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, janë kusht për integrimin e vendit në BE.  Ne te kundert nuk mund te kete vleresim pozitiv per statusin. Me këtë mesazh të qartë, komisioneri për zgjerim i BE, Stefan Fule i është drejtuar liderëve politikë në vend, në mbyllje të takimeve të sotme në Tiranë. Gjatë një konference për mediat, Fule ka vlerësuar gatishmërinë e përfaqësuesve politikë të të gjithë palëve, për përfshirjen në diskutimin e 12 kushteve të BE për integrimin e Shqipërisë dhe ka kërkuar që pas kësaj, palët të vendosin interesin kombëtar mbi atë politik. lexo me teper »

Çfarë nuk duhet të bëjë z.Basha

Postuar tek Komente me March 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arian  VASJARI

Lulzim Basha duket përgjithësisht i qartë në atë se çfarë duhet të bëjë dhe të thotë në fushatën e tij. Po kërkon t’i identifikojë problemet e qytetit përmes qytetarit, ka adoptuar një stil komunikimi pa ndërmjetësim, si dhe po përpiqet ta kërkojë konsensusin dhe jo ta presë atë. Pa dyshim që ky është një hit-parade i kufizuar i atyre që zoti Basha ka filluar të bëjë, por mbase është momenti që kandidati i mazhorancës të kuptojë edhe nja dy gjëra që nuk duhet t’i bëjë. Të cilat, fatkeqësisht, ka filluar t’i bëjë. Cilat janë? lexo me teper »

Rreziku i politizimit

Postuar tek Kosova me March 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga: Albana  ISUFI

 I nisur për çështje praktike, dialogu me Serbinë, sipas analistëve kosovarë, do të përfundojë me diskutimet për statusin e Kosovës, përkatësisht veriun e banuar me shumicë serbe dhe të pakontrolluar nga Prishtina zyrtare.Epilogu, sipas analistëve nuk do të jetë i afërt, madje edhe për çështjet teknike, do të shkojë kohë e gjatë para se të arrihet ndonjë marrëveshje.Të hënën, në Bruksel, dy të dërguarit e Prishtinës dhe të Beogradit kanë filluar raundin e dytë të bisedimeve, ku siç është thënë, do të diskutohet energjia, posta dhe telekomi, si dhe lëvizja e lirë. lexo me teper »

Triska e Frontit

Postuar tek Komente me March 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Agron  TUFA

Më qëlloi të gjej në një qokë, ndërmjet vizitorëve të njohur e të panjohur, edhe një shok burgu të babës tim. Pleqëria e thellë, përveç fishkjes e mpakjes së tipareve, e kishte rënduar edhe nga veshët. Me gjithë përqendrimin e vetëdijshëm ndaj kuvenduesve, shpesh nuk ia dilte me i kapë me herën e parë fjalët që i drejtoheshin. Dikur, i zënë në faj, tha se “pleqnia kishte nisë me i trokitë fort në derë e me ia kërkue plaçkat e veta”.  lexo me teper »

Joani Kapodistria, shqiptari që u zgjodh kryetar i parë i shtetit grek

Postuar tek HISTORIA me March 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arben  LLALLA

Nga raca shqiptare kanë dalë burra që kanë udhëhequr Turqinë, Egjiptin, Italinë, Rumaninë, kanë qenë Papë edhe shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë ishin me origjinë shqiptare. Nga 100 heronj të Kryengritjes greke të 1821-it, 90 prej tyre janë shqiptarë që sot njihen me emrin arvanitasit. Greqia disa herë është udhëhequr nga mbretërit edhe disa herë ka pasur Kryetar Republike, duke humbur drejtimin nga mbretërit. Nga studimet e mia shumë vjeçare kam nxjerrë biografitë e disa nga kryetarët e shtetit grek që lindën nga raca shqiptare. lexo me teper »

Nikos, ti kanis?

Postuar tek Komente me March 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Sokol  BALLA

Regjistrimin e popullsisë po e bën qeveria. Në thelb nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Të fundit të lirë e kemi nga koha e Zogut. Prej asaj kohe kemi këtë tablo si sot, me shtesën e një regjistrimi të kohës së komunizmit, i cili ka evidentuar edhe minoritetin grek në jug të vendit. Tani pse e bën qeveria këtë regjistrim, është një punë tjetër. Sigurisht kjo shkon përtej nevojës për njohjen statistikore të popullsisë së Shqipërisë. lexo me teper »

Tersi dhe shansi i presidentëve të Thaçit

Postuar tek Komente me March 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arbër  ZAIMI

Disave vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë mund t’i jetë dukur i pritshëm, një shenjë demokracie dhe shenjë e funksionimit parimor të ndarjes së pushteteve. E në fakt kjo është hera e dytë brenda pak muajve që ky trup gjyqësor kushtetues “rrëzon” dy presidentë, së pari Fatmir Sejdiun, e tani Pacollin (siç duket edhe ky po gjen të njëjtin fat). Gjykatë trime kjo kushtetuesja e Kosovës, kur e krahason me këtë tonën që rrallë pipëtin para skërmitjeve të pushtetit… lexo me teper »

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Zgjedhja e presidentit jokushtetuese

Postuar tek Kosova me March 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të hënën se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të rikthehet në rivotim, pasi ka miratuar ankesën e më shumë se 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shkelje procedurale gjatë votimit të presidentit të Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thuhet: lexo me teper »

Zgjedhjet lokale, për kë duhet votuar?

Postuar tek Komente me March 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Ilir  KALEMAJ

Tashmë, me dorën e fundit të përcaktimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale, çka nuk surprizoi askënd, pasi priteshin emrat e përfolur në media, duket se palët së fundi kanë përveshur mëngët në atë që më tepër është zgjedhje politike, sesa administrative, për shkak të rrethanave aspak të zakonshme. Jetojmë në kohëra interesante,  do të thoshte dikush. Në fakt, jo dhe aq, pasi këtejpari kështu vazhdon tashmë të jetë prej dekadash. Më tepër ujë, apo më tepër miell, pak gjë i shton kulaçit që na ka gatitur politika edhe kësaj here. Me të drejtë qytetari sot nuk ka zgjidhje. Ose më saktë, nuk ka zgjidhje aspak të lehtë. lexo me teper »