Arkivi per February, 2011

OPTIKA LETRARE ZBARDHËLLON MBI OLIGARKINË E SHËRBIMEVE SEKRETE

Postuar tek LETERSI me February 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Shefqet  DIBRANI

Muharrem  Blakaj është njëri nga romansierët shqiptarë më të suksesshëm të mërgatës shqiptare të këtij fillimshekulli i cili me romanet e tij të njëpasnjëshëm, jo vetëm që ka mbushur një boshllëk kulturor, por ka zgjuar  vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës letrare.Edhe në romanin “ATENTAT BRENDA GERMËS “L” “, ka shënuar një vlerë të dalluar të krijimit letrar.  Romani në fjalë ndërthurë vlera letrare i shkruar me një zell profesional që ka një temë mjaftë delikate, që si roman për këtë ngjarje ndeshët për herë të parë në letërsinë shqipe. lexo me teper »

Shqipëria për shqiptarët

Postuar tek Komente me February 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Besnik  GJONGECAJ

Rënia apo shpërbërja e sistemit totalitar në fillim të viteve 90, krijoi në Shqipëri lëndën prej së cilës do të ndërtohej një sistem tjetër, ai që është sot. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, madje edhe pse sistemi i shpërbërë qëlloi të ishte një sistem mizor, kundër shqiptarëve që jetonin brenda tij dhe prandaj, edhe lënda e formuar prej shpërbërjes të ishte mjaft e dyshimtë për të krijuar në të ardhmen një sistem politik të standardit perëndimor. Gjithçka do të ndodhte siç është parashikuar në teorinë e nebulozave, sipas së cilës, një trup i ri qiellor formohet nga pluhuri kozmik i trupave qiellor të shkatërruar më parë. lexo me teper »

Shqetësime për lidhjet e Pacollit me Rusinë

Postuar tek AKTUALE me February 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Robert  COALSON

Zgjedhja e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe e presidentit Behxhet Pacolli është përcjellë me kundërthënie.Kryeministri Thaçi është akuzuar për trafikim organesh në raportin e Dik Martit, akuza këto që nga ai dhe institucionet e Kosovës janë hedhur poshtë.Për presidentin e Kosovës, 59-vjeçarin Behxhet Pacolli, që u zgjodh para disa ditësh në seancën e Kuvendit të Kosovës, thuhet se është shqiptari më i pasur në botë. Ky multimilioner është pronar i firmës gjigante ndërtimore “Mabetex”, me seli në Zvicër. lexo me teper »

Kombi multietnik i Pacollit

Postuar tek Komente me February 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Edita KUÇI – UKAJ

Deklarata e Behgjet Pacollit, në intervistën dhënë portalit informativ zviceran, “Swissinfo” , cituar sipas Kohës ditore, thotë se do të punoi për një komb multietnik në Kosovë, ndërkaq këtë zotohet se do ta bëjë me ndihmën e Qeverisë. Kjo deklaratë, sharlatante, pasohet me një tjetër, se duhet ta harrojmë armiqësinë me Serbinë. Njeriu i cili pretendon të jetë i pari i vendit tonë, se ka idenë se çfarë është kombi, e hiq më pak, ai se ka idenë se kombi multietnik nuk ekziston askund në botë. lexo me teper »

Kali i Trojës në qeverinë e PD-së

Postuar tek Komente me February 27th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Shkruan: Arben  LLALLA

Nuk janë të rastësishme aprovimi i shumë ligjeve antikombëtare dhe antikushtetuese nga ana e qeverisë të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Ram Berisha. Me veprimet e tij siç duket është vënë në shërbim të Greqisë. Këto mendime të mia i jap në bazë të lëvizjeve që ai ka bërë dhe po bën nga ardhja në pushtet prej vitit 2005. Pas marrjes së pushtetit Berisha spastroi PD nga eshaloni i tretë, anëtarët që i përkisnin të djathtës së vërtetë. lexo me teper »

Çfarë mund të presim nga këto institucione?

Postuar tek Komente me February 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Faton  MEHMETI

Një thënie e vjetër se “ra kjo dek e u pamë” tani më tepër se kurrë po merr përmasat e metaforës për zgjedhjen e presidentit dhe qeverinë e sapoformuar. Fillimi i procesit zgjedhor me defekte si në ligjin zgjedhor dhe manipulimet e shumta që ndodhën gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit, të cilat më vonë edhe pasuan me arritjen e koalicionit PDK – Koalicionit për Kosovën e Re, me ç’rast dolën në pah fraksionet brenda PDK-së. lexo me teper »

8 MAJ: ZGJIDHJA ËSHTË VETËM ATY

Postuar tek Komente me February 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arian  VASJARI

Nuk duhet të habitemi përse zëvendëssekretari Stainberg, ashtu si ndihmësi Cantrimen nuk na sollën ndonjë formulë për krizën. Nuk duhet të habitemi madje, edhe përse ata kanë hequr dorë nga ndërmjetësimi mes palëve. Ata nuk e kanë një formulë. Ata nuk kanë më mekanizma për të ndërmjetësuar mes palëve. Kanë “dështuar” me elegancë dhe ia kanë besuar sistemit procedurën e zgjidhjes. Ia kanë besuar 8 Majit. lexo me teper »

Mes dyshimit dhe besimit

Postuar tek Komente me February 25th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arian  REXHEPI

Ngjarjet e 21 janarit përveç dëmeve për imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve sollën edhe diçka të re ose më mirë të harruar në skedarët plot pluhur të arshivuar në sirtarët e partive. Shumëkush i pa ato ngjarje por shumë kush sot është i mbërthyer pas ekraneve të TV-ve duke shpërdoruar kohën, shumë kush në administratë është i mbërthyer nga paniku se çfarë do të ngjasë nesër pas rrëzimit të pushtetit,shumë kush mendon se pse nuk po i ecën biznesi pas frikës së madhe që heshtur po i kap të gjithë, shumë kush mendon për djalin apo për vajzën kur me merak e dërgon në shkollë apo në kopsht dhe rron nën stresin dhe ankthin e pritshëm e padurimit në pritje. lexo me teper »

Mëngjes i trazuar

Postuar tek LETERSI me February 25th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ornela  MUSABELLIU

U përvodha për ndonjë gjysmë ore nga puna. “Jeta është e këndshme; vdekja është e qetë; vetëm tranzicioni është pak i mundimshëm.” Kjo thënie m’u shërbye bashkë me kafen e mëngjesit. Gjysma e orës, ora përgjysmë dhe mendimet që bridhnin kuturu mes kujtimeve; në atë kohë të bukur, mrekullinë e së cilës nuk e kisha kuptuar deri atëherë. Por tani, e veshur me të zeza, si korb, isha aty, me mendimet dhe me gjysmën e orës që sa vinte e përgjysmohej më shumë. lexo me teper »

Pacolli dhe prova e zjarrit

Postuar tek Komente me February 25th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Behar  GJOKA

Zgjedhjet e fundit parlamentare, realizuar me jo pak probleme si dhe me një shtrirje kohore të përfillshme, nxorën si President të Republikës së Kosovës z. Bexhet Pacolli, një biznesmen i njohur dhe shqiptari më i pasur, të paktën siç është deklaruar deri më tani në media. Pavarësisht mendimeve të shpallura, personale dhe qeverisëse, qysh në ditën e parë të fillimit të detyrës, se do të jetë figurë e unitetit të popullit dhe të shtetit të Kosovës, Pacolli jo vetëm e ka marrë këtë detyrë në një situatë të tejzgjatur të mungesës së qeverisjes, jo vetëm është kontestuar nga një pjesë e madhe e faktorit politik të Kosovës, por si figura numër një e shtetit më të ri të Evropës, qysh në fillim do të përballet me disa sprova jo të lehta për t’u tejkaluar në rrethanat në të cilat u ngjit në majën e pushtetit të Kosovës. lexo me teper »