Arkivi per January, 2011

KQZ publikoi listën e 120 deputetëve

Postuar tek Kosova me January 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se miratimi i rezultateve është bërë me konsensus të plotë të anëtareve të KQZ-së. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 45.29 për qind. Certifikimi bëhet pas konfirmimit nga PZAP dhe Gjykata Supreme, nëse eventualisht mund të ketë ankesa të mëtejme. Ankesat bëhen 24 orë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare. lexo me teper »

Ata që më dhunë duan pushtetin, nga dhuna do dënohen

Postuar tek Komente me January 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bekim  REXHEPI

Opozita viktimizon qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i viktimizoj me protesta dhe me dhunë agresive ndaj shtetit. Nëse përvojat historiken kanë dëshmuar diçka kanë dëshmuar edhe këtë se opozitave të dhunshme me armë, pothuajse gjithmonë u paravijnë dënimet, si dhunë e merituar. Në Kosovë, gjithmonë para se të këmbëngulnim me armë për vete shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin më shumë nga fjalët e xhuxhëve dhe të mashtruesve shqiptar. lexo me teper »

SHUMËDIMENSIONALITETI I NJË MONOGRAFIE

Postuar tek LETERSI me January 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Halil  HAXHOSAJ

“Libri për Gaspër Karaqin është libër për dëshmorin e lirisë. Libër për atdhetarin, për njeriun, mësuesin, poetin dhe luftëtarin e lirisë. Jeta e Gaspër Karaqit ishte e bujshme, plot mundime, ëndrra, dëshira por edhe realizime. Shpirti i Gaspër Karaqit ishte një shpirt atdhetari që nuk pushoi asnjëherë së kënduari lirinë e popullit të tij. Atë liri për të cilën gjatë shekujve u sakrifikuan breza të tërë. Edhe Gaspri gjatë 37 vjetëve të jetës së tij ishte në shërbim të lirisë së atdheut… Rruga që ndoqi ai ishte një rrugë e shenjtë, të cilën e vazhduan me mijëra të rinj e të reja anekënd atdheut …” lexo me teper »

Shqipëria, viti zero…

Postuar tek Komente me January 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Eduard   FRROKAJ

Viti zero…

Faktikisht jemi në vitin zero për nga niveli i demokracisë, por jemi “krenar” se në zhvillimet tjera kemi numra të tjerë në xhepin e korrupsionit dhe batakut politik në të cilin jemi futur dhe vështirë se dalim krenar dhe heroik ashtu si ju flasim turmave nga sheshet e pergjakura dhe televizionet e pushtuara të atdheut që ndjellin erën e gjakut, të cilat në vend se të informojnë, sport popullor e kanë nxitjen duke demonizuar kundërshtarin… Berisha dhe Rama në fushë të mejdanit “argëtojnë publikun” ku njëri e bën gropën ndërsa tjetri i mbulon viktimat… Ç’farë seriali tragjikomik po na shohin sytë… Ironike dhe tragjike deri në ekstrem… lexo me teper »

Barra e fajit

Postuar tek Komente me January 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Astrit  LULUSHI

Pema njihet nga frutet e saj, njeriu nga ajo që bën; së pari si qenie shoqërore – punëtor, politikan, qeveritar, parlamentar – pastaj si qenie intelektuale – krijues, poet, shkrimtar. Mungesa e njërës është më keq sesa humbja e të dyjave. Sepse ato çfarë prodhohen përcaktojnë qenien – i mirë, i aftë, largpamës – cilësi matëse që e bëjnë një individ të dallohet nga tjetri për shkallën e qytetërimit, sesa për pamjen fizike, a përbërjen etnike a kombëtare, kur bëhet fjalë për popull.
lexo me teper »

Poezia,dashuria dhe ajo (qe lindi me pas)

Postuar tek LETERSI me January 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Mirela  PETALLI – KAPAJ

Lindi bashke me dashurine. Por dashuria ishte kaq e forte, gjitheperfshirese, shkelqyese dhe dritheruese sa  per te mbeti vetem nje bulez vese mbi nje fije bari qe po ate dite lindi. Kur vjen dashuria, Shpirti qe ka dhe ai permasat e veta kufizuese, ben nje riorganizim, si pastrimi i pranveres. Ngjeshja e tere gjerave te tjera ka nje efekt cuditerisht lehtesues, shpirti i dashuruar ndjehet i lehte e pluskues,ajer jashte e ajer brenda. lexo me teper »

Të ndezësh një zjarr

Postuar tek Komente me January 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Eduart  YPI

Nëse nuk do të kishte lumenj, liqene, dete dhe oqeane, nëse nuk do të kishte shkretëtira, male me shkëmbinj dhe pa shkëmbinj që nuk marrin dot flakë kollaj dhe njëkohësisht e gjithë bota do të ishte në formën e një are të stërmadhe me kashtë, atëherë me siguri zjarri që më 21 janar ndezën protestuesit e PS me shkrepëse, çakmakë dhe bomba “Molotov”, do ta kishte bërë shkrumb e hi të gjithë atë që ne të paktën e quajmë bota jonë ose planeti Tokë.
lexo me teper »

Çamëria midis viteve 1930-1933

Postuar tek HISTORIA me January 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Eugen  SHEHU

Në fillim të viteve 30-të të shekullit të kaluar,pati shqiptarë që besuan se vuajtjeve të banorëve të Çamërisë, mund t’u vinte fundi.Kjo për dy arsye. E para, se shteti amë sa vinte e fuqizohej.Zëri i Shqipërisë pati nisur të ndjehej fort,falë politikës së jashtme të zgjuar, të Mbretit të Shqiptarëve, Ahmet Zogut.Politika në fjalë,nuk nguronte të shprehej post ë tjerave, edhe për dhunën sllave apo greke,duke marrë në mbrojtje bashkëkombasit e vetë, të cilët jetonin pa drejtësisht nën qeveritë sllavo-helene. lexo me teper »

Revolucioni i zi

Postuar tek Komente me January 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Brikena  BOGDO

Më së fundi e kuptuam, me shembull konkret, pas hamendësimeve të shumta se cila ishte diferenca e protestës me demonstratën. Me protestë kuptohet dalja kundër një qëndrimi, me demonstratë kuptohet demonstrimi, paraqitja e qëndrimit tënd. Demonstrimi i 21 janarit ishte dhuna dhe forca. Një televizion privat i kushtoi një kohë tepër të gjatë çështjes nëse doli apo jo Kryeministri dhe vëzhgoi nga dritarja. “Pse shef” është mentaliteti i të fortit, të cilët kërkojnë domosdoshmërisht dhe në mënyrë irracionale konflikte, përplasje edhe nëse nuk ekziston ndonjë arsye racionale. lexo me teper »

Protesta homazh me lule dhe qirinj

Postuar tek AKTUALE me January 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Protesta homazh e opozitës, e drejtuar nga kryetari Edi Rama dhe liderët e opozitës, deputetët, familjarët e viktimave të së premtes së kaluar, simpatizantët dhe mbështetësit e tyre përfundoi të premten në mënyrë të qetë, e heshtur, pa deklarata politike, pa pankarta dhe me lotët e fëmijëve dhe të afërmve të viktimave.

lexo me teper »