Arkivi per December, 2010

Në prag të kaktusit për nënkresë…

Postuar tek LETERSI me December 31st, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Suzana  KUQI

Për arësye që nuk do zor të merren me mend, do të mundohem t’i rrëshkas tundimit të përgojoj njerëzit e mi të afërt paçka se ndonjë grimcë mund edhe të më ketë shpëtuar. Por fundja përse janë fqinjët, po e nis me fqinjën time, me atë. Me fytyrë engjëllore e një shikim që po të ringjallej Botiçeli, do t’i digjte të gjitha madonnat që ka pikturuar e mbi hirin e tyre do të bënte një e vetëm një, zonjëzën që do të kish sytë e fqinjës sime. lexo me teper »

Kërkohet angazhim për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Postuar tek Kosova me December 31st, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Familjarët e personave të zhdukur kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga institucionet e vendit angazhim më të madh për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. lexo me teper »

Një fundvit disi pesimist

Postuar tek Komente me December 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Ilir  KALEMAJ

Fundi i këtij viti troket trishtueshëm me lajmin e mosarritjes së një marrëveshje politike mbi zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo do shënonte zgjidhjen e ngërçit politik dhe arritjen e një pakti për reforma bi-partizane që nga miratimi i stër-vonuar i gjykatës administrative, te rënia dakord për një infrastrukturë zgjedhore të përbashkët, apo te cikli i transpozimit dhe implementimit të legjislacionit të BE-së dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kërkesat që vjeshta e ardhshme të na gjejë vend kandidat. lexo me teper »

Rinia, bazamenti i një shoqërie

Postuar tek AKTUALE me December 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Bisedoi:Kastriot  OSMANI

Historia e njerzimit na tregon se rinia është ajo që bën ndryshime rrënjësore në shoqëri. Për fat të mirë rinia në vendin tonë është duke i treguar aftësitë e veta dita ditës, ku dhe shumë prej tyre kane arritur kulminacionin qysh në moshë të re dhe kjo vërteton tezën se gjeneratat e reja mund të përmisojne shumë gjëra për të mirë.Njëri prej tyre është edhe Ardian Ramadani nga Kumanova i cili për një kohë shumë të shkurtër dhe në një moshë të re arriti dicka që për shume moshatar te tij do te ishte tepër e vështirë që të bëhet. Fakt eshte që të përmendet se ai që në moshën 20 vjecare arriti që të bëhet mesimdhënës në gjimnazin e Kumanovës dhe më pas të bëhet edhe ligjërues ne UEJL si profesor i gjuhës frënge. Për më tepër do të keni mundësi që të mësoni më shumë në intervistën që bëmë me të dhe ku u ndamë të kënaqur me informatat që morrëm rreth tij. lexo me teper »

OPOZITA DITËZEZË

Postuar tek Komente me December 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bekim  REXHEPI

Opozita ndërron kahen, akoma pa qua qëllimin në vend!. Nëse, dje filloi me hetimin e kutive pa mbërri fund e rrugës, sot e fillon me kontrollin e kutive, qa do të thotë kjo, se nesër mund të kërkohet prapë diçka tjetër. Në këtë rrugëtim të partisë socialiste kemi vërejtur paqartësi, pasiguri në hapat e saja dhe në shumë vendime,të cilat dolën jashtë angazhimeve për shtetin dhe interesin e tij.Është e qartë se zgjidhjet në formë të marrëveshjes janë të arritura të vetëdijes politike, ndërsa partia socialiste ka shpërdoruar të gjitha këto forma dhe ka provuar metoda të tjera, të padëshiruara, duke u shmangur nga të gjitha marrëveshjet e mundshme politike.

lexo me teper »

Kuvendi i ri, ja karriget që zënë partitë

Postuar tek Kosova me December 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë matematikor të rezultateve preliminare, ndonëse nuk mund të jetë akoma zyrtare, PDK-ja është parti e parë në Kuvendin e Kosovës, ku do t’i ketë 38 deputetë.Si parti e dytë e radhës, mbi bazën e këtij rezultati zgjedhor, dhe ndarjes së votave të subjekteve politike që mbeten jashtë, LDD-ja dhe FER-i, radhitet LDK-ja, që do të mund t’i ketë 27 deputetë dhe parti e tretë del VETËVENDOSJA me 14 deputetë. lexo me teper »

Drejtësia përbën institucion

Postuar tek Komente me December 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Elvis  KOTINI

Duke përcaktuar njësinë e të drejtave administrative dhe përkatësinë e tyre pranë subjektit qytetar, arrijmë në konkluzionin se gjykatat do ta kenë më të lehtë të modifikojnë konfliktet, arsyen e tyre civile. Deri dje, gjykatat kanë qenë një qëllim në vetvete, si sindromi i një vendi të izoluar nga të drejtat, më shumë se nga vetja e tij feudale. lexo me teper »

Politikani shqiptar,e mira e (pa) kufizuar

Postuar tek Komente me December 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Alfred  LELA

Çfarë shoqërie jemi: E hapur; e mbyllur; demokratike; autokratike; fanatike; kozmopolitane; izolacioniste? Ndoshta pak nga të gjitha. Jemi nga pak edhe shoqëri fshatare, në atë kuptimin që besojmë se kur dikush pasurohet mendojmë se na është marrë edhe një pjesë e asaj që na përket, duke rënë kësisoj në pozita barazitizimi. George Foster ka shpikur edhe termin Limited Good (E mira e kufizuar), sipas të cilit në botë ka një sasi të dhënë fati, pasurie, të mire dhe në momentin që një pjesë e tyre shkojnë te dikush, ka më pak për të tjerët. lexo me teper »

Rrëzohet në kuvend hetimi i 28 qershorit

Postuar tek Politike me December 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Fejzi  BRAUSHI

Vetëm pas 6 orë debatesh shterpë për ngritjen ose jo të komisionit hetimor parlamentar, mazhoranca ka vënë veton duke votuar mbrëmë pas mesnate kundër propozimit të depozituar në datën 2 të këtij muaji nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka cilësuar projektvendimin e PS-së si thyerje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Andaj, ajo ka futur në procedurë votimi propozimin e djeshëm, duke evidentuar edhe faktin se nga grupi parlamentar i PS-së dje, mungonin disa deputetë, si Taulant Balla, Ben Blushi, Alfred Dalipi, Tom Doshi, Ditmir Bushati, Ermelinda Meksi etj. lexo me teper »

Tri opsione për qeverinë e re në Kosovë

Postuar tek Kosova me December 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Analistët politikë në Prishtinë parashohin tri opsione rreth formimit të qeverisë së ardhshme – fillimisht, formimin e një koalicioni qeverisës, i cili tash për tash vlerësohet se mund të jetë mjaft i brishtë dhe jostabil; së dyti, një qeveri teknike që do ta përgatiste vendin për të hyrë në zgjedhje të reja dhe, së treti, formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila po ashtu do të formohej mbi bazën e një marrëveshjeje deri në zgjedhjet e reja. lexo me teper »