Arkivi per November, 2010

Rugova: Pas zgjedhjeve do t’i bashkohemi LDK-së

Postuar tek Kosova me November 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Florentina  SHALA

Lista dr.Ibrahim Rugova pas zgjedhjeve do t’i bashkohet LDK-së, ka bërë të ditur drejtuesi i listës, Ukë Rugova djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.Në një ceremoni të mbajtur në Velani, Ukë Rugova u ka sqaruara të rinjve të listës “Dr.Ibrahim Rugova” arsyet e krijimit të listës, e cila sipas tij, detyrimisht është dashur të formohet. Rugova tha se koalicionin si listë e ka bërë me AAK-në. lexo me teper »

Liberalizimi i vizave dhe efektet

Postuar tek Komente me November 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ilir  KALEMAJ

Heqja e vizave për në hapësirën Shengen, është parë si një shumë-pritshmëri që sjell disa hipoteza mjaft interesante. Ndër këto, më të rëndësishmet janë: a do zhvlerësohet euroja? A do ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të kapitalit politik të akumuluar nga mazhoranca dhe shfryrjes së pakënaqësive sociale për shkak të largimit të prezumuar të të pakënaqurve? A do ketë migrim masiv apo jo dhe në rast se po, a do ketë pasoja regresive, pra ri-vendosje të regjimit të vizave, sikundër është paralajmëruar? lexo me teper »

Zbulohen dosjet e para sekrete per Shqiperine

Postuar tek AKTUALE me November 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Faqja e internetit Wikileaks ka nisur të zbulojë sekretet e para për Shqipërinë. Sipas një dokumenti që është publikuar dje me burim Ambasadën e SHBA në Paris, citohej një diplomat francez, i cili kishte deklaruar se Shqipërisë i është dhuruar anëtarësimi në NATO, pasi nuk ka bërë aq sa duhet në luftën kundër korrupsionit. Po ashtu në vitin 2009, diplomatët amerikanë e kanë konsideruar të tepruar ofertën e Berishës për të strehuar në Shqipëri nga 3-6 të burgosur nga Guantanamo. lexo me teper »

LDK-ja duhet reformuar…

Postuar tek Kosova me November 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Biseduan: Bajrush  MORINA & Lirie  HAJDARI
Për vendimin për hyrjen në politike, për të ardhmen e tij politike, për mosmarrëveshjet me LDK-në dhe për koalicionin e Listës Dr.Ibrahim Rugova me AAK dhe për shumëçka tjetër flet Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova.Ai tashmë është emër i njohur i opinionin shqiptar në Kosovë dhe më gjerë kudo që jetojnë shqiptarët. Megjithëse është në moshë relativisht të re, si 30 vjeçar ai ka marrë përsipër të rikthejë në piedestal edhe njëherë një mision, një qëllim dhe një filozofi të njohur politike në Kosovë: Rugovizmin! lexo me teper »

Per njerezoren dhe disa mendime te tjera

Postuar tek LETERSI me November 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga: Mirela  PETALLI – KAPAJ
 

1- Per njerezoren – Kam veshur me shtresa butesie berthamen e qenies sime. Kohe kam shpenzuar, jam perqendruar, perkushtuar, perkufizuar ne kete nderrmarrje si ne nje pune me grep, ritmikisht, njetrajtesisht. Por, si ne nje pune me grep, ngjeshja nuk eshte kurre e mjaftueshme, sado shtresa te mbivendos, edhe pse terthorazi, duket ende berthama. Ndjej lakuriqesine,e prek ate sa here nje ngacmim i jashtem terheq fillin, zhben tere punen time ne nje moment. Moment i varur ne fijen e mendimit me te cilin une thur. Ndalem te kundroj berthamen e qenies sime te zhveshur. Cuditerisht nuk ka ftohte. Qendron ashtu natyrshem, si nje grua e shtrire ne shtratin e dashurise.  lexo me teper »

Shqiperia Europiane dhe moskuptimi

Postuar tek Komente me November 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Entela  SAFETI – KASI

Në vjeshtën e dytë të këtij viti, Ismail Kadare ka arritur si mjeshtër i shkrimit të gjuhës shqipe, mjeshtëri në të cilën është përthyer gjithë vetëdija dhe mbrujtja historike, tu japë shqiptarëve dhe krejt planetit, nga lartësia  e pakrahasueshme prej patriarku, jo thjesht atë çka vetë shkrimtari ka emërtuar sprovë letrare“Mosmarrëveshja”, por testamentin e identitetit, madje vetë mbrujtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në vragimin e tij shumëshekullor. lexo me teper »

WikiLeaks zbardh dokumente sekrete

Postuar tek AKTUALE me November 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Publikimi i rreth 250 mijë dokumenteve sekrete do të trazojë Uashingtonin, por, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë pasoja serioze për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Dokumentet janë përplot materiale dhe konkludime, të cilat mund t’i nxjerrë çdo lexues i kujdesshëm i çështjeve botërore.Por, në mesin e tyre ka edhe dokumente të tilla që argumentojnë se, për shembull, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të sulmojnë Iranin dhe programin e tij bërthamor. lexo me teper »

Modele shteti dhe pushteti

Postuar tek Komente me November 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ilir  KALEMAJ

Historia e shtetit shqiptar, ndër më të rejat në rajon, pasi si në cdo rast tjetër ishim të fundit edhe në këtë garë, njeh shumë periudha anarkike shpeshherë të degjeneruara deri në njëlloj kaosi total, ashtu sikundër edhe të kundërtën, pra periudha ku një ‘dorë e fortë’ ka udhëhequr në emër të ndonjë parimi apo tjetri. Disa nga këto koraca mbështjellëse me të cilat janë veshur të ashtuquajturat parime kanë qenë ideologjike (kujtojmë diktaturën 50-vjecare), disa në emër të  modernizimit dhe nevojës për rregulla dhe shtet të konsoliduar ligjor si kundërpërgjigje ndaj anarkisë destruktive ku demokracia eksperimentale kishte krijuar një gjendje disi kaotike dhe të pasigurtë për shumëkënd.Por si përshkruhen modelet shtetërore dhe ato qeverisëse në teori dhe si informojnë të kuptuarin praktik në lidhje me zhvillimet në rastin shqiptar njëqind vitet e fundit? lexo me teper »

Semiologjia e një zhgënjimi të paralajmëruar

Postuar tek Komente me November 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Bekim  TOÇANI

Lajmet nga vendlindja vazhdojnë të vijnë të zymta deri në zhgënjim. Ajo që është dëshpëruese është fakti se shumica e këtyre “të rejave” prodhohen nga zyrtarë; qeveritarë e politikanë apo media të politizuara e censuruara. Ka pak gazetari profesionale, ka pak lajme kur lexuesi apo shikuesi (dëgjuesi) informohet dhe i krijohet mundësia për të konkluduar! Ajo që mbetet ende e pandryshueshme në të gjithë botën, në Kosovë reflekton tragjedi të veçantë. Gazetaria bashkëkohore njeh të vetmen viktimë dhe kjo është e vërteta, për të cilën ngarendim përditë, e kërkojmë, hulumtojmë, rrezikojmë jetë e vritemi. lexo me teper »

VAGËLLIMË E KTHJELLËT

Postuar tek LETERSI me November 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Qerim  SKENDERAJ

Ndjeva se në trurin tim u strehua diçka e bukur që erdhi nga jashtë. Ndoshta nga një libër i famshëm, nga një legjendë, nga një thënie e mënçur, nga një psikopat, a nga një njeri i thjeshtë, që e tha ashtu, rastësisht, pa e kuptuar bukurinë e përmbajtjes së sajë. Trurin e ndjeja të lehtë, të gëzuar, të lumtur nga gjëja që lodronte nëpër rrudha. lexo me teper »