Arkivi per October, 2010

Mustafa Kruja më 1910 Statut për neoshqiptarizmin

Postuar tek HISTORIA me October 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Dokumenti tjetër që po botojmë sot është i vitit 1910 dhe është hartuar nga një grup studentësh shqiptarë në universitetet e Stambollit, i titulluar “Statut-rregullore e “Shoqnis së Shqiptarvet të rij intelektualë”. Që në emërtesë shihet qartë synimi i këtij grupimi, i cili me cilësorin “e ri” dëshironte të bënte dallim nga organizimet e mëhershme të shqiptarëve, por njëkohësisht të shmangte ndoshta censurën e kohës e të ishte i pranueshëm nga organet shtetërore perandorake. lexo me teper »

Konsulli grek: Korçarët, popull helen..

Postuar tek AKTUALE me October 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Dashamir  BIÇAKU

“Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë”. Kjo është deklarata e bërë dje nga konsulli grek në qytetin e Korçës, në prani të zyrtarëve të shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tij. Ata kanë qëndruar të ulur në vendet e tyre duke miratuar në heshtje këto deklarata provokuese nga ana e zyrtarit grek. lexo me teper »

Debati informal për Piramidën

Postuar tek Komente me October 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arian  VASJARI

Që rrëzimi apo mosrrëzimi i një godine të bëhet çështje e politikës nacionale, kjo mund të ndodhë normalisht kudo. Partitë funksionojnë mbi simbole apo antisimbole, kështu që nuk ka asgjë të keqe pasioni politik që ato provokojnë. Por që, rrëzimi ose mosrrëzimi i një godine të informalizojë debatin politik në këto nivele siç ka bërë “Piramida”, kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. lexo me teper »

Zgjidhjet racionale dhe pasthirrmat emocionale

Postuar tek Komente me October 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Ilir  KALEMAJ

Kur Daniel Goleman botoi një dekadë e kusur më parë librin e tij mbi Inteligjencën Emocionale, kjo e fundit ishte një risi që hodhi dritë pikërisht mbi anën emotive, irracionale të individit dhe zgjedhjet që shpesh bëjmë në jetë. Nëse inteligjenca emocionale është dicka e nevojshme, madje e kërkuar te një individ, për të balancuar zgjedhjet dhe veprimet që ndërmerr, në doza të larta emocionaliteti i tepruar vret. lexo me teper »

Daci: Me ëndje do të bashkëpunoja me Ukë Rugovën

Postuar tek Kosova me October 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me listën e re, e cila është formuar brenda LDK-së në krye me Ukë Rugovën.Megjithkëtë, bashkëpunimi i mundshëm pritet të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare, pasi LDD garon e vetme në këto zgjedhje.Lidhja Demokratike e Dardanisë tha se e mbështet nismën e Ukë Rugovës me listën e re që quhet “LDK- Ibrahim Rugova. lexo me teper »

Tradhtia ndaj Kosovës, partizanët shqiptarë u vunë në shërbim të jugosllavëve

Postuar tek HISTORIA me October 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Tanush  KASO

Urdhri i Titos për Enver Hoxhën të dërgonte në Kosovë divizionet e partizanëve shqiptarë dhe si u përdorën këta të fundit nga forcat serbe për të shtypur shqiptarët e Kosovës

 Në këto kushte, ushtrisë gjermane, të thyer në të gjitha frontet, në Rusi e në Evropë, nuk i mbetej tjetër veçse të tërhiqej me shpejtësi e me sa më pak humbje drejt atdheut të vet, ku duhej të bënte qëndresën e fundit. Kësisoj, autokolona të pafundme ushtarësh e mjetesh, futeshin nga toka greke në jug të Shqipërisë dhe duke përshkuar disa qindra kilometra arrinin në veri, prej nga kalonin në Jugosllavi, për të vijuar rrugën për në Gjermani. Ndërkohë, gjatë kësaj maratone tragjike, që vazhdonte me ditë e net, ajo goditej kohë pas kohe, nga prapa dhe anash, prej forcave partizane, me synimin që të dobësohej sa më shumë qëndresa e saj e mëtejshme në Gjermani. lexo me teper »

Shpallet fraksioni “LDK Ibrahim Rugova”

Postuar tek Kosova me October 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ukë Rugova, Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija, Dardan Gashi dhe një grup aktivistësh e udhëheqësish të LDK-së janë ndarë përfundimisht nga Fatmir Sejdiu dhe nga pjesa e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Të pakënaqur me rrjedhat e procesit zgjedhor në LDK e mbi të gjitha të revoltuar me mosdorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga LDK-ja, fraksioni i udhëhequr nga Bujar Bukoshi e Ukë Rugova kanë publikuar qëndrimin e tyre për rrjedhat e mëtejme në LDK. lexo me teper »

Huri dhe druri

Postuar tek Komente me October 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arian  REXHEPI

Ngjarjet e fundit qenë vërtet tronditëse. Shqiptarët, sikur të mos kishin vënë mend me ngjarjet jo të këndshme të pranverës së vitit 1939, por dhe ato të marsit 1997, shumë shpejt do të harrojnë ngjarjet e ardhshme si popull i sklerorizuar, si tendencë në rritje dhe po ngjit shkallët me moshën e plakur. Unë s’do ta quaja “intifada”, pasi ajo s’ka asgjë të përbashkët me termin e shfaqur larg prej Ballkanit, por jo prej mendjes njerëzore. Në mars të vitit 1997 shqiptarët lanë kursimet në disa firma fantazmë dhe prapë nuk vunë mend. lexo me teper »

Të pasur, por jo të lirë?!

Postuar tek Komente me October 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Ina  ZHUPA

Gjithmonë është menduar nga analistët politikë dhe ekonomikë, dhe jo pa të drejtë, se liberalizimi ekonomik në një shtet herët ose vonë çon në mënyrë të pashmangshme edhe në liberalizimin politik dhe eventualisht demokracinë. Mirëpo shumë vende autokrate sot na tregojnë krejt të kundërtën, pra se mund të kenë liberalizim ekonomik pa arritur të kenë liberalizim politik, dhe është një kohë e gjatë që funksionon edhe kjo formulë. Pikërisht lidhur me këtë do të marr në shqyrtim dy çështje: pse ekziston bindja se liberalizimi ekonomik sjell atë politik dhe çfarë po ndodh që një gjë e tillë nuk po verifikohet në vende si Kina, Vietnami, Egjipti, Venezuela etj. lexo me teper »

Betonohen varret e vendasve për memorialin e ushtarit grek

Postuar tek AKTUALE me October 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Juliana  DHIMITRI

Një tjetër skandal me varrezat dhe tjetërsimin e tyre “për llogari” të ushtarëve grekë të rënë në luftë ka përfshirë zonën e Korçës. Një varrezë është betonuar pjesërisht në një rresht parcele për të ngritur një memorial për ushtarët grekë, që pretendohet se janë varrosur aty gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rasti ka ndodhur në një nga fshatrat e njohur të zonës së Korçës dhe pikërisht në Boboshticë, ku pretendohet se ekzistojnë disa varre që u përkasin të rënëve në luftën italo-greke. lexo me teper »