Arkivi per September, 2010

Çështja çame: PDU në Departamentin e Shtetit

Postuar tek AKTUALE me September 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Idrizi dhe Tahiri, lobim në SHBA për zgjidhjen çame. Zv\Sekretari i shtetit, Black premton lobimin në institucionet amerikane.

Çështja çame merr një mbështetje të fortë për një zgjidhje përfundimtare, këtë herë nga shteti më i fuqishëm i botës, SHBA. Partia Drejtësi dhe Unitet nisi dje lobimin e saj zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjes çame. lexo me teper »

Fitorja e Fatmir Sejdiut

Postuar tek Komente me September 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Nexhmedin  SPAHIU

-Derisa Hashim Thaçi investoi në përçarjen e LDK-së tani rrezikohet përçarja e PDK-së. Tani Fatmir Sejdiu e ka rrugën hapur për kryeministër të Kosovës.

Fatmir Sejdiu udhëhoqi një politikë të urtë e te butë në kufijtë e nënshtrimit saqë krijohej përshtypja se Kosova ka vetëm kryeministër, por jo edhe president. Dita kur Fatmir Sejdiu u tregua tamam burrë shteti ishte ajo kur ai dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Kjo ishte dita kur Sejdiu i tha partnerit të koalicionit se nuk shkon më tej, se deri këtu e ka kufirin durimi e toleranca. lexo me teper »

TRIPTIK PËR NJË DISIDENTE

Postuar tek HISTORIA me September 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga: Ndue  DEDAJ
E kam kundruar disa herë atë fotografi tejet të veçantë. Një fytyrë e pastër femre, serioze, aspak e frikësuar, që ka para një mikrofon. Foto e “nusërimit” të saj të pashembullt. Do të bëhej dhe ajo nuse, do të kishte një familje si të tjerat, do të mbulohej nga zërat e fëmijëve të saj. Por jo. Gjithçka do të merrte fund aty. Tek ajo fotografi e rrallë, nga më të trishtat e njëherësh nga më të fismet e rruzullit. Nuk dihet saktësisht se çfarë ajo është duke thënë a mos thënë në atë sallë hijerëndë, para atij mikrofoni shurdhmemec, që kërkon prej saj fjalë fajësie, që ajo nuk i shqipton dot. Është një fotografi unike pafajësie e profilit disident të një intelektualeje në botën komuniste të Lindjes, që meriton një çmim special dhe si e tillë. Ajo nuk është aty për të pozuar para atyre njerëzve për ndonjë kurorë lavdie a për t’u shpallur mis. Përkundrazi, ajo nuk ka dashur kurrsesi të gjendet në atë vend, në atë sallë, në atë fotografi! Është sidoqoftë në gjyqin e saj. lexo me teper »

Alberto Moravia, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues

Postuar tek LETERSI me September 29th, 2010 nga Lajmi – 1 koment

Nga: Albert  VATAJ

Shkëndi që feksi papritmas, mes reve dhe terratisë që skërmiste dhëmbët në një botë që qasej të shqitej nga shpërgenjt e të shkuares. Përflaku si drita e një qiriri të mpakur, duke ju zgrapsur një shëndeti ndëshkues, që ndali vetëm për pak, atë dritim që vërboi tërbimin e urryeshëm që vërbonte, asokohe, dhe jo vetëm. Ndriti ndër dëshirat e shpirtrave për dlirësi, dhe më 26 shtator të 1990 rroku amshimin si i tillë, ai, gazetari dhe shkrimtari, Alberto Moravia.

lexo me teper »

Komisioni i Brendshëm i PE miraton rezolutën.Hidhet poshtë amendamenti Van der Stoep

Postuar tek AKTUALE me September 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Anisa  BRAHO

Komisioni për Liritë Civile,  Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Europian ka miratuar rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, me 49 vota pro dhe 2 abstenim. Në këtë mënyrë i hap dritën jeshile votimit të kësaj rezolute për heqjene vizave brenda vitit 2010 në Parlamentin Europian, e më pas nga ministrat e Brendshëm të BE-së.
lexo me teper »

Dritan Prifti: Lopa me numër 201

Postuar tek Komente me September 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Luan  LAZE

Kur është ministër Dritan Prifti, të gjithë janë të ndershëm. Kur e largojnë, janë hajdutë! Njihet thënia, e bëre si lopa. Mbushe kovën me qumësht dhe e shkelmove. Dritan Prifti e bëri ndryshe. Nga inati që lopa nuk i dha aq qumësht sa donte ai, ia derdh në kokë asaj duke e sharë dhe mallkuar. Deri në ato çaste e kishte pirë vetë qumështin.Edhe trupi më i shëndetshëm ka një moment ku e zënë ethet. Atëherë i dalin disa puçrra që e detyrojnë të përpëlitet. Politikani Dritan Prifti, më ngjan si këto ethe, si këto puçrra. lexo me teper »

Çifti i dështuar media – politikë

Postuar tek Komente me September 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Edlira  GJONI

Nisa të shkruaj një artikull për gjendjen e nderë në të cilën gjenden mësuesit sot; disa emërohen, disa shkarkohen, të tjerë nxirren nga sistemi, shumica nuk futen kurrë. Kurse kryeministri thotë se rrogat e tyre janë katërfishuar.Por hoqa dorë nga ideja e artikullit, sepse prej tij nuk përfiton askush. As nuk skuqet. As nuk zverdhet. As nuk reagon. Askush! lexo me teper »

Politika në bankën e akuzës publike

Postuar tek Komente me September 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Mentor  KIKIA

Edhe pse raportet e ndryshme ndërkombëtare vazhdojnë ta vlerësojnë vendin tonë me shkallën më të lartë të korrupsionit, në burgje zor se mund të gjesh ndonjë zyrtar të lartë të dënuar për këtë krim. Madje s’mund të gjesh as edhe ndonjë mashtrues komune, që i ka shitur qeverisë, në emër të tij, tokat e fshatit ku do të kalonte autostrada dhe që tashmë kapardiset si beu i fshatit. Drejtësia, sistematikisht ka demonstruar pasivitet dhe paaftësi për të trokitur në dyert e zyrtarëve, duke u shndërruar praktikisht në drejtësi vetëm mbi pjesën e varfër dhe pa pushtet të shoqërisë. lexo me teper »

Sejdiu jep zyrtarisht dorëheqjen nga posti i Presidentit

Postuar tek Kosova me September 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, nëpërmjet një konference për shtyp u komunikoi qytetarëve kosovarë dorëheqjen nga ky post.Sejdiu deklaron se ndjehet krenar që i ka dhënë edhe ai një vulë procesit të Pavarësisë së Kosovës dhe ndërtimit të Kushtetutës së saj. lexo me teper »

Mbështjellë në mëndafsh agu

Postuar tek Poezi me September 26th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Entela Safeti-Kasi , poete,perkthyese dhe prozatore qe ka hyre bindshem ne letersine e sotme,duke qene njekohesisht dhe nje nga figurat kryesore te saj.Rrallehere ndesh qe nje krijues te kete kaq rruge per te shpalosur dhuntite qe i ka dhuruar zoti,fale karakterit solid,ideve te qarta dhe perfeksionit njerezor poetja ka ditur te marre nga letersia ate qe ajo i ka dhuruar asaj.Fituese jo vetem cmimesh por dhe sfiduese me kohen ku jetojme ajo ka ditur te jete nje nga penat me me peshe ne letersine moderne te hapesires shqiptare,madje shumehere ka ditur te thyeje akujt e ndarjes dhe me letersine konteporane te kontinentit dhe globit. lexo me teper »