Arkivi per August, 2010

Prona pa pronësi: legalizimet dhe (i)legaliteti

Postuar tek Komente me August 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ilir  KALEMAJ

Para ca kohësh kaloi pa vëmendjen e duhur një lajm sa social, aq edhe politik në problematikën që mbart dhe që konkretisht fliste për mbi 450 pallate të pahipotekuar në Tiranë (mund të jenë edhe më tepër). Ky problem i ngritur nga shoqata e ndërtuesve, mori si përgjigje nga ana e kreut të hipotekave se problemi konsiston kryesisht në problemet e pronësisë (psh konfliktet me pronarët e truallit) apo cështje taksash (kryesisht të papaguara nga ndërtuesit, sado që kjo lihet disi në heshtje nga këta të fundit). lexo me teper »

Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

Postuar tek AKTUALE me August 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Një autobus i linjës Athinë- Sarandë është sulmuar me bomba molotov teksa po lëvizte në rrugës nacionale Antiriu- Janinë, në Kefalovriso pak pas mesnatës së të dielës. Lajmi është konfirmuar për tv NEWS24 nga ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi por dhe nga vetë shoferi i autobusit, Leonard Berberi.Autobusi me targa SR 5892 B i kompanisë Sarandë Ekspres po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë kur është sulmuar nga një grup personash në kilometrin e 44 të rrugës nacionale Antiriu- Janinë. lexo me teper »

Osmanofobia si përpjekje për të minimizuar dëmet e komunizmit

Postuar tek Komente me August 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Adri  NURELLARI

Në një intervistë të historianit të shquar anglez, Noel Malcolm, të marrë para pak ditësh nga gazetarja Jeta Xharra për emisionin “Jeta” në Kosovë, Malcolm foli gjatë e gjerë lidhur me zhvillimet politike në Kosovë. Mirëpo një ndër gjërat më interesante që përmendi ishte fakti që tiparet negative të manifestuara në Ballkan nuk e kanë origjinën tek e kaluara e afërt e komunizmit, si dhe te rrethanat konkrete shoqërore të tanishme si varfëria, institucionet e brishta e të tjera. Sipas tij, “në rastin e ballkanasve, unë do të thosha se 50 vitet e komunizmit janë shumë më të rëndësishme si pjesë e sfondit kulturor, sesa afërsisht 500 vitet e sundimit osman”. lexo me teper »

Histori të stisura konfliktesh dhe Himara

Postuar tek Komente me August 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Dorian  KOÇI

“Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë.”  – Winston Churchill (1874-1965)

Nuk besoj se mund të ketë vend tjetër në botë që një histori njerëzore e cila ka ndodhur shekuj më parë të mund ta dëgjosh në disa variante të ndryshme, por dhe të ngjashme në të njëjtën kohë, ashtu si mund të ndodhë rëndom në Ballkan. Kështu p.sh legjenda e murimit ka variantet e saj gjithandej nëpër Ballkan dhe pothuajse të gjithë popujt e rajonit pretendojnë se kanë qenë të parët që e kanë krijuar, dhe për më tepër se popujt e tjerë e kanë huazuar prej tyre. Nuk është e vështirë që në këtë mitomani të zbulosh kapardisjen tipike ballkanike kur vjen puna për të dëshmuar vjetërsinë në rajon dhe për t’u dukur sa më të veçantë. lexo me teper »

Prokuroria: Duam dokumentet

Postuar tek AKTUALE me August 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Task force në prokurorinë e Tiranës thellon hetimet për të zbuluar nëse ka apo jo afera korrupsioni dhe abuzim me detyrën për qëllime përfitimi, nisur nga akuzat e bëra publike gjatë javëve të fundit nga opozita për fshehje të pasurisë, përfitim të lejeve koncensionare dhe favorizim në procedurat tenderuese për deputeten Albana Vokshi dhe personin me të cilin ajo bashkëjeton. lexo me teper »

Jo liderëve maniakë të pushtetit

Postuar tek Komente me August 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bujar  CANI

Duke kujtuar dhinë më vjen ndërmend një ngjarje mjaft e bukur që më tregonte babai im për të atin.Gjyshi im, ka qenë një njeri mjaft i pasur, kishte shumë pasuri, prona e sidomos bagëti e kafshë pune si, lopë, dele, dhi, kuaj e mushka, por mbi të gjitha e tregojnë një njeri mjaft bujar, të zgjuar e me zemër të madhe, human dhe të gjithë banorët e zonës e donin dhe respektonin. lexo me teper »

Halucinacione shoviniste

Postuar tek Komente me August 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Arben  KALLAMATA

Sipas agjencisë së pavarur bullgare të lajmeve “Focus”, e përditshmja maqedonase Veçer, në një shkrim në faqe të parë të titulluar “Me seks drejt Shqipërisë së Madhe” njofton se “Shërbimet e fshehta serbe sapo kanë zbuluar një plan për krijimin e Shqipërisë së Madhe me anë të shtimit të popullsisë shqiptare nëpërmjet martesave.” Të dhënat janë marrë nga shërbimi sekret serb, janë botuar nga shtypi maqedonas dhe shpërndarë edhe në anglisht nga agjencia bullgare. Shërbimet serbe të sigurimit qenkan të bindura se “pas vënies në kontroll…të Kosovës, shqiptarët kanë filluar të dërgojnë vajza të reja që të martohen me beqarë pleq në fshatrat e Serbisë Jugore – Raska, Vranja, Bojanovac, Surdulica e të tjerë, si edhe në Maqedoninë Perëndimore”, sipas Veçer. lexo me teper »

Kthimi i një ”të vdekuri” nga burgu

Postuar tek HISTORIA me August 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bedri  BLLOSHMI

Fundin e luftës civile në Shqipëri më 29 nëntor 1944, e cila e la vendin të copëtuar, do ta vijonte sundimi komunistët me një terror të paimagjinueshëm. Masakrat e komunistëve në Shqipëri nuk kanë të numëruar. Një prej tyre është ajo e Dunicës më 7 mars 1944. Aty, pabeseshit u vranë 38 nacionalistë të vërtetë me në krye Haki Blloshmin. lexo me teper »

Westerwelle: Gjermania angazhohet për njohje të reja për Kosovën

Postuar tek Kosova me August 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Gjermania do ta mbështesë Kosovën edhe në aspektin politik, në rrugën e saj në të cilin është nisur, dhe do të angazhohet në tërë botën për njohje të tjera të Republikës së Kosovës”, tha sot në Prishtinë ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, gjatë një takimi që pati me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e ku ishin të pranishëm edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. lexo me teper »

Nënë Tereza simbol i bashkimit kombëtar

Postuar tek Komente me August 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Don Marjan  UKAJ

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX karakterizohej me luftëra të paepura për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimet e huaja. Në këtë periudhë nga trungu i popullit tonë të shumëvuajtur dolën Rilindës trima dhe mendjendritur, që me armë dhe penë i dolën zot Atdheut. Atëherë kur Qeveritë e Mëdha i coptuan trojet tona, ndërsa Kushedra e kuqe po përgatitej ta vënte nën kthetrat e veta kombin tonë të lashtë, në një familje të tillë, në qytetin e Shkupit, me 26 gusht 1910 Zoti e solli në jetë Gonxhe Bojaxhiun, e cila më vonë u kuptua si më i madhi peshqesh për popullin tonë dhe botën. lexo me teper »