Arkivi per July, 2010

T’i bishë samarit mbi gom(a)r…!!!

Postuar tek Komente me July 31st, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Hamdi  NUHIJU

Punët në Republikën e Maqedonisë dita-ditës po shkojnë drejtë keqësimit. Faji hedhet herë në të djathtë e herë në të majtë, ndërsa fajtori i vërtet luan valle në qilimin e kuq të qeverisë. As qilimi i leckosur i opozitës nuk është pa prezencën e fajtorit të vërtet.Vite me radhë Maqedonia duhej të ishte në proceset e vërteta politike e jo në rrugët e montuara për të ndryshuar kahen e këtij shteti. Diskursi politikë gati se është i njëjtë me atë të partive ultra-nacionaliste belge që kërkojnë zhdukjen nga faqja e dheut të identitetit mysliman. lexo me teper »

Kur fajin e ka cadra!

Postuar tek LETERSI me July 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga: Griselda  QOSJA
Kish degjuar te flitej per nje piktor, me sakte kish lexuar per te. Gjithe cka i kish mbetur ne kujtese ish se: “kur ky piktor hidhte dicka ne telajo, pas objektit apo subjektit cfaredo qofte, hidhte edhe historine e tij. Pa te, piktura asesi nuk kish per te qene e plote” Se si ky piktor quhej nuk e dinte. Me shume mundesi ish femije, e imagjinates se ndonje shkrimtari te lexuar rishtazi. Gjithsesi, e rendesishme eshte se kujtesa e saj e ruajti me kujdes. Here pas here e sillte ndermend dhe mendonte se ndoshta ky piktor teksa perpiqej te bente te pavdekshem nje filxhan kafeje, bente te pavdekshme edhe kokrrat e kafese, po edhe bimen me rrenjet qe i kishin ushqyer ato, po edhe duart qe i kishin mbledhur. lexo me teper »

Përplasje e fortë PD-President

Postuar tek Politike me July 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Në Shqipëri thellohet konflikti midis maxhorancës së djathtë dhe presidentit Bamir Topi.Një deklaratë e presidentit Topi pak ditë më parë se “asgjë nuk e pengon kryetarin e gjykatës kushtetuese të ushtrojë funksionet e tij ndonëse i ka mbaruar mandate”, duket se ka provokuar një stuhi të vërtetë në marrëdhëniet midis tij dhe maxhorancës që e ka zgjedhur me shumë mundime tre vjet më parë, pohojne burime nga Tirana. lexo me teper »

Shteti i rezolutave

Postuar tek Komente me July 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Agim  POPOCI

Nuk hartoi rezolutë as me BE-në dhe as SHBA-në, siç përflitej, por vetë, siç keqtrajtoi, përdhunoi dhe vrau në Kosovë ashtu edhe veproi me rezolutën e radhës kundër shtetit më të ri në Evropë.Duke mos bërë as edhe një hap të vetëm drejt paqes dhe sigurisë në rajon, Serbia edhe pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së lidhur me atë nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare, hap qitapët ndërkombëtarë dhe kërkon se çfarë nuk është thënë për krijimin e një shteti, në mënyrë që të hartojë pafund rezoluta, me të vetmin qëllim, që Kosova të mos anëtarësohet në OKB. lexo me teper »

Ibrahim Rugova, një njeri që do t’i mungojë Kosovës

Postuar tek HISTORIA me July 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Bernard  KOUCHNER

Ibrahim Rugova, 61 vjeç, i mbiquajtur “Gandi i Ballkanit”, ka vdekur. Tymues i madh cigaresh në një vend ku të gjithë pinë duhan, ai është dorëzuar nga një kancer mushkërish. Në këtë drejtim, kisha dështuar për ta bindur. Rrinte i veshur gjithmonë me një kostum të errët, kafe ose gri, këmishë të bardhë dhe kollare, dhe në qafë mbante gjithnjë një shall mëndafshi. Në tërë rrafshin e Kosovës dhe në malet përreth, ky njeri ishte unik. Ai mendonte dhe shprehej si një intelektual dhe ndjente neveri që ta nxirrte veten përpara. I urrente mbledhjet publike në të cilat shprehej pa karizëm, me zërin e butë dhe arsyetimin e një profesori të formuar në Sorbonne. lexo me teper »

Profecia e Pashko Vasës

Postuar tek Komente me July 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Astrit  LULUSHI

Kur mendon Shqipërinë, cfarë vjen menjëherë në mendje? Vendi sic ishte në fëmijërine tënde; me njerëz të shumë llojshëm, disa qartë e të tjerë të mjegullt; të mirë a të dashur e të tjerë jo dhe aq, në mos të urryer. Por të gjithë të mbledhur nën një strehë, që nuk ndahen vetëm për t’u grindur. Kjo, një ndarje e detyruar, megjithëse jo pa vullnetin e njerëzve, sepse diktatorët bëhen, nuk lindin. Dhe ndërsa vitet kalojnë, vështirë të mos mendosh se ndarje të tilla janë të vetë-dëshiruara e të merituara; cfarë është merita nëse jo dëshirë e plotësuar? lexo me teper »

Te jesh plotesisht pjese e vleres se emertimit “Femer”

Postuar tek Komente me July 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Suela  KALAJA

Gjithmonë kemi dëgjuar e lexuar për botën femërore se si ndryshon jeta e saj ,si transformohen me apo pa dashje nga të qënurit femer ne fryme me merite gjinore por jo vlere per mbartjen e kesaj fjale..E kanë quajtur seksi i dobët dhe pse koha ka treguar se si disa nga to i kane rezistuar sfidave dhe jetës që jo gjithmonë është treguar e drejtë më të… lexo me teper »

Pa punë, pa shpresë, pa të tashme

Postuar tek Komente me July 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Edlira  GJONI

Shqipëria ka 144.608 persona të papunë, ose 13.8% e popullsisë së aftë për punë. Sigurisht, flitet për ata që janë të regjistruar si punëkërkues. Instituti i Statistikave që nxori këtë javë shifrat e dhëna, merret vetëm me regjistrimet zyrtare. Papunësia shënon kështu një rritje prej pothuajse 1% nga viti i kaluar, kurse lajmi i mirë (për buxhetin e shtetit) është se ka pësuar ulje numri i personave që përfitojnë ndihmë ekonomike. lexo me teper »

Kushtetuesja, maxhoranca sulmon presidentin. Reagon presidenca

Postuar tek AKTUALE me July 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Elona  GJYLMI

Maxhoranca akuzon kreun e shtetit Bamir Topi për shkeljen më të rëndë të këtyre kohëve të fundit të ligjit themeltar të shetit. Mosdekretimi i kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të skaduar që prej shtatorit sipas, deputeteve të djathtë është një rast i paprecedent që ka futur në ngërc tërë institucionin. Krahas akuzës ata propozojnë një tolerim kohor për Topin duke i mundësuar një seancë të jashtëzakonshme plenare për të miratuar të përzgjedhurin e tij. lexo me teper »

Kosova edhe më afër OKB-së

Postuar tek Komente me July 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Veton  RUGOVA

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës është një moment i rëndësishëm për Kosovën. Tani instituucionet e Kosovës duhet të përqendrohen për ta shpenzuar kohën më shumë rreth çështjes së destinacionit dhe integrimit euroatlantik të këtyre vendeve dhe kombeve të mëdha.Tash ka ardhur koha që të gjithë fqinjët e Kosovës duhet ta pranojnë faktin se ajo është e pavarur, nëse kanë ambicie që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. lexo me teper »