Arkivi per June, 2010

Mitomania serbe e të menduarit

Postuar tek Komente me June 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Fehmi  RAMADANI

Në Gazimestan, në mitomaninë serbe të të menduarit edhe kësaj radhe, si ndër shekuj serbët celebruan humbjen e tyre nga perandoria osmane, sikurse festojnë edhe shumë humbje të tjera, e që për mitin e tyre të menduar shfaqen si fitore, duke mos ndryshuar logjikën e të menduarit moral e njerëzor.Këta serb, kryesisht të rinj, edhe kësaj radhe këtë mit celebrimi e kishin shfrytëzuar për të shfryer ndjenjat e tyre ndaj shqiptarëve, duke i kërcënuar me prerje koke, por duke kërcënuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kinse të këqijat që u kishin ndodhur atyre në të kaluarën. lexo me teper »

Dy breza njëherësh

Postuar tek Komente me June 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga: Astrit  LULUSHI
Cdo gjë ka një shkak. Një ngjarje është rezultat i ngjarjeve të mëparëshme dhe behet shkak për ngjarje që pasojnë. Prej së djeshmes vjen e sotmja nga e cila rrjedh e nesërmja. Për shembull, gjendja e ndarë e shqiptarëve sot në shtete, eshtë rezultat i të djeshmes, të ndarë në vilajete. Shqipëria inorganike – me plazhe, fusha e male që dje dukeshin sikur shfrytëzoheshin – sot është plot ndërtime pa leje a plan, e pronësi të kontestueshme. Shqipëria organike – bimë, kafshë, njerëz – sot është e hapur, me ekonomi private, ndërsa tregu mbizotërohet nga prodhimet e huaja, I vetmi eksport që lë mbresa është ai njerëzor. lexo me teper »

Vangjel Dule, apo deputeti që nuk i duhet më Parlamentit Shqiptar

Postuar tek Komente me June 26th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Pirro  PRIFTI

Nuk është e rastësishme mënyra se si anti-deputeti Dule mban një sjellje jo korrekte qoftë në Parlamentin Shqiptar, ashtu dhe në problemet e rëndësishme të vendit të cilat kanë të bëjnë me integrimin e vendit. Është e vërtetë se këto sjellje mund të quhen personale (ashtu siç thotë ai) karshi një problemi të caktuar, por pikërisht këto sjellje nëse irritojnë, fyejnë dhe zhgënjejnë popullatën shqiptare, këto sjellje janë fyese edhe për vetë minoritetin grek që bashkëjeton me shekuj në Shqipëri. lexo me teper »

Letër nga një i njohur

Postuar tek Komente me June 26th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Anjola  HAMZAJ

Komunikimi me letra është shfaqur si fenomeni më intens në klasën politike dhe pastaj në publik kohët e fundit.Kryetari i PS dërgon letra në Europë, Policia dërgon letra në Bashki, Avokati i Popullit dërgon kudo, kushdo shkruan letra nga poshtë në institucionet lart. Thuajse të gjithë të ngatërruar në lojën e letrave.Aspak një mënyrë për ta paragjykuar, por komunikimi nëpërmjet letrave nuk është tashmë bashkëkohës; ai lindi si nevojë në kohët kur teknologjia ishte tepër modeste. lexo me teper »

Papërgjegjshmëria e skajshme e lidershipit politik shqiptar

Postuar tek Komente me June 26th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Adri  NURELLARI

Roli i lidershipit është vendimtar në zhvillimin e një kombi mirëpo fatkeqësisht realiteti politik mbarëshqiptar në këto momente po dëshmon një krizë të jashtëzakonshme të lidershipit pasi elita politike po manifeston një papërgjegjshmëri të skajshme. Mungesa e kurajës së lidershipit politik për të qenë në lartësi të detyrës duke dhënë llogari dhe marrë përgjegjësi për pasojat e shkaktuara prej veprimtarisë së tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni lë të mendohet se papërgjegjshmëria qenka një sëmundje kombëtare. lexo me teper »

Britania e Madhe mbështet tërësinë territoriale të Kosovës

Postuar tek Kosova me June 24th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Britania e Madhe mbetet e përkushtuar të mbështet pavarësinë e Kosovës dhe tërësinë e saj territoriale, duke kundërshtuar çdo opsion të ndarjes, tha sot në Prishtinë, ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Dejvid Lidington.Këto komente, ministri britanik i bëri pas një takimi që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu, të cilin ai tha se e ka siguruar se edhe qeveria e re britanike do të mbaj kursin e njëjtë të politikës mbështetëse ndaj Kosovës. Lidington tha se pret që procesi i interpretimit të pavarësisë së Kosovës në GJND të çoj proceset përpara dhe assesi prapa. lexo me teper »

DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN

Postuar tek Komente me June 24th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga: Elida  BUÇPAPAJ
Albin Kurti u fut rishtaz në fokus të reflektorëve pas arrestimit brutal që ia bëri policia e Kosovës, pak pasi ai kishte shpallur se Vetëvendosja që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme politike. Albin Kurti, lindur në vitin 1975, shtatë vjet më i ri se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, njihet si veprimtar politik, i cili që student u angazhua në rezistencën kundër regjimit pushtues dhe karrierën politike do ta fillonte në krah të  Adem Demaçit, kur ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.  lexo me teper »

Botërori na shkelmoi krizën

Postuar tek Komente me June 23rd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Edlira  GJONI

Drejtësia shqiptare mendon se duhen 400 mijë euro për të çuar në vend nderin e prishur të Pangos. Media u mundua të bëhet grusht bashkuar drejt mos-cënimit të fjalës së lirë. Po sfidon gjithashtu vendimin që vë në pikëpyetje besimin tek drejtësia e ç’besuar shqiptare. Por njerëzit shohin futboll. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy nene të Kodit Zgjedhor, që lanë jashtë Parlamentit shumë parti të vogla, (sa keq për këtë lajm të mirë). Por Afrika e Jugut është më e fuqishme sesa  Gjykata Kushtetuese. lexo me teper »

Pushteti është i fortë, aq sa është e dobët opozita

Postuar tek Komente me June 23rd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Emin  AZEMI

Pafuqia politike e opozitës, relativizmi i kritikave publike dhe pakënaqësive sociale, ndikimi josubstancial i mediave po ndodhë në kohën kur pushteti po tregohet i parrezikuar nga askush. Anketat, sado të aranzhuara dhe të kurdisura qofshin, dërgojnë mesazhe të qarta se diçka nuk është në rregull me zërin kritik opozitar në Maqedoni. Disa anketa, madje i hoqën nga grafa e lidershipit edhe disa politikanë, duke dashur të na tregojnë se në çfarë derexhe ka rënë fuqia dhe ndikimi i mendimeve ndryshe në këtë shtet. lexo me teper »

Rezoluta, deputetët e PD lobojnë në Strasburg

Postuar tek AKTUALE me June 22nd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Komiteti i Jashtëm Europarlamentar vendosi gjatë pasdites që të votojë mëngjesin e të mërkurës rezolutën mbi integrimin europian të Shqipërisë.Deri në mesditë ishte deklaruar se nje gjë e tillë mund të shtyhej sërish. Ne emer te grupimit te majte, Kristian Vigenin tha se ka ende nje marreveshje ne Shqiperi ndaj per t’i ardhur ne ndihme dhe vizites se shefit te PPE-se Joseph Daul i cili po takon kryeministrin Berisha e faktore te tjere politik ne Tirane gjate kesaj jave, Parlamenti Europian duhet te shtynte rezoluten mbi Shqiperine, per te ndihmuar keshtu ne gjetjen e zgjidhjes. lexo me teper »