Arkivi per May, 2010

Hooper: Evropianët të përçarë rreth synimit të Beogradit për ndarjen e Kosovës

Postuar tek AKTUALE me May 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Ish diplomati amerikan James Hooper është i bindur se statusi i veriut të Kosovës do të jetë tema kryesore e bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për çështje teknike të interesit të ndërsjellë. Ish diplomati amerikan i cili qëndroi për disa ditë në Kosovë, i shoqëruar edhe nga ish diplomati Louis Sell, thotë se tash Serbia po kërkon një marrëveshje për Kosovën dhe duke pasur parasysh së ajo shumë rrallë shpreh një gatishmëri të tillë, kjo po nxitë interesimin e kryeqyteteve evropiane dhe të Washingtonit. lexo me teper »

Kur injoranca ndëshkonte intelektualët….

Postuar tek HISTORIA me May 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:  Klevisa  DEÇJA

Për herë të parë procesi i përbashkët gjyqësor, i cili kishte në bankën e të akuzuarve Lef Nosin, një nga firmëtarët e deklaratës së pavarësisë, Patër Anton Harapin dhe Maliq Bushatin.

Goditja dhe eliminimi i radhës ndaj figurave të shquara patriotike të cilësuar si “kolaboracionistë”, nga regjimi enverist, ishte Lef Nosi. Një personalitet i tillë që ka kontribuar në pavarësinë e Shqipërisë në 1912-n, u arrestua në vitin 1945 dhe u cilësua si tradhtar i atdheut, akuzë për të cilën u dënua me vdekje nga Gjykata e Lartë Ushtarake dhe vendimi për ekzekutimin e dënimit u dha pas një viti. lexo me teper »

Jashtë Tiranës, brenda Shqipërisë

Postuar tek Komente me May 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Edlira  GJONI

Gjelbërimi s’të ndahet nga sytë gjithë rrugës. Që nga Tirana, deri në Korçë, të gjitha kthesat bëhen të pandjeshme, për shkak të fortësisë gjelbëruese të këtij fund-Maji. Patëm një kapërcim stinësh këtë vit në Shqipëri, e pranvera pothuajse harroi të bëjë ritualin e përvitshëm të kalimit në vend. Nga i ftohti i dimrit u kalua pothuajse menjëherë në të nxehtin e madh. Brenda javës. Por rruga Tiranë-Korçë, ta jep ndjesinë e pranverës së munguar. lexo me teper »

Europa dhe tri qimet e Qerosit

Postuar tek Komente me May 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Armir  SHKURTI

Pothuaj në gjithë përrallat epike të botës kemi një hero, i cili, që të marrë bijën e mbretit, duhet patjetër të kalojë tri prova. O i kalon me sukses (por me mundim), ose duhet të vdesë. Por përralla, si përralla! Në fund fiton Qerosi… Atëherë le të rindërtojmë nga e para përrallën tonë. lexo me teper »

Kur në Ballkan tregohej vetëm forca

Postuar tek Komente me May 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Cyril  E.  BLACK *

Ngjarjet që çuan në Luftën e Parë Botërore i nxorën popujt e Ballkanit në radhën e parë të ndërgjegjes politike perëndimore, por do të duhej edhe një gjysmë shekulli tjetër përpara se studimet amerikane t’i kushtonin këtij rajoni vëmendjen që meritonte. Burrat e shtetit dhe studiuesit amerikanë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të vetëvendosjes kombëtare për popujt e këtij rajoni gjatë punës për marrëveshjet e paqes të vitit 1919 dhe 1920, por ky angazhim i fortë ideologjik nuk u shoqërua edhe me një kuptim të njëjtë të ndërlidhjeve të tij etnike, politike dhe ekonomike. lexo me teper »

SHQIPTARËT- FJALË SHUMË DHE PUNËT KEQ

Postuar tek Komente me May 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Xhevat  REXHAJ

Gadishulli Ballkanik është një sinonim i grumbullit të disa kombeve dhe kuazi kombeve të mbërthyera dhe të bëra kacamak njera me tjetren. Këtij farë gadishulli, Presidenti i Kosovës kur nuk i thonte në emër por çdo kund në botë deklaronte se atje është Evropa juglindore.U nisa nga fjala Balkan, se vërtet nuk e dij se çfarë domethenje dhe çfarë rrënje ka kjo fjalë, por po e di se në këtë mishmash të popujve dhe popujzve të këtij rajoni jemi edhe ne shqiptarët si populli më i vjeter, së paku kështu kemi mësuar në shkollat tona. lexo me teper »

Heshtja është flori

Postuar tek LETERSI me May 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Aleksander RODA-RODA

Vendi i ngjarjes është Eden-Bar. Koha: Ora dhjetë e paradites.Vini re: paradite. Në këtë orë bari është pothuajse krejtësisht i braktisur; ende nën kutërbimin e alkoolit dhe duhanit të një nate më parë. Kamarierja e vetme, e pakrehur, veshur me një bluzë tërë rrudha, e çuditur nga ardhja e papritur e klientit të parë, zhduket në kthinën e pasme, të lyejë së pari vetullat, të duket paksa më serioze, për të pyetur nxitimthi klientin e veçantë për porosinë dhe pastaj të krihet e lahet. lexo me teper »

Anketat, si një një lojë shahu me dy rezultate

Postuar tek Komente me May 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Emin  AZEMI

Opinioni publik, i shprehur në anketën e fundit të gazetës “Dnevnik”, favorizon qëndrimet politike të qeverisë aktuale për mosndryshim të emrit. Sipas kësaj ankete, rezulton se janë mbi 50 për qind e të anketuarve maqedonas kundër ndryshimit të emrit, madje kjo edhe me çmimin e mosintegrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. lexo me teper »

Afër dhe larg

Postuar tek Komente me May 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Anjola  HAMZAJ

I shoqëruar që në gjenezë me ndjenjën e inferioritetit, procesi i udhëtimit pa viza i hodhi hapat e tij.Të gjithë nga një pikëpamje, media gjithashtu, kahet politike me një qëllim të përbashkët, por me kontribute të ndryshme, me dyshime të ndryshme.Skepticizmi jo gjithmonë është pasojë e arsyes apo racionalitetit. Është më shumë shpallja hapur e frikës dhe përgjegjësisë maksimale.

lexo me teper »

AAK dhe LDK: PDK e përfshirë në krimin e organizuar

Postuar tek Kosova me May 27th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë  kanë akuzuar Partinë Demokratike për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion. Përfaqesuesit e opozitës i kanë mbështetur akuzat e tyre në një raport të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane, në të cilin thuhet se “SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe merr 200 milionë dollarë në vit nëpërmjet ryshfeteve, grabitjeve dhe shantazhit.Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe si dhe rrjete të tjera kriminale ndërkombëtare”. lexo me teper »