Arkivi per April, 2010

30 prill-1 maj, ftesë për të ikur jashtë Tiranës

Postuar tek Komente me April 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Edi  LESI

Dita apokaliptike agoi. Sipas asaj që na tregon opozita, sot më 30 prill, në të ngrysur, një përmbysje titanike do të ndodhë në Shqipëri, një jetë më e mirë do të nisë dhe kështu marrin fund rrathët e ferrit në këtë vend. Një ngjarje me të vërtetë me përmasa biblike. Por nëse nisim të heqim pak mister nga gjithë kjo, do të mund të kuptojmë se çfarë po ngjet realisht dhe se çfarë ka gjasa të na zënë sytë ditën e fundit të këtij muaji.Për të rrokur më qartë këtë zhvillim politik, na vjen në ndihmë të shohim se kush janë dhe çfarë përfaqësojnë profetët që kërkojnë dhe premtojnë ndryshimin e madh. lexo me teper »

Opozita përshkallëzon protestën. 22 deputetë në grevë urie

Postuar tek Politike me April 30th, 2010 nga Lajmi – 1 koment

Nga: Taulanta  BOJA

Opozita nisi rreth ores 18:30 protesten, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, perballe kryeministrise, e cila sipas tyre do te zgjase deri ne kryerjen e transparences se plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. Pas deklaratave te lidereve opozitare, nga bulevardi u largua podiumi i improvizuar dhe per momentin jane vendosur disa çadra. Opozita pershkallezon protesten gjate pasdites se te premtes. 22 deputete socialiste do te hyjne ne greve urie dhe do te qendrojne ne cadrat e vendosura perpara kryeministrise. lexo me teper »

Barbarizëm

Postuar tek Komente me April 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Erion  SOFTA

Të shkosh në hell një njeri, është një kanibalizëm që e kapërcen arsyen njerëzore. Është pamje horror që vetëm për shkak të mendimit nuk do ta linte një njeri të flinte gjumë për disa net rresht. Vetëm regjisorë të filmave horror kanë shtrydhur mendjen për të prodhuar skena të tilla që, sidoqoftë, mbeten për pjesën më të madhe të njerëzve, të neveritshme. lexo me teper »

Përqindje e gabuar

Postuar tek Komente me April 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Arian  REXHEPI

Në përgjithësi është bërë modë që pa u menduar mirë të shprehemi dhe përgjegjësi të mos mbajmë për pasojat që fjalët tona të ëmbla apo të hidhura lënë tek ata që na dëgjojnë. Në veçanti prej politikës shpesh jemi dëshmitar okular dhe dëgjues të rregullt të papërgjegjshmërisë së shifrave, publikisht pa kërkuar falje. lexo me teper »

E vërteta dhe gënjeshtra

Postuar tek Komente me April 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Lutfi  DERVISHI

Unë gjithmonë thosha të vërtetën dhe në fund doli se isha gënjeshtar. Madje si “shpërblim” mora edhe një pëllëmbë të fortë në faqen e majtë. Isha vetëm 10 vjeç dhe prindërit më regjistruan në një garë vrapimi. Një herë në dy javë kisha gara dhe në fund të tyre gjithmonë dilja në vendin e tretë. Pra, me medalje bronzi. Im atë krenohej dhe si shpërblim, pas garës, blija çfarë të dëshiroja. Megjithëse premtoja se garën tjetër do të kapja vendin e dytë, madje edhe të parin, nuk e di për çfarë arsyeje dilja gjithmonë i treti. Në të vërtetë, një ditë që mungoi Adi – ai dilte gjithmonë i dyti – unë arrita t’i zija vendin. Dola i dyti. Atë natë në familje u bë darkë e madhe. Mbërrita te medalja e argjendit. Prindërit më nxisnin të synoja menjëherë vendin e parë: Çfarë kanë të tjerët më shumë sesa ti?
lexo me teper »

Rama: Kutitë, e drejtë e pamohueshme

Postuar tek Politike me April 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryetari i PS Edi Rama ka deklaruar se protesta e nesërme e opozitës vjen si pasojë e grabitjes së votave të bëra nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Berisha.Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Rama është shprehur se Kushtetuta i jep të drejtë opozitës të kërkojë hapjen e kutive. lexo me teper »

Rasmussen: Kriza, bashkëpunoni

Postuar tek AKTUALE me April 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaron se rruga më e mirë është që të gjitha grupet të angazhohen pozitivisht në jetën politike të vendit, përfshirë opozitën në marrjen pjesë të saj në jetën e parlamentit.Kjo deklaratë e Rasmussen u bë gjatë një konferencë për media me kryeministrin Sali Berisha, me të cilin paraprakisht pati një takim me dyer të mbyllura.

lexo me teper »

Lufta dhe “pokeri politik”

Postuar tek Komente me April 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bardhyl  MAHMUTI

Përballë një rrezikut të shpërthimit të një lufte me pasoja të mëdha, intelektual të shquar dhe personalitete të artit dhe të kulturës organizuan një debat televiziv ku për orë të tëra u përpoqën të sensibilizojnë aktorët e politikës që të heqin dorë nga lufta. Fjala e aktorit me renome botërore, Alen Delon, bëri bujë! Ai iu drejtua audiencës me këto fjalë: “Realiteti me të cilin ballafaqohemi i ngjason lojës së pokerit me letra të mbyllura. Ne, si spektator, i dimë lojtarët. Ne ua shohim të gjitha letrat. Ne e shohim qartë së në këtë lojë të pokerit politik, në vend të parasë, në lojë vihet jeta e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm. Dhe, me paturpësi, kërkohet nga ne që të heshtim, të mos i zbulojmë letrat e lojtarëve! Ne e kemi për obligim ndaj vetvetes si intelektual të denoncojmë këtë lojë kriminale!”Kjo ndodhi dy dekada më parë në Paris. lexo me teper »

Fratini i ofron Kosovës përkrahje në integrimin evropian

Postuar tek Kosova me April 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur sot Franco Fratini, Ministër i Punëve të Jashtme i Italisë, falënderimet e përzemërta të të gjithë qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, dhe për përkushtimin e saj që të mbështes ecjen, zhvillimin dhe vizionin e Kosovës për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. lexo me teper »

Interi në finale, ”jashtëtokësorët” në shtëpi

Postuar tek Sport me April 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Merr fund mbizotërimi i Barcelonës në Evropë. Interi kualifikohet në finalen e madhe të Champions League, ku takohet me Bayernin nga Munich-u. Interi megjithë humbjen në ndeshjen e kthimit me rezultat 1:0, rezultati i ndeshjes së parë në “Gjysepe Meacca” me rezultat 3:1 e dërgoi në finalen e madhe të Champions League. Ballafaqimi në mes Barcelonës nga Spanja dhe Interit nga Italia nisi me iniciatiën e plotë të Barcelonës. Mbi 90 mijë shikues ishin në stadiumin “Nou Camp” dhe krijuan një atmosferë të shkëlqyeshme sportive. lexo me teper »