Bollano ringjall Vorio-Epirin edhe ne SH.B.A
Postuar tek AKTUALE me November 30th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pareKryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ringjall kauzën anti-shqiptare të Vorio-Epirit. I ftuar në ceremonitë fetare që u zhvilluan në Amerikë me rastin e vizitës së Patriarkut Ikumenik Bartolemeu, nga data 1 deri në 6 nëntor 2009, Bollano ka shfrytëzuar takimet me komunitetin grek në Uashington dhe Boston, për të kërkuar mbështetjen e kësaj kauze.Nje burim i konfirmuar ka arritur të sigurojë ekskluzivisht pamjet filmike të një prej këtyre takimeve, ku kreu i OMONIA-s, për 2 minuta e 18 sekonda mban një fjalim të shkurtër lidhur me këtë çështje duke folur me një greqishte të çalë, tregues se ai nuk e njeh mirë këtë gjuhë. lexo me teper »








