Guri i Sizifit i standardeve
Postuar tek Komente me June 30th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pareArritja e standardeve në zgjedhje është shndërruar në gurin e Sizifit për politikën shqiptare. Rrokullisja dhe rënia teposhtë e certifikimit nga ana e ndërkombëtarëve për proces normal votimi, ndodhi sërish, megjithëse kësaj radhe shqiptarët panë se 28 qershori ishte ndër ditët më të qeta në historinë 18-vjeçare të zgjedhjeve pluraliste në vend. Dalja e përfaqësuesve të OSBE, ODIHR, NATO dhe KE ishte padyshim një dush i ftohtë; së pari, për politikën shqiptare, së cilës iu dha të kuptohet se të prekësh normat e një shoqërie të civilizuar e demokratike, nuk mjafton vetëm që ditën e zgjedhjeve të ulen tonet luftarake e të mos ketë incidente gjatë votimit. lexo me teper »









