Fushata dhe studentët e ’91-shit
Postuar tek Komente me May 31st, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pareNjë nga aspektet më interesantë të përleshjes elektorale të radhës, është përpjekja për të përdoruar Lëvizjen Studentore të viteve 1990-1991. Edhe në këtë fushatë, kjo lëvizje po përdoret si dordoleci në arë. Të gjitha palët bëjnë thirrje e gjithkah flitet për përmbushjen e “misionit historik të studentëve”. Udhëheqësit e parisë e paraqesin veten si “dhjetoristë” dhe natyrisht parulla që ato i referohen më së shumti është “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Këtu ka një seri paradoksesh që ia vlen që të diskutohen sado pak, e të ceken shkurtimisht. lexo me teper »









