Arkivi per April, 2009
Shoqata “Çamëria”: Qëndrimi i Berishës, i pakuptimtë
Postuar tek AKTUALE me April 30th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Shoqata “Çamëria” reagoi dje pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha, gjatë vizitës së homologut grek, Kostas Karamanlis, se mes dy vendeve nuk ka çështje të pazgjidhura. Në vlerësimin e shoqatës, kjo deklaratë është e habitshme. “Të gjithë e dinë se ekziston çështja çame dhe ajo ka mbetur pa asnjë zgjidhje konkrete”, thuhet në deklaratën e shoqatës. Kryetari i saj, Ardian Tana, theksoi se Kryeministri Berisha dhe gjithë drejtuesit e shtetit vazhdimisht kanë deklaruar se çështjes çame i duhet dhënë një zgjidhje e domosdoshme. Duke insistuar se qëndrimi i fundit i kreut të qeverisë shqiptare ishte i pakuptueshëm, ata kërkojnë nga Kryeministri Berisha që të qartësojë qëndrimin e tij. lexo me teper »
“BALKAN CAESAR” nga P. Lucas,roman me shumë të vërteta
Postuar tek LETERSI me April 29th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i parePeter Lukas, është një figurë e njohur e gazetarisë amerikane. Për shume dekada, ai ka punuar për gazeta të njohura, si Boston Globe e Boston Herald. Lukas, edhe shkrimtar, është bir emigrantësh shqiptarë që u vendosën në shtetin Masachusets, aty nga fillimi i shekullit XX.Sulmi japonez në Pearl Harbor, dhjetor 1941 e detyroi SHBA-në të hynte në luftën e dytë botërore. Gjatë kësaj lufte, në radhët e ushtrisë amerikane shërbyen edhe shumë shqiptarë. Karakterin e njërit prej tyre sjell Peter Lukas në romanin anglisht,
Balkan Caesar. Nëpërmjet tij, lexuesi njihet me protagonistë të tjerë; me jetën,ngjarjet e rrethanat që i bënë ata të tillë. lexo me teper »
Tensione në Mitrovicë
Postuar tek Kosova me April 29th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Kapriçot e liderëve “vrasin” elektoratin
Postuar tek Komente me April 29th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pareJemi në periudhë tranzicioni për afro 18 vjet por mesa duket e gjithë kjo kohë s’është veçse një “iluzion” i quajtur demokraci. Ajo çka prekim, virtualisht e praktikisht, është veç spektakolariteti kacavjerrës i politikanëve tanë i mishëruar në formën më cipëplasur të një “lufte” të hapur karshi njëri-tjetrit. Ky spektakël i shëmtuar, me temë luftën klanore ndërmjet kaheve politike e aktorëve të saj, është bërë ushqimi bazë i një sistemi goxha të reklamuar siç është demokracia, por në praktikë, në vendin tonë është bërë një ngërç si damar i tkurrur. lexo me teper »
DHE MJEGULLA RA . . .
Postuar tek LETERSI me April 28th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pareDhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta te njerezve.Pothuajse mesnate. Ajo vello e bute nate po mbeshtillte ne krahet e saj cdo egzistence.Ky ishte nje mision i vertete. Nje histori jete! Nje qellim! Por, ce do! Ishte idiot si i tille!Ai vakum i ngrate qe njerezit e quanin shpirt, donte tjeter tyl qe te mbulohej! Donte jorganin e tij te perhershem, thurur me avuj enderrash, e tym duhani. lexo me teper »
ATENTATI KUNDËR MBRETIT ZOG NE VJENE ME 20 SHKURT 1931
Postuar tek HISTORIA me April 28th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Veprimtaria e parreshtur dhe e vazhduar e zhvilluar tani e sa kohë e kishte lodhur Mbretin Zog, aq sa u pa nevoja e një konsultimi mjeksor të plotë. U thirrën nga Vjena për të ardhur në Tiranë Profesor Paul internist e Profesor Degu operator, por këta e këshilluan që do ishte më mirë që” Mbreti të shkonte në’ Vjenë, ku aty kishte mjekë me famë botërore, në këtë mënyrë vendosi të shkojë në Vjenë. Mbreti Zog, mbasi shqyrtoi situatën e brendshme e mori të gjitha masat për rregullimin si dhe qetësinë, pastaj shqyrtoi edhe manovrat jugosllave e greke, që synonin si përherë trazira e shqetësime në vend, dhe mbasi ndaloi shitjen e tokave shqiptare të huajve që si disa Italjanë, etj., duke përfituar nga reforma agrare, kishin blerë disa çifligje dhe ishin përgatitur me blerë toka të tjera shqiptare, kjo u ndalua në formë të prerë, për të mos u shitur toka shqiptare të huaj ve, saqë’ kjo u bë ligj me vendimin e Parlamentit.
lexo me teper »
Sali Berishën dhe Edi Ramën i bashkon ligji 7501
Postuar tek Komente me April 28th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i parePër ligjin nr 7501, në këto 18 vjet, është shkruar shumë herë. Ai është ligj komunist sepse shteti pa qenë vetë pronar, u justifikua që pronën e pronarit legjitim t’ja japë atij që nuk ka pronë fare. Këtë ligj dhe këtë stafetë Sali Berishës ja dorëzoi Ramiz Alia, sipas programit të Katovicës, me porosinë që ai ta vërë në jetë. Ky ligj vazhdon të zbatohet edhe në ditët e sotme. Por dhe Edi Rama deklaroi këto ditë, se sa të marrim pushtetin në 28 Qershor, do ti pajisë të gjithë fshatarët me tapi dhe do ti bëj pronarë sipas ligjit 7501. lexo me teper »
Loja me drejtësinë!
Postuar tek Komente me April 28th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pareSi të gjitha hallkat e çoroditura të këtij qyteti politik, edhe drejtësia është në një krizë: krizë identiteti dhe krizë legjitimiteti. E para, sepse drejtësia në vendin tonë, gëzon një mbështetje fare të vogël në publik. Dhënia e parave nën dorë, është pjesë e pandashme e këtij sistemi, edhe pas rreth 20 vitesh që kurse nis si një sistem gjoja i lirë. E dyta, ka të bëjë me ligjshmërinë. Janë vetë njerëzit e ligjit, ata që nuk zbatojnë ligjin. lexo me teper »
Rruga para zgjedhjeve, shpërdorim
Postuar tek Komente me April 28th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pareVetëm e vetëm sepse kryeministri ka vënë kushtin që Rruga e Kosovës të mbarohet se s’bën para zgjedhjeve të qershorit 2009, ajo duhet të na ketë kushtuar disa qindra mijëra dollarë më tepër, ne shqiptarëve të gjorë-kështu diskutohet nga disa specialistë, por kështu e thotë edhe logjika ekonomike. Vënia e një kushti të tillë është faj, është shpërdorim i fondeve buxhetore. Sa po shkruhet në këtë shkrim,prokuroria duhet ta marrë si një kallëzim penal kundër kryeministrit personalisht, jo më kundër ministrit Basha etj. lexo me teper »







