Nga:Perparim HALILI
Ka afro 7 muaj, që dy të rinj nga fshati Toç i Tepelenës, paraqiten çdo 15 ditë përpara gjykatës së rrethit, sepse janë deklaruar dhe kanë reaguar kundër qëndrimeve e veprimeve antishqiptare, të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, të cilët janë pozicionuar dhe po kontribuojnë intensivisht e hapur, në mbështetje të interesave anti-shqiptare, në bashkëveprim me qarqet shoviniste e ultranacionaliste zyrtare greke. Na duket krejt absurde, që dy shqiptarë, gjykohen nga një gjykatë shqiptare për t’u dënuar, sepse kërkojnë të mbrojnë interesat kombëtare të kombit dhe vendit të tyre, Shqipërisë. lexo me teper »