Leka i II vizitoi Strugën – Stabiliteti në Ballkan interes madhor
Postuar tek AKTUALE me March 31st, 2008 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga:Mehmet LATIFI
Princi i Shqipërisë, Leka Zogu i II, qëndroi për një vizitë private dy ditëshe në Strugë. Me këtë rast,ai zhvilloi takime edhe me autoritetet e komunës së Strugës, kryesuar nga kryetari Ramiz Merko. Gjatë takimit dhe bisedës që zhvilluan në ambientet e hotelit “Drim”, kryetari i komunës, Ramiz Merko e njoftoi Princin Leka Zogu i II, për të gjitha zhvillimet në Strugë.








