Viti 2008 do të jetë vit i Pavarësisë së Kosovës
Postuar tek Uncategorized me December 31st, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Udhëheqësit më të lartë të vendit dhe ata të subjekteve politike kanë uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke shprehur bindjen se viti i ardhshëm – 2008, do të hyjë në histori si vit i njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Urime kanë dërguar presidenti Sejdiu, kryeparlamentari Berisha, mandatari për qeverinë e re të Kosovës, Hashim Thaçi dhe udhëheqës tjerë institucional e partiakë.







