Arkivi per September, 2007

Drama e përjetshme e Hamletiane

Postuar tek Komente me September 11th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Shkruan:Ndue UKAJ

Historia e qytetit danez Halsingor është e gjatë dhe interesante, ajo lidhet me dramën e famshme të quajtur Hamlet. Udhëtimi nëpër qytetin danez Helsingor përshkohet me emocione të ankthshme dhe vërtet i ngjason një drama të thellë, përmasat e së cilës të tronditin në shpirt. Është kjo drama e përjetshme e Hamletit që ka shekuj duke sfiduar mendjet njerëzore. Qyteti i shumëvizituar, me infrastrukturë që përthyhet mes modernes dhe klasikes, i shtrirë pranë detit të ftohtë nordik, në një lartësi lehtë dukshme ka Kështjellën e Hamletit e ndërtuar në fund të viteve 1500 nga mbreti Frederik i II.
lexo me teper »

BETEJA PËR KOALICIONET PARAZGJEDHORE

Postuar tek Uncategorized me September 11th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Nga:Albana ISUFI


Deri pasditen e së martës, gjashtë subjekte politike nga radhët e minoriteteve kanë dorëzuar listat e kandidatëve në Komisionin Qendror Zgjedhor. Ndërkohë, partitë e mëdha politike shqiptare po vazhdojnë betejën për të krijuar koalicione parazgjedhore, para së të përfundojë afati i certifikimit të subjekteve politike. Pragu zgjedhor prej 5 për qind ka bërë që partitë e vogla të lidhin marrëveshje me subjektet politike që konsiderojnë se nuk e kanë problem të jenë pjesë e legjislativit.
lexo me teper »

Kosova i ofron traktat fqinjësie Serbisë

Postuar tek Uncategorized me September 11th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Grupi i Unitetit është duke finalizuar një traktat të fqinjësisë me Serbinë të cilin pala kosovare është e gatshme ta nënshkruajë, është thënë pas takimit të sotëm të këtij grupi.
Sipas prijësit të GU-së, presidentit Fatmir Sejdiu, Kosova është në finalizim e sipër të një dokumenti në formë të një traktati, i cili përmban mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, pas zgjidhjes së statusit.

lexo me teper »

Robërimi i ri i fshatarit

Postuar tek Komente me September 11th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Bashkim KOPLIKU

Po dëgjojmë se shteti do t’u sekuestrojë tokën pronarëve, sepse nuk e punuakan siç i pëlqen kryeministrit; pastaj zbutet, dhe thuhet se do t’u vërë taksa më të larta atyre që e punojnë më pak tokën, dhe më të ulëta, atyre që e punojnë më shumë tokën. E pastaj seç flitet për disa rimbursime pjesore tatimesh për fshatarët, jo “6%”, e jo aq e kaq për qind, kur fshatarët deri tani nuk kanë paguar fare tatime! Nuk merr vesh njeri se ç’po bëhet.
lexo me teper »

Çeku: Serbia, kërcënim i sigurisë në rajon

Postuar tek Uncategorized me September 11th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka akuzuar dje Beogradin si nxitës të trazirave në Kosovë. Çeku tha dje se Serbia vazhdon të mbetet kërcënim serioz për sigurinë në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera demokratike të botës duhet të alarmohen dhe të veprojnë zëshëm ndaj një fryme të tillë luftënxitëse, tha Çeku në fjalimin javor radiofonik. “Kjo tregon se Serbia vazhdon të mbetet kërcënim serioz sigurie për Kosovën dhe mbarë rajonin.
lexo me teper »

Mesazhi kombëtar i Shqipërisë

Postuar tek Uncategorized me September 11th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Burim RAMADANI


I-

Shqiptarët janë faktor stabiliteti në Ballkan, porse në rast të destabilizimit të rajonit, reagimi i tyre do të jetë i përbashkët dhe i drejtpërdrejtë. Ky mund të jetë interpretimi, ndoshta pak më emocional, i reagimit të fundit të shtetit shqiptar përmes kreut të vendit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, të bërë pak ditë më parë në Tiranë. Megjithëse debati mund të jetë i gjatë dhe i ndryshëm rreth asaj se çfarë qëndrimi dhe angazhimi do të mund të kishte Shqipëria, në mënyrë që të jetë lojtar më i drejtpërdrejtë në procesin e statusit të Kosovës, fjalitë e fundit që dolën nga Presidenti Bamir Topi janë më shumë se një sinjal apo mesazh rreth tendencave të ndryshme ndaj pavarësimit të Kosovës.

lexo me teper »

Të dinim të bënim një debat për historinë

Postuar tek Uncategorized me September 10th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Shkruan:Ben ANDONI


Në një debat të duhet të vendosesh në një skakierë të njëjtë, që të debatosh. Pak a shumë, kjo ide e Poperit, do të thotë se në një debat, të duhet të vendosesh në të njëjtën fushë për të ballafaquar, kundërshtuar dhe gjeneruar ide. E fundit, skandali i teksteve, që ka të ngjarë që të mos jetë i vetmi në morinë e gabimeve të pafundme të studiuesve shqiptarë…të tregon interesin e shoqërisë shqiptare për të debatuar për shkollimin e vet.
lexo me teper »

Historia janë ata

Postuar tek Uncategorized me September 10th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Orhan SAKIQI


Historia, sipas fjalorit ta gjuhës së sotme shqipe, është tërësia e fakteve, ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin të kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror a të gjithë njerëzimit… Më poshtë po sjell ca fakte historike që dëshmojnë se kanë qenë të vërteta, që kanë qenë të gjalla, që i përgjigjen realitetit dhe nuk janë të trilluara a të shpikura.

lexo me teper »

Kosova, sfida e Evropës

Postuar tek Uncategorized me September 9th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Bernard KOUCHNER & David MILIBAND


Asnjë evropian nuk mund t‘i harrojë mizoritë që ndodhën në Ballkan gjatë viteve ‘90. Asnjë evropian nuk mund t‘i harrojë skenat e brutalitetit, vrasjes dhe dëbimit. Në momentin kur fati i Kosovës kthehet në fokus të vëmendjes ndërkombëtare, asnjë evropian nuk duhet t‘i harrojë ngjarjet tragjike, të cilat u bënë katalizatorë për intervenimin e komunitetit ndërkombëtar. Sot, ne gjendemi në fazën e fundit të shpërbërjes së Jugosllavisë.
lexo me teper »

A duhen ndëshkuar spiunët në burgjet komuniste?

Postuar tek Komente me September 9th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Bedri ÇOKU

Cilido që ka jetuar diktaturën komuniste dhe “demokracinë” sot, jam i bindur që vë buzën gaz kur dëgjon apo lexon në ndonjë gazetë se : “… spiunët e burgjeve nuk do të dëmshpërblehen” në ligjin, siç thuhet po përgatitet për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë.Në vështrim të parë apo dëgjim të parë, të vjen mirë kur dëgjon një gjë të këtillë: që ndëshkohen spiunët!
lexo me teper »