SHBA: Pavarësia e Kosovës e pashmangshme. Rusia kërcënon me veto
Postuar tek AKTUALE me May 31st, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Versioni i ri i projektrezolutës për Kosovën, i përgatitur nga SHBA-ja dhe vendet e Evropës Perëndimore, është dorëzuar të enjten pasdite në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ky version i projektrezolutës, nuk ndryshon shumë nga ai i 11 majit, kanë bërë të ditur burimet nga OKB-ja.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë riafirmuar të enjten qëllimin e tyre, për ta parë Kosovën si një territor të pavarur – përkundër kërcënimeve të Rusisë për t’i vënë veto çfarëdo rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila e mbështet atë.








