Elitat e shtetit, si stafe ministrash
Postuar tek Uncategorized me March 31st, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga:Lazër STANI
Dy ministrat e fundit të Kulturës kanë befasuar shqiptarët me deklaratat e tyre të javës së parë: ministri i Bujar Leskaj, në javët e para të mandatit të tij shpalli me solemnitet tre kolosët e kulturës shqiptare. Këta kolosë, sipas tij, ishin Moikom Zeqo, Aurel Plasari dhe Zhani Ciko, që të tre drejtues të tri institucioneve të rëndësishme kulturore. Po ky ministër i penduar për deklaratën e tij, disa muaj më vonë pushon nga puna njërin prej “kolosëve”, ndërsa dy “kolosët” e tjerë i ruajnë pozicionet e tyre drejtuese edhe sot e kësaj dite.
Ministri i ri, që pasoi z. Leskaj, Ylli Pango, në deklaratën e tij të parë në një emision televiziv, shpalli edhe ai kolosët e tij, të cilët nuk i quan më kolosë si paraardhësi, por i cilëson me fjalën e bukur frënge “élite”, që në Sociologji përdoret për të treguar një grup relativisht të vogël, që gëzon një status të privilegjuar.
lexo me teper »








