Arkivi per January, 2007

Manipulimet e orës së fundit

Postuar tek Uncategorized me January 31st, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Mimoza DERVISHI


Marrëveshja e 12 janarit u quajt marrëveshja e krizës. Me krizë mazhoranca propagandoi përpjekjet për standarde të opozitës, për të drejtat dhe garancitë e saj për zgjedhje të ndershme. Në pikun e fushatës zgjedhore dhe vetëm 20 ditë larg ditës së zgjedhjeve, jemi kthyer tani te kriza e marrëveshjes. Opozita vazhdon akuzohet se kërkon veç bllokimin dhe nuk do zgjedhje, por vetëm në harkun kohor të një jave, faktet flasin se është Partia Demokratike ajo që, jo vetëm është e frikësuar nga zgjedhjet, por po përdor gjithë metodat e pandershme të minutës së fundit për t‘i manipuluar ato.
lexo me teper »

Lokalet: Ish-pronarët, të tradhtuar

Postuar tek Komente me January 31st, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Bashkim KOPLIKU

Prapë ish-pronarët ndodhen para një tradhtie, para një braktisje të programuar në programin elektoral të një kandidati berishist për kryetar bashkie: programohet që toka t’u shitet privatëve, pa u kryer kompensimi i premtuar për ish-pronarët. Kandidati që ka këtë program, nuk e ka hallin fare tek të pastrehët: ata veçse i shërbejnë si mjet për të kaluar tokën shtetërore në duart e mafjes së ndërtimit. E kjo bëhet pas premtimeve pompoze të berishistëve, se ata do të ndërprisnin “keqpërdorimin e tokës që bënë socialistët, të cilët gjatë 8 vjetëve, nuk bënë asnjë kompensim ligjor për ish-pronarët e tokave, vetëm mashtrime klienteliste, ku përfituesit e vërtetë ishte mafja e tokave”.

lexo me teper »

“FJALET E ATDHEUT” TE POETES ENTELA SAFETI

Postuar tek Poezi me January 30th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Atdheu per ne shqiptaret gjithmone perben thelbin e qenies sone.Ai historikisht mbetet simboli yne,pavarsisht nga rrethanat historike ku ndodhemi.Kesisoj midis shqiptarit dhe Atdheut zor se mund te besh dallime te rendesishme.Edhe poetja e kesaj poezie ka qene,eshte dhe mbetet nje pjese e pashkeputur e ketij realiteti qe realisht nuk perben nje idealizem te vecante.”Fjalet e Atdheut” mbeten per kedo fjale te shpirtit e te zemres,prandaj stafi,jo paqellim perzgjodhi kete poezi duke shpresuar se do te mirepritet nga lexuesit.
lexo me teper »

Një betejë për mbijetesë

Postuar tek Uncategorized me January 30th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Gjergj EREBARA


Fushata elektorale u “pasurua” gjatë fundjavës me përleshjet fizike mes mbështetësve të të dy palëve dhe zbardhjen e disa prej skemave që parashikojnë tensione të mëtejshme, për faktin e thjeshtë se këto zgjedhje vendore mund të jenë përcaktuese për jetëgjatësinë e Berishës në pushtet nga njera anë, ose për jetëgjatësinë e Ramës në anën tjetër.
Nga të dy, duket se Berisha i ka pak më të ngatërruara punët. Me certifikatat dhe zëvendësministrin e urdhrave të çuditshëm, si dhe me aftësinë për të krijuar lidhje propaganduese, në rast se humbasin zgjedhjet, socialistët gjithsesi mund të deklarojnë se zgjedhjet u manipuluan, për të futur vendin në zgjedhje të parakohshme, ku variabla të tjera do të jenë në lojë dhe ku akrobacia Dushk që solli Berishën në pushtet një vit e gjysëm më parë, mund të funksionojë për krahun e kundërt.

lexo me teper »

Simbolet e Shtetit të Kosovës

Postuar tek Uncategorized me January 30th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Shkruan: Aziz SEFEDINI

Ikona e kombit shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, pjesë e kulturës Evropiane, punoi në të gjitha rrafshet duke sakrifikuar edhe jetën e vet për realizimin e ëndrrës shekullore të popullit të Kosovës për Shtet të Pavarur dhe Sovran. Njeriu i madh i veprave të mëdha, gjithmonë para miqve të mëdhenj të popullit të Kosovës doli me projekte të gatshme për Pavarësinë e Shtetit të Kosovës. Asnjëherë duarkryq, por gjithmonë me të dhëna dhe argumente për projektet e ofruara. Me dhuntitë natyrore të refuzimit artistik të gjërave të cilat do të dëmtonin aspiratat e popullit, ishte dominues në çfarëdo rrethanash.

lexo me teper »

KOSOVA PAS STATUSIT FINAL

Postuar tek Uncategorized me January 30th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Janusz BUGAJSKI

Ndërsa momenti i së vërtetës po afrohet për Kosovën, tashmë ka ardhur koha të shihet ndikimi që vendimet ndërkombëtare do të kenë për të ardhmen e Ballkanit. Në thelb, SHBA-të dhe BE-ja do të kenë nevojë të balancojnë destabilitetet e fuqishme që shtohen nga statusi final i Kosovës. I dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin, Marti Ahtisari, është duke prezantuar raportin e tij për Kosovën te Grupi i Kontaktit. Ka mundësi që zgjidhja e tij të jetë “pavarësi e mbikëqyrur”, nëpërmjet së cilës NATO-ja dhe BE-ja do të kontrollojnë sigurinë e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa Prishtina do të marrë shumicën e funksioneve të tjera qeveritare.

lexo me teper »

Çeku apelon per pergjegjshmeri,qetesi dhe unitet

Postuar tek Uncategorized me January 29th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Pakoja e kryendërmjetësit Marti Ahtisaari, sipas kryeministrit Agim Çeku, do të hapë perspektivën e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Në fjalimin e rregullt javor në Radio Kosovë, ai tha se “Kosova është në ethe”, në pritje të dy shkurtit, kur Ahtisaari do të sjell në Prishtinë propozimin për statusin. Kryeministri apeloi tek qytetarët dhe politikanët që të tregohen të përgjegjshëm, të ruajnë unitetin dhe qetësinë.
lexo me teper »

Katër Opsionet e Statusit të Kosovës

Postuar tek Uncategorized me January 29th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edona HAJRULLAHU dhe Nue NIKOLLA


Statusi i ardhshëm i Kosovës, gjatë periudhës së fundit është bërë një ndër temat më të biseduara në diplomacinë ndërkombëtare.
“Statusi” është një term i cili përmendet gjithkund dhe nga gjithkush, duke filluar nga personalitetet elitë të qeverisë e deri te të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë sonë.

Kosova është pjesa e fundit e enigmës, që kur ish-Jugosllavia filloi të shkatërrohej.
lexo me teper »

Kosova, zaret u hodhën

Postuar tek Uncategorized me January 29th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Shkruan:Ben ANDONI


Pa u tharë mirë deklaratat e aktorëve politikë serbë, komuniteti ndërkombëtar iu drejtua Kosovës. Rezoluta e miratuar në mesjavë në Këshillin e Evropës në Strasburg ka hequr pikën 4, e cila fliste për pavarësinë. Kjo ka ndodhur falë insistimit në grup të deputetëve grekë, rusë, qipriotë, azerbajxhanas dhe serbë. Edhe pse rezoluta ka vijuar me faktin se do të jetë Marti Ahtisari, kryenegociatori që do të paraqesë propozimin, pika më e nxehtë për pavarësinë e propozuar nga Lord Rusell-Johnston është hequr.

lexo me teper »

Një obituar pa lavdi për fundin e KOP-it

Postuar tek Uncategorized me January 29th, 2007 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Gjergj EREBARA


Ajo çfarë u paraqit si një “një grup ekspertësh”, një grup udhëheqësish të rinj dhe që u panë si shpresë për kalimin në një politikë normale pa sharje dhe pa atë që e kemi inflacionuar si “gjuha e urrejtjes”, u frynë, u përdorën dhe së shpejti do të harrohen, si një grup rinorësh që në pak muaj u sollën po aq keq sa oligarkët, dhanë një shembull të keq në angazhimin e të rinjve dhe “teknicienëve” në qeverisjen e vendit.
Pasi u prezantuan si njerëz që kishin bërë karrierë të suksesshme në institucionet ndërkombëtare, si ekspertë të zotë në fushat përkatëse dhe para së gjithash, si njerëz me mentalitet të hapur, plot me ide novatore, të fundit përfaqësues të tyre në qeveri, pritet të largohen së shpejti dhe pa shumë zhurmë.

lexo me teper »