Arkivi per December, 2006

Hyjmë me krizë në 2007-ën,dështon marrëveshja PD-PS!

Postuar tek Uncategorized me December 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Nga:Aulon MEHDIU


Mazhoranca dhe opozita e kanë mbyllur me mosmarrveshje dhe me një krizë absurde vitin 2006 dhe kështu po hyjnë edhe në 2007-ën! Marrveshja e bërë mbrëmjen e djeshme, rezistoi jo më shumë se 120 minuta dhe kjo për arsye se palët shfaqën interpertime të ndryshme për pikën e parë të marrëveshjes. Nënshkrues ishin përkatësisht Ilir Rusmajli për të djathtët dhe Ben Blushi për të majtët.

lexo me teper »

BE do te udheheqe nderkombetaret ne Kosove pas statusit

Postuar tek Uncategorized me December 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Bashkimi Evropian, i cili do tё udhёheqё praninё e ardhshme civile ndёrkombёtarё nё Kosovё do tё ketё fuqi ekzekutive nё disa fusha.Drejtuesi i ekipit planifikues tё BE-sё nё Kosovё, Casper Klynge thotё pёr median se Bashkimi Evropian do tё ndёrhyjё nё vendimet e autoriteteve kosovare, nё qoftё se kёto tё fundit shkelin marrёveshjen pёr zgjidhjen e statusit tё Kosovёs, nё veçanti nё fushёn e rendit dhe ligjit dhe tё drejtat e pakicave.

lexo me teper »

Viti i Ri po troket me atmosfere festive

Postuar tek Uncategorized me December 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nata e nderimit te viteve ka sjelle edhe kete vit magjine dhe entuziazmin e perhershem.

Mes dritash ngjyrat e dhuratash pritet 2007-ta.

Ne shtepi apo ne lokale, kush me me shume e kush me me pak mundesi ekonomike te gjithe perkushtohen te bejne dicka ndryshe per naten e fundit te vitit per te kenaqur veten e te afermit.

Nje nga festat me te rendesishme e me te festuara sidomos per shqiptaret ka sjelle edhe kete vit te njejtat ritme te gjalleruara ku paraditet zhurmonin nga pergatitjet per te pritur darken qe mes dritash pret Vitin e Ri.

lexo me teper »

Vlera e dinjitetit njerëzor

Postuar tek Uncategorized me December 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Albert ZHOLI


Barbarizmat e tmerrshme të kampeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk ishin as fillimi e as fundi i cënimit të dinjitetit të njeriut. Po të shohim të shkuarën, edhe të tashmen, përfundimi është i qartë: “Rruga e poshtërimit dhe e dhunimit të dinjitetit” është e gjatë dhe mjaft e rrahur. Por dhunimet e dinjitetit të njeriut nuk kufizohen vetëm me aktet barbare që kanë njollosur historinë njerëzore. Shpesh ato shfaqen shëmtuar edhe në forma të papërfillshme. Mendoni pak për një fëmijë që e tallin për ndonjë mangësi fizike. Ose për emigrantin që e tallin për zakonet e tij të “huaja”. Dhe pse jo, mendoni pak për uljen e dinjitetit të kthyer në një armë njerëzore, me të cilën mendohet se njerëzit bëhen të pathyeshëm dhe potentë.

lexo me teper »

Domosdoshmëria e ndryshimit të vijës politike

Postuar tek Uncategorized me December 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Shkruan:Donat SYLA


Entuziazmi që kishte kapluar qytetarët shumicë të Kosovës gjatë këtij fillim viti, se viti 2006 do të ishte viti final për të ardhmen e shtetit të ri-Kosovës, filloi venitjen nga gjysma e tij dhe tashmë kur jemi në ndërrim të mot-moteve ai entuziazëm është shuar fare.

lexo me teper »

Karuzel

Postuar tek Uncategorized me December 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Selim BELORTAJA


Mbyllja e vitit na krijon vetiu ndjenjën e një cikli e një rreth-rrotullimi. Është e natyrëshme që në një xhiro të tillë rrethore të zgjasësh qafën e të kërkosh pika referimi e orientimi. Që të kuptosh së paku në se, ai që lëviz është ambjenti e jeta përreth, apo thjesht jemi ne vetë që vijmë vërdallë rreth ndonjë boshti fizik a virtual. Apo lëvizin të dyja bashkë? Në se është kështu, po si lëvizin xhanëm? Ashtu kot-më-kot, në një rrotull të përvitshme, të sheshtë e monotone? Apo mos vallë, bashkë me rreth-xhirimin pësojnë edhe ndonjë zhvendosje vertikale, domethënë shënojnë ndonjë hap në të quajturin “progres shoqëror” (fjalën “regres” as që duam ta mendojmë)? Dhe së fundi, a mundemi ne në fakt të shquajmë e zbërthejmë këtë sistem referencash …. e orientimi, ose më thjesht akoma, a e kemi ne atë shqisën që të lexojmë e ndajmë së paku progresin nga regresi, ngjitjen nga zbritja, përmirësimin nga përkeqësimi e gremisja?

lexo me teper »

Berisha mbledh aleatët, nuk kundërshtohet asnjë variant

Postuar tek Uncategorized me December 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Menjëherë pas negociatave mes dy palëve, Kryeministri Sali Berisha mblodhi mbrëmë në një nga sallat e Kuvendit të gjithë krerët e koalicionit qeverisës.

Burime nga ky takim deklaruan dje se takimi ishte thjesht informues, ku kreu i ekzekutivit kishte njoftuar për ecurinë e negociatave të deritanishme.

Të njëjtën gjë, Berisha ka bërë edhe me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërkohë që edhe drejtuesit e partive te koalicionit kanë zhvilluar mbledhje të veçanta me grupet e tyre parlamentare.

lexo me teper »

DY KONCEPTET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Postuar tek Uncategorized me December 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Ramush TAHIRI


Mbas vdekjes së liderit të saj karizmatik dhe presidentit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës si edhe çdo lëvizje tjetër e madhe në t’kaluemen, nisi me u përça. Vrojtuesit dhe analistët politik nuk janë të nji mendje se ku ka me përfundue kjo ndamje. Disa mendojnë se Lidhja Demokratike ka me u ruejt si parti e madhe, të tjerët mendojnë se ka me u frakcionue e ka edhe asi që mendojnë se ka me u nda në dy grupime pak a shumë të barabarta. Ata ma skeptikët parashohin që kjo parti do të shpërbëhet dhe anëtarësia do të shpërndahet nëpër partitë e tjera apo në copat e mbetuna nga LDK-ja.

lexo me teper »

Çmime të larta dhe absurde qeveritare

Postuar tek Komente me December 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Bashkim KOPLIKU

U bënë të zakonshme fjalët e qeveritarëve për çmimet e larta në periudhën e festave të fundit të vitit—ka nja tetë vjet që sikur janë bërë sterotipe: s’ka ndryshim fare! Por sivjet doli një zëvendësministër finance ndryshe, e ia futi edhe më kot se vitet e tjera: “do të dërgojmë inspektorët e tatimeve që t’i detyrojnë tregtarët të paguajnë tatimin e fitimit, gjë që do të bëjë që mos të ngrenë çmimet”! Zor të gjendet ndonjë ekonomist tjetër në botë, që të synojë të ulë çmimet duke rritur tatimet!
lexo me teper »

Fatmir Sejdiu “ngrin” postin e kreut të LDK-së

Postuar tek Uncategorized me December 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Presidenti i Kosovës ia lë partinë numrit dy të saj dhe kryesisë


Pas shumë debatesh, Presidenti Fatmir Sejdiu ngriu postin e tij më të ri, atë të kryetarit të LDK-së, duke vepruar kështu si paraardhësi i tij, Ibrahim Rugova. Sejdiu në fakt nuk e pati dhe aq të vështirë mbajtjen e dy posteve. Opozita e drejtuar nga Hashim Thaçi heshti gjatë gjithë kohës, edhe pse në kohën e Rugovës ishte ajo që e detyroi UNMIK-un të ushtronte presion mbi Presidentin. “Unë kam bërë një pezullim të ushtrimit të funksionit të kryetarit të LDK-së, duke pasur parasysh dispozitat kushtetuese dhe do të jem i angazhuar drejtpërdrejt në pozicionin e kryetarit të Kosovës, për të vazhduar me kontributin e tij në procesin e statusit dhe punëve të tjera në baza ligjore dhe kushtetuese”, tha Sejdiu.
lexo me teper »