Arkivi per November, 2006

Keqpërdorimi i lirisë

Postuar tek Uncategorized me November 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Besnik KRASNIQI


Pas shtatë vjetësh të vendosjes së paqes në Kosovë i treguam botës se populli ynë ende vazhdon të ketë vështirësi me lirinë. Me këtë liri, e cila po gëzohet falë përpjekjeve të gjithanshme të po këtij populli, e kurorëzuar pas luftës çlirimtare dhe ndërhyrjes së NATO-s. Dhe, tash po ngjet që të kemi probleme po me të. Probleme të mëdha bile, për çka dëshmuam në Ditën e Flamurit.

Problemet me lirinë u panë që në fillim të shijimit të saj. Ato na përcollën në këto shtatë vjet dhe po vërehen edhe tani, e, siç po shihet, do të na përcjellin edhe për shumë kohë.

lexo me teper »

Paniku Rama dhe ikje-ejat e Nanos

Postuar tek Uncategorized me November 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Bujar Xh.RAMA


Pasi ka fituar “i vetëm përballë vetes” në garimin për kandidaturën e kreut të Bashkisë së Tiranës,Edi Rama,njëherësh dhe kryetar i PS-së,ka nisur procesin e “demokratizimit” brenda aleancës së majtë për gjetjen e “gjuhës së përbashkët”,duke filluar nga baza.Kjo gjuhë, më pas “do të merret në konsideratë shkallë-shkallë”.Po s`ndodh realisht brenda PS-së në veçanti dhe të majtës në përgjithësi. Kuptohet që Rama ndodhet nën presionin e fitores me patjetërsi të PS-së,pasi në të kundërt ,kanoset seriozisht qenësia e tij në krye të selisë rozë. Lëvizjet e fundit të kreut socialist,retorika e tij në dukje e qetë, të krijojnë përshtypjen e një moderatori babxhan që,për hir të fitores,mund të pranojë gjithçka të ofruar nga tryezat e përbashkëta të opozitës,por pas kësaj suaze fshihet frika e vërtet për humbje të shumëfishta.
lexo me teper »

Austriakët e Raiffeisen grabitin shqiptarët

Postuar tek Komente me November 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Bashkim KOPLIKU

Po, edhe austriakët e Raiffeisen (Rajfaijzen) duket i kemi infektuar me ambientin tonë shqiptar, të moszbatimit të ligjit dhe të korrupsionit.Mund të jenë mijëra klientë, që banka Raiffeisen u ka hequr interesat e parave që kishin futur (depozituar) si klientë të Bankës së Kursimit (BK)—kjo e fundit u privatizua nga Raiffesen. Mendojmë se jemi para një skandali, një grabitjeje që u bëhet shqiptarëve nga një bankë prestigjioze, e huaj. Shpresojmë se ky shkrim do të arrijë veshët e Bankës së Shqipërisë e të autoriteteve të tjera të shtetit, mbase dhe të Prokurorisë Shqiptare, meqë duket se jemi para një grabitjeje që arrin shuma të mëdha. Gjithashtu, shpresojmë se drejtoria qendrore e Raiffeisen në Austri, do të marrë masa urgjente për eliminimin e pasojave të këtij skandali në Shqipëri, duke u kompensuar humbjen klientëve shqiptarë.
lexo me teper »

Pse nuk u përdor Flamuri i Dardanisë për festën e 28 Nëntorit?

Postuar tek Uncategorized me November 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Bajrush MORINA


Edhe këtë vit u shënua Festa e 28 nëtorit, Dita e Flamurit në Shqipëri dhe në Kosovë. Edhe këtë vit pati përurime dhe manifestime kulturore anembanë trojeve etnike shqiptare. Këtë vit Skënderbeu erdhi edhe në Shkup, ndërkaq një lapidar i Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së u përurua edhe në Tiranë.

Duke mos i mbitheksuar “dallimet” politike të këtyre përurimeve me vlera dhe karakter kombëtar (në Shkup ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e BDI-së e jo edhe të PDSH-së, ndërkaq në Tiranë ishin të pranishëm vetëm zyrtarët e PDK-së e jo edhe të Qeverisë së Kosovës apo të partive të tjera politike të Kosovës) mund të thuhet se 28 Nëntori i këtij viti u përshkua edhe me ankthin e pritjes për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe u shënua edhe me protesta të lëvizjes “Vetëvendosja”.
lexo me teper »

Ankthi i votës në Kuvendin e LDK-së

Postuar tek Komente me November 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Çfarë pritet të ndodh në Kuvendin e LDK-së më 9 dhjetor ? Cilat janë karakteristikat e kandidatit dr. Fatmir Sejdiu? Lobuesit e kandidatit Nexhat Daci? Faktorizimi dhe kandidatura e Alush Gashit? Cilat janë takimet e ditëve të fundit të kandidatit Ali Lajçi?

Më 9 dhjetor pritet të organizohet Kuvendi i Përgjithshëm i partisë më të madhe në Kosovë, dhe do të zgjidhet kreu i saj. Aty do të merret edhe vendimi i madh lidhur me politikën, udhëheqjen, dhe të ardhmen e LDK-së. Do të hartohet politika, strategjia për t’u përballur me sfidat e ardhshme. Por, se a do të mund ndodh ndonjë “prapaskenë” dhe forma të parregullta gjatë procesit zgjedhor? Aktualisht nuk duket se ka ndonjë shans që brenda kësaj partie të manipulohen rezultatet e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ose të ketë vjedhje votash. Aty do të ketë vëzhgues si nga OSBE-ja, nga NDI-ja amerikane, dhe pritet që në sallë të mbledhjes të jenë prezent forca të shumta të sigurisë.
lexo me teper »

Republika e asfaltit

Postuar tek Uncategorized me November 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Nga:Redi SHEHU

Shtresa të vjetra asfalti dhe dheu gëlthasin nën peshën stërmadhe të rrulit gjigant që sapo ngjiste sipër lustren e re fringo të asfaltit të nxehtë, duke ua mbyllur “gojën” dhe njëkohësisht duke fosilizuar dëshminë trishtuese të tyre si një e kaluar e mjeruar infrastrukturore. Trotuare në arratisje që kanë humbur kuptimin e tyre nga gërmimet e një spartakiade makinerish ngjyre luledielli që kanë zhveshur koren e tokës duke nxjerrë dheun e kuq në të errët i cili u ngjitet takave të kalimtarëve duke i shoqëruar besnikërisht deri tek dera e shtëpisë dhe në shumë raste duke u bërë mysafir i padëshiruar i një shtëpie të pastër e të rregullt.
lexo me teper »

Shkup, tubim madhështor për Skënderbeun

Postuar tek Uncategorized me November 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Përurohet shtatorja e Heroit Kombëtar në kryeqytetin maqedonas

Në Çarshinë e Vjetër, në Shkup, u përurua dje përmendorja e Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Në ceremoninë solemne, që filloi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar shqiptar, merrnin pjesë dhjetëra mijë qytetarë nga të gjitha zonat e Maqedonisë, Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Ishin të pranishëm dhe përfaqësues të institucioneve të larta të vendit, subjekteve politike, zyrave diplomatike, organizatave qytetare etj. Përmendoren e zbuloi një grup i Këshillit organizativ të ngritjes së përmendores së Skënderbeut, ndërsa programi artistik u hap nga aktori Xhevat Limani, i cili interpretoi vargjet e njohura të Naimit për kthimin e Skënderbeut në Krujë.
lexo me teper »

Platforma tinëzish të Veton Surroit

Postuar tek Uncategorized me November 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Sulejman ALIU


Pas të gjitha përpjekjeve të suksesshme për çorientimin e energjive të vullnetshme, në radhë të parë të popullit të varfër e të papunë të Kosovës, pastaj dhe të pjesës së shëndosh të klasës politike e institucionale të saj, si dhe pas nënshtrimit të plotë e shërbyes të PDK-së në favoret e tij krejtësisht anësore, në pamje të parë, por thelbësore për tronditjet e pareshtura të bërthamës së çështjes më historike të Kosovës, lideri i partisë reformiste ORA, Veton Surroi, nxori dhe vazhdon të nxjerrë platforma tinëzish të tij të njohura për të shembur e dërrmuar çdo vullnet qendror institucional e popullor për të ardhmen e Kosovës.

lexo me teper »

Duhet ndalur sa me pare misioni antishqiptar i Janullatosit

Postuar tek Uncategorized me November 28th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

At Nikollë Marku:Ne po greqizohemi; Janullatos jo misioner fetar, por agjent i shovinizmit grek!


Kanë nisur konfliktet në Kishën Autoqefale Shqiptare, pas emërimit si metropolit i disa qyteteve të jugut të Shqipërisë të një kleriku të lartë grek. Ka qenë At Nikolla Marku i Elbasanit, i pari klerik ortodoks që ka kundërshtuar në mënyrë të hapur vendimin e kryepeshkopit Anastasios Janullatos. At Nikollë Marku ka pranuar për gazetarët se Janullatos me veprimet e tij po greqizon totalisht Kishën Autoqefale Shqiptare. “Ajo tashmë është kthyer në një filial të Kishës Greke në Tiranë.
lexo me teper »

28 Nendori si festë jopolitike

Postuar tek Uncategorized me November 28th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Kur mbas vitit 1912 nisi të ndërtohej Shteti i ri shqiptar, ajo pjesë e patriotëve që kishin luftue ndër male dhe kishin derdhë gjak për me shporrë turkun, që ishin dëbue dhe burgosë prej halldupit, ishin të pakënaqun dhe të revoltuem për nji pjesë ish-memurësh të sulltanit që ishin kthye në atdhe dhe menjiherë me lugë në brez kishin hy në administratë tue marrë poste e ofiqe.
Të parët akuzojshin të ardhunit prej jashtë se shumë prej tyne kishin hangër pilafin dhe jahninë e Sulltanit deri në lugën e fundit, e kur kishin pa se po mbaronte kishin ndërrue sofër. I akuzojshin se e flitshin shqipen shatra-patra, se s’kishin ndjenja të mirëfillta kombtare, se ishin reaksionarë, fanatikë etj.

lexo me teper »