Arkivi per October, 2006

Referendumi “Koshtunica”, dëshmi e vazhdimësisë së konfliktit

Postuar tek Komente me October 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Zef AHMETI

Me gjithë paralajmërimeve se referendumi serb për kushtetutën, ku Kosovën e kanë inkorporuar si pjesë e pandashme të saj, nuk do të ketë “ndikim” për të ardhmen e Kosovës dhe vendosjen e statusit të saj, duhet shikuar me thellë se sa vetëm ajo që është interpretuar deri më tani. Referendumi i 28 dhe 29 tetorit do të hyjë në historinë serbe por edhe të Kosovës, deshëm apo jo. Dhe kjo për dy arsye: tendenca serbe që paraprakisht, në vrullin kryesor të bisedimeve Kosovë-Serbi, dhe kur mandatari Ahtisari kishte vendosur që të japë rekomandimet e tija, fillon një ofensivë serbe për ta mënjanuar dhe shtyrë çdo formë të pavarësisë së Kosovës.
lexo me teper »

Topi: Mazhoranca do të përdor kartonat për miratim të ndryshimeve kushtetuese!

Postuar tek Politike me October 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Bamir Topi, u shpreh sot se në rast se opozita nuk ofrohet për një kompromis në mënyrë që të arrihet një konsensus për të patur një Reformë Zgjedhore sa më normale, atëherë mazhoranca do të jetë e gatshme të përdor kartonat në kuvend për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Gjatë një konference për shtyp, zoti Topi u shpreh se sot është data që shënon fundin e afatit të përgatitjeve të Reformës gjedhore, ndërkohë që sipas tij nuk është arritur asgjë konkrete. Ai ka akuzuar opozitën se nuk po jep konsensusin e duhur në këtë pikë dhe se mazhoranca nuk ka ndërmend të pres pafundësisht. “Ne nuk mund të presim më që opozita të na jap konsensus. Reforma Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të domosdoshme.
lexo me teper »

Me 76 vota pro kalon rezoluta për krimet e komunizmit

Postuar tek Politike me October 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Mazhoranca voton projektligjin pa votat e opozitës. Socialistët braktisin seancën

Nga:Eva GJURA

Me 76 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka miratuar dje projektligjin për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri. Në votim nuk ka marrë pjesë opozita, e cila edhe dje ka bojkotuar punimet e seancës parlamentare. Sipas Majkos, shkak i këtij bojkoti edhe këtë herë ka qenë Kryetarja Topalli, e cila, sipas tij, vazhdon të tensionojë situatën gjatë drejtimit të seancave parlamentare. Pas largimit të opozitës Kryetarja e Kuvendit i ka vazhduar punimet e seancës parlamentare normalisht, duke filluar me rendin e ditës. Pas diskutimit të gjatë që ka bërë Kryeministri Berisha, i cili ka renditur edhe një here disa nga krimet e luminizmit dhe disa nga arritjet e qeverisë së tij në luftën ndaj krimit.
lexo me teper »

BE – NATO, rruga e mundimeve

Postuar tek Uncategorized me October 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Vangjush SARO


Këtë herë, ashpërsimi i luftës politike në prag dhe për shkak të fushatës së ardhme elektorale, ceku paq edhe OSBE-në. Nuk është e para herë që PS, sikundër edhe partnerët e krahut të djathtë, grinden me organizatat ndërkombëtare. Sapo që iu cënohen interesat apo iu prishen planet, shtabet politike nuk ia përtojnë të ndotin të tjerët me baltën e sherreve të tyre. Mirëpo ndërkaq, zgjedhjet shkojnë e vijnë. Ata që dinë më shumë se ne, dhe që fundja kanë edhe në dorë më shumë se ne, vënë ndonjë notë për standartet, vënë (doemos) edhe sanksione. Shija e hidhur e konfliktualitetit (jo gjithmonë të arsyetuar) mbetet në realitetin gri e të trazuar, të cilin e vështron elektorati i hutuar, e vështrojnë edhe partnerët ndërkombëtarë.
lexo me teper »

Krimet e komunizmit, PS – në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës

Postuar tek Uncategorized me October 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Edhe pse pranohet në parim rezoluta e Këshillit të Evropës mbi komunizmin, lidershipi socialist ka planifikuar të paraqesë një version shumë të zbutur, duke konsideruar vetëm që Hoxha ka qenë ish-udhëheqësi komunist i Shqipërisë, por duke mohuar nga ana tjetër, se ka qenë ai autori i inicimit të luftës së klasave që mbolli vrer e mllef mes shqiptarëve

Kuvendi pritet që të miratojë në seancën plenare të pasdites se sotme, një

rezolutë që dënon krimet e kryera gjatë diktaturës komuniste. Ndryshe nga demokratët socialistët, ashtu siç edhe në fakt mund të parashikohej janë mjaft të dyzuar në lidhje me vlerësimin që duhet të ketë ndaj diktatorit të fundit stalinist në Evropë, Enver Hoxha.
lexo me teper »

Kushtetuta serbe: Reagime nga Kosova

Postuar tek Uncategorized me October 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Grupi negociator i Kosovës u shpreh sot se, miratimi i kushtetutës serbe, nuk do të ketë ndikim në përcaktimin e statusit final

Grupi negociator i Kosovës, shprehet me keqardhje për pjesëmarrjen masive të serbëve të Kosovës në referendumin për kushtetutën e Serbisë e cila në preambulën e saj, Kosovën e përcakton si pjesë integrale të Serbisë.
lexo me teper »

SHBA: Greqi, kujdes personave me etni shqiptare

Postuar tek Uncategorized me October 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Në raport përmendet termi “grupe të minoritetit etnik” dhe jo emigrantë.


Për herë të parë në një raport zyrtar amerikan përdoret termi minoritet shqiptar në Greqi duke tronditur papritmas politikën e jashtme të fqinjit tonë jugor. Ambasadori i SHBA-së pranë OSBE-së, Cliford Bond, gjatë një takimi vjetor të organizatës në Varshavë, i ka bërë thirrje Greqisë që të bëjë kujdes në trajtimin e personave me etni shqiptare. “Trajtimi i personave që u përkasin grupeve minoritare etnike shqiptare, maqedone dhe turke në Greqi mbetet një problem konstant”, – thuhet në raportin e përgatitur nga përfaqësuesi amerikan.
lexo me teper »

Sokol Olldashi dhe Fatos Nano, takim koke me koke ne Durres

Postuar tek Uncategorized me October 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi dhe ish-kryeministri i fundit i socialistëve, Fatos Nano janë pare dje të kenë biseduar për një kohë të gjatë në një lokal të Durrësit, të paktën deri rreth orës 24.00.

Sokol Olldashi dhe Fatos Nano kanë qëndruar në lokalin “Zemus” pranë “Dy Kitarave” në rrugën që të shpie për në Currila, pranë vendit që njihet si “Bërryli”.

lexo me teper »

Dekomunistë apo kleptokomunistë?

Postuar tek Komente me October 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Plator NESTURI

Teksa rifilloi në parlament telenovela me spiunë
dhe fantazma të komunizmit, nuk mund të mos të kapte një ndjenjë bezdie si në rastin e atij filmi të stërparë e pa shije përfundimin e të cilit e di prej kohësh. Ca më keq akoma kur në rivënien në skenë pas 12 vjetësh, shikon se janë po ata aktorë të dikurshëm, por tashmë me më tepër rrudha, që vijojnë të stonojnë me deklamimet e tyre dhe ku shfaqjes as nuk janë munduar t’i shtojnë ndonjë efekt të ri special. Në këtë show-lëtyrë ku gjëja më e re është se edhe pas 15 vjetësh në sistemin pluralist, spiunët, agjentët, bashkëpunëtorët apo kushedi ç’lloj titujsh të tjerë, janë ende me shumicë në parlament, pa dallim krahësh e ngjyrash, ajo çfarë përbën habi është fakti se si ka mundësi që i besojmë ende politikës shqiptare.
lexo me teper »

Bregu: Opozita të bashkëpunojë për procesin zgjedhor

Postuar tek Uncategorized me October 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare




Kryetarja e delegacionit të Parlamentit shqiptar në Parlamentin Evropian përcjell mesazhin e Strasburgut


Nga:Eva Gjura


Opozita duhet të ofrojë seriozisht bashkëpunimin e saj për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ky ka qenë mesazhi që ka marrë në Strasburg në takimin e 13 ndërparlamentar, delegacioni i Parlamentit shqiptar. Kryetarja e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Majlinda Bregu, gjatë një konference për shtyp ka informuar opinionin mbi këtë takim, duke u shprehur se Parlamenti Evropian ka kërkuar që për ndryshimet në reformën zgjedhore të ndiqen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
lexo me teper »