Arkivi per September, 2006

Pavarsia e Kosoves kusht per shmangjen e krizave Ballkanike

Postuar tek Komente me September 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Ismet HAJRULLAHU

Tani kur për të ardhmen e Kosoves po diskutohet ne KS te Kombeve te Bashkuara, kur Kosova po hamendet ndaj besueshmerise se grupit te ashtuquajtur i “Unitetit”, i cili në të vertet i ka shuar partitë pjesmarrëse ne kete grup dhe ka krijuar nje realitet te ri , realitet që konsiston ne krijimin e dy blloqeve politike: në atë pro negociatave dhe në atë të vetvendosjes. Është më se e vertetë qe Grupi i Unitetit me veprimet e tij gjatë negociatave deri më tani ka lenë shumë shtigje për mosbesim apo me mirë të themi për dyshime.

lexo me teper »

Oreksi i dëmshëm i të majtëve

Postuar tek Komente me September 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Bujar ORIZAJ

“Socialistët janë si Kristofor Kolombi, nisen pa e ditur se ku shkojnë, kur arrijnë, nuk e dinë se ku janë. E gjithçka me paratë e të tjerëve!” – Sir Wiston Cherchill. Aq e vërtetë është kjo thënie e këtij burri të madh anglez; saqë nuk i heq apo shton dot një fjalë të vetme. Megjithatë, ne do të guxojmë dhe në vend të fjalës: socialistët “nisen” do të vëmë fjalën “kërkojnë”. Që në fillim, kur çetës së Skënder Gjinushit që e drejton nga zyrat e Ylberit, se në ato të bashkisë, vali e kadi është “topi i basketbollit” i Edvin Ramës, transmetuesi Shalsi, që në vend që të bëhej usta i basketbollit si lojtar a trajner si babai i tij i nderuar, vete e bëhet top basketbolli në duart e një të dështuari si në sport; art dhe në politikë.
lexo me teper »

Idealista pa ideal

Postuar tek Komente me September 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Nga:Anton HARAPI

Qe se i a mrrijtëm edhe ksajë: Politika shtini ndër gjire të veta- po thuej- të gjitha lamijet e jetës nierzore. Sod nuk kemi vetëm politikë shtetnore e kombtare; politika ka depertue në jetën shoqnore, ekonomike, etj, etj. Hini der në kulturë e matet t’a bajt për veti edhe jetën morale.
Shka don me thanë politikë? Shfrytësim i rasës, i ndolljes, i çastit. Kshtu nemose tash së voni shkruetë, e, – me shumicën e shkrimtarëve t’onë- kuptote nji shqyptar në shej për idealogi nierzore e atdhetare. Ksajë sod i thonë politikë reale.

lexo me teper »

Berisha, falja nuk mjafton

Postuar tek Komente me September 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Arben RROZHANI

Shefi i qeverisë së Hungarisë, vend anëtar i Bashkimit Europian, më në fund kërkoi falje publike dje, duke pranuar se populli ka të drejtë ta ndëshkojë për mashtrimet e tij të bëra publike nga “çimkat”. Biznesmeni i majtë, Ferenc Gjurçan, shumë ditë pasi populli protestoi me dhunë dhe paqe në Budapest, u detyrua të pranonte se e kishte gënjyer qëllimisht popullin për të qëndruar në pushtet. Po çfarë bëri socialisti hungarez përveçse hapi barkun me të tijtë, duke treguar se si kish mashtruar BE-në dhe popullin e tij.
lexo me teper »

Të “zhvishet” Albtelecom

Postuar tek AKTUALE me September 27th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Ka më shumë se katër vjet që shteti po përpiqet të shesë ndërmarrjen e vetme të telefonisë fikse, Albtelecom. Një shoqëri që potencialisht është burim mjaft i mirë të ardhurash, në një treg në rritje, nuk po arrin të gjejë një blerës të denjë. Tre vjet më parë shumë investitorë të huaj që shprehën interesin u tërhoqën. Arsyeja zyrtare ishte konjuktura e pafavorshme e tregjeve ndërkombëtare, ndërsa e vërteta jo zyrtare duket se qëndronte te keqadministrimi që i ishte bërë kësaj pasurie shtetërore në vite dhe përdorimi i saj sipas interesave të caktuara politike.
lexo me teper »

Zgjidhja për Kosovën,vetëm përmes konsultimeve me pakicat dhe shoqërinë civile

Postuar tek AKTUALE me September 27th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Amnesty International(AI) ka shprehur brengën e saj në lidhje me lajmin që, në rast se nuk arrihet kompromisi, vendimi mbi statusin përfundimtar të Kosovës mund të imponohet dhe të diktohet nga jashtë, pa konsultime të nevojshme. AI është e brengosur pasi që të dyja palët në negociata kanë dështuar to arrijnë një marrëveshje në një çështje të vetme të rëndësishme “,… zgjidhja e imponuar do të mund të thellojë edhe më shumë vijat e tensionit brenda Kosovës, të cilat do të mund të drejtonin kah shkeljet e reja të drejtave të njeriut”.

lexo me teper »

Skandali i “Albatros”, jep doreheqjen Drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra

Postuar tek AKTUALE me September 27th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Drejtori i aviacionit civil Gazmend Dibra jep doreheqjen, vetem pak ore pasi u thirr ne prokurori si i pandehur per skandalin e kompanise ajrore “Albatros”. Ai e quajti doreheqjen e tij nga posti te perkohshme deri ne perfundimin e hetimeve te skandalit ne te cilin eshte perfshire.“Sot jam njoftuar nga prokurori Dritan Reshka se ka rregjistruar procedimin penal ndaj meje per llogari te nipave, te dhendrit te presidentit te republikes.
lexo me teper »

Bamir Topi: “Data e zgjedhjeve, atribut i Moisiut, jo i Berishes”

Postuar tek Politike me September 27th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Demokratet, te gatshem te pranojne daten e presidentit per zgjedhjet lokale

Nga:Valentina MADANI

Demokratet do te nisin negociatat me Presidentin e Republikes per daten kur duhet te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme vendore. Kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se, Bamir Topi, beri dje te ditur se caktimi i dates eshte atribut i kreut te shtetit dhe jo i kryeministrit. Deklaraten e z.Berisha ne mbledhjen e fundit te Grupit Parlamentar te PD-se se dita me e pershtatshme per berjen e zgjedhjeve vendore, z.Topi e argumentoi me faktin se PD-ja ka te drejte te propozoje nje date ashtu siç mund te beje edhe opozita.
lexo me teper »

Berisha:Evropa Juglindore ka pësuar ndryshime rrënjësore!

Postuar tek AKTUALE me September 27th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur gadishmërinë e Shqipërisë për të plotësuar të gjitha reformat e kërkuara për anëtarësim në NATO. “Ne jemi plotësisht të vendosur të bëjmë çdo përpjekje, të ndërmarrim çdo reforme dhe të paguajmë çdo çmim për të merituar ftesën për në NATO në Samitin e parë zgjerues të Aleancës, si të ardhmen më të sigurt për shqiptarët dhe Shqipërinë”, deklaroi Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të punimeve të Ministerialit të Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që po zhvillohet në Tiranë.
lexo me teper »

Moisiu takime me shqiptaro-amerikanët në Detroit

Postuar tek Diaspora me September 27th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Presidenti Alfred Moisiu, gjatë qëndrimit në SHBA, vizitoi komunitetin shqiptar në Detroit, ku në një atmosferë shumë të përzemërt dhe festive mori pjesë në ceremonitë e përurimit të vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe të 25- vjetorit të kishës shqiptare të Shën Palit. Burime zyrtare pranë Presidentit bënë të ditur se gjatë vizitës në kishën shqiptare të Shën Palit, zoti Moisiu u prit nga arqipeshkvi i Detroit, kardinal Adam Maida, famulltari i kishës shqiptare, Don Anton Kcira, si dhe mijëra besimtarë dhe banorë shqiptarë të zonës.
lexo me teper »