Arkivi per August, 2006

Bashkëjetesa e korrupsionit në Himarë

Postuar tek Komente me August 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Aleksandër ÇIPA

Ndërsa projektonte një rrugë të qetë dhe ngjitëse për vendin e vet, Çekinë, Vacllav Haveli, përcaktonte në fillim të viteve ’90, si kundërshtarin kryesor, sfidant të parë të rendit të ri, demokracisë, korrupsionin. “Na rrethon si mendim, por do ta ndalim si ndërgjegje”, shprehej Haveli. Si idealist pragmatist ai aplikoi gjenerimin e politikës vizionare dhe fitoi kohë për llogari të vendit të vet. Në Shqipëri, vendi ku ne preferojmë të huazojmë përvoja dhe praktika eficente, ndeshim në autopengesa. Mes elitës sonë është pengues mekanizmi mospranues.
lexo me teper »

Berisha: “Kompromis me opoziten, por jo kunder Kushtetutes”

Postuar tek Politike me August 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do ta kalojnë datën 20 janar të 2007. Ky është afrati i fundit ligjor që parashikohet në Kushtetutën e vendit dhe që do respektohet nga mazhoranca aktuale. Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje kundër zgjatjes së mandatit tre vjeçar të të zgjedhurve vendor. Nga qyteti i Shkodrës dje bëri të ditur se është i gatshëm për kompromis politik me opozitën por me kusht që të mos shkelet Kushtetuta.
lexo me teper »

“Shqipëria 1 euro” sa mirë por s`mjafton!

Postuar tek Komente me August 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Aleks PETRITI

Iniciativa e fundit e kryeminsitrit të vendit , e pagëzuar me emrin Shqipëria 1 euro, shihet si shtysa kryesore për të thithur investime të reja në Shqipëri. Sigurisht qëllimi është afrimi investitorëve të huaj për të investuar në vend dhe rrjedhimisht për të krijuar vende të reja punee ndikuar në uljen e numrit të të papunëve. Në pamje të parë duket se çdo gjë funksionon për mrekulli. Qeveria jonë ul taksat , ul koston e prodhimit, ofron truallin me çmime simbolike, dhe sna mbetet gjë tjetër veç të presim për të parë vërshimin e miliona eurove në formën e investimeve direct në Shqipëri. Megjithatë do ishte tepër naïve sikur ta mendonin kaq të thjeshtë gjithë këtë histori.
lexo me teper »

Milionat e Metës, Topallit dhe Berishës

Postuar tek Komente me August 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Arben RROZHANI

Numri dy i shtetit, ai që zëvendëson presidentin në raste të jashtëzakonshme, vulosi pak ditë më parë një veprim antiligjor dhe cinik, duke prekur buxhetin e shtetit për të shpërblyer ata pak renegatë të administratës së Kuvendit, që e ndihmuan më 28 korrik 2005 diku për të rregulluar sallën te ish-Komiteti Qendror i PPSH-së, diku për ta përmbysur atë tek Namazgjaja. Shpërblimi i nëpunësve të administratës së Kuvendit jo vetëm që lë shije të hidhur tek shumë rrogëtarë buxhetorë që mezi shtyjnë 15-ditëshin, por edhe bëhet në këto ditë kur politika shqiptare ka mbetur tek seanca e 28 korrikut dhe kur opozita ka kërkuar që zgjidhja e krizës politike të nisë nga anulimi i seancës së paligjshme të mesnatës së 28 korrikut dhe vendimeve që janë marrë.

lexo me teper »

Kerkimi i Kosoves per siguri

Postuar tek Komente me August 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Agim ÇEKU

Une flas si viktime e pasigurise. Une flas si nje luftetar i sigurise. Fakti qe jam ne Austri, si nje Kryeminister i cili viziton nje vend evropian, tregon se lufta jone pothuajse eshte fituar.

Pothuajse- por ende jo plotesisht. Sot une mund t’iu jap pervojen time personale ne ate se cka do te thote pasiguria. Une gjithashtu mund t’iu shpjegoj deshiren time per hapin e fundin drejt sigurise dhe mbrojtjes.
lexo me teper »

Merr fund kriza politike, arrihet marrëveshja Pozitë – Opozitë!

Postuar tek Politike me August 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në tryezën e të mërkurës në mbrëmje, duke i dhënë fund kështu ngërçit politik që kishte nisur në Kuvend në seancën e fundit më 28 korrik. Dy partitë më të mëdha politike në vend, PD dhe PS kanë arritur marrveshjen që ka sjellë edhe zbuten mes dy palëve dhe e kanë nënshkruar atë rreth orës 20.45 të së mërkurës në hotel Rogner. Nga demokratët në këtë takim morën pjesë kryetari i grupit parlamentar Bamir Topi, zv/kryeministri Ilir Rusmali si dhe deputeti Ylli Pango.
lexo me teper »

Natyra kristiane e shqiptarëve dhe Kali i Trojës Janullatos

Postuar tek Komente me August 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Atë Nikolla MARKU

Nisur nga titulli i shkrimit unë nuk mund të mendoj ndryshe veçse si shqiptar. Nuk mund të veproj ndryshe vetëm si shqiptar. Nuk mund të ëndërrojë ndryshe, vetëm si shqiptar.Së fundi unë nuk mund të vdes ndryshe, por vetëm si shqiptar. Shqiptarizmi shekullor na tregon, se në periudha të ndryshme historike, ne dallohemi për një tolerancë tejet humane dhe jo fyese apo përçmuese, por për një tolerancë respektuese ndaj të tjerëve. Kombi shqiptar përballë historisë së njerëzimit të rruzullit, vetëm se është dëmtuar nga të tjerët dhe askujt nuk i ka shkaktuar vuajtje të llojeve të ndryshme.
lexo me teper »

Pesha elektorale e turit kryeministror

Postuar tek Komente me August 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Zamir ALUSHI

Pesha elektorale e bën kryeministrin të çalojë politikisht në lëvizjet e fundit. I shtytur nga interesat e ngutshme të zgjedhjeve që po vijnë, Berisha nuk nguron të pohojë gjëra që edhe vetë nuk i beson. Premtimet që e di se nuk mund t’i mbajë i ripremton ashtu siç bëri në fushatë. Udhëtimi gjysmë elektoral, gjysmë zyrtar, i përgatitur me ngut, ka të bëjë me shiritat e përurimit të fillimit të punimeve nëpër rrugët e përbaltura, të cilave drejtorët e tij nuk u kanë hedhur asnjë lopatë zhavorri për t’i mirëmbajtur. Në fakt, kjo lëvizje i duhej patjetër Berishës për t’u çliruar nga goditjet e opozitës, për të marrë pak ajër në bazë. Mbi të gjitha për të dhënë imazhin se ai po punon dhe nuk sikletoset nga protestat e opozitës.

lexo me teper »

Lufta Berisha-Sollaku, filmi shfaqet në Paris

Postuar tek Komente me August 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Ervin BAKU

Përplasja midis kryeprokurorit Sollaku dhe Kryeministrit Berisha është zhvendosur në Evropë. Pas votimit të mazhorancës parlamentare, në mes të muajit korrik, për shkarkimin e kreut të akuzës, ky i fundit në pritje të vendimit përfundimtar të Presidentit të Republikës ka vazhduar aktivitetin e tij institucional, duke marrë pjesë në takimin e radhës të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve. Kësaj radhe Sollaku duket se ka gjetur vendin dhe mënyrën më interesante për të bërë publike atë që ai e konsideron si sulm të Ekzekutivit mbi organet e pavarura të drejtësisë.

lexo me teper »

Berisha, e pacaktuar data e vizitës në Greqi

Postuar tek AKTUALE me August 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Vizita e Kryeministrit shqiptar në Greqi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se në ç‘datë do të zhvillohet. Edhe pse kreu i qeverisë është ftuar nga homologu i tij grek, Kostas Karamanlis, data e turit diplomatik të Berishës në Athinë nuk është konfirmuar. Burime nga qeveria bëjnë të ditur dje,se “nuk është caktuar data e vizitës së Kryeministrit Berisha në Greqi, sepse kjo pritet të rakordohet nga të dyja palët.
lexo me teper »