Arkivi per July, 2006

Majko: Protestat do te jene skenari i dyte i opozites

Postuar tek Politike me July 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi , se protestat mbeten në çdo rast skenari i dytë për opozitën. Gjatë një prononcimi për mediat, dhënë në selinë e PS-së, zoti Majko theksoi se skenari i parë i opozitës është negociata dhe kompromisi, ndërkohë që protesta vjen në çdo rast skenari i dytë.
I pyetur mbi hapat politike që do të ndërmarrë opozita, Majko u shpreh se situata do të ketë zhvillimet e veta dhe ky moment duhet shfrytëzuar edhe për të reflektuar.

lexo me teper »

Pushtetarët s’pranojnë ta përurojnë lapidarin

Postuar tek AKTUALE me July 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

“Kërkuan të hiqen fjalët “shovinistët grekë”

Vetëm nga fisi im janë therur 13 burra nga shovinistët grekë në masakrën e 25 shkurtit 1914. Kështu që nuk kishte si ti linim pa një përkujtimore të paktën, për tu vendosur një tufë me lule që të prehen të qetë”, thotë Përparim Turabiu banor i fshatit Pacomit në rrethin e Përmetit. Përparimi është bërë inisiatori që ky lapidar të ndërtohej në fshatin Pacomit, pasi në të vërtetë masakra e ushtrisë greke gjatë Luftës së Parë Botërore ka ndodhur në fshatin Kosinë.
lexo me teper »

Banorët e fshatit Kosinë kërkojnë kthimin e eshtrave dhe largimin e priftit

Postuar tek AKTUALE me July 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Banorët e fshatit Kosinë afër Përmetit, nëpërmjet një peticioni dërguar autoriteteve më të larta të shtetit: presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, kryeministrit, Sali Berisha, kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli si dhe Komisionit të të Drejtave të Njeriut pranë Komunitetit Evropian në Tiranë, kanë kërkuar rikthimin e eshtrave në vendet nga ku u zhvarrosën muaj më parë, me urdhër të Kishës Ortodokse greke si dhe largimin nga fshati të priftit Vasil Thomollari, i cili ka marrë pjesë në këtë vepër antinjerëzore dhe antishqiptare.
lexo me teper »

Larja e superhorrllëkut me horrllëk

Postuar tek Komente me July 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Bashkim KOPLIKU

Më 28 korrik 2006, opozita demonstroi horrllëk shqiptar, për të kundërshtuar superhorrëllëkun e kryeministrit, thyerjen e ligjit. Nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër: superhorrllëkut duhet t’i përgjigjesh me horrllëk. Një civilizim si ky yni, që lejon përditë të shkelet ligji, ka vetëm këtë mënyrë për të mbrojtur ligjëshmërinë për shkeljet shumë të rrezikshme.

Berishistët merren me komente të lëvizjeve horre, të ish-kryeministrit Meta, të deputetit Legisi etj. Por mjerisht harrojnë sjelljet e njëjta, prej horri, të kryetarit të tyre, z. Berisha, kur me kopenë që i vinte pas, shkulnin, po njësoj, mikrofona e pajisje, kur kryetarin e kohës, Gjinushin, apo Pëllumbin etj., i sulmonin si të donin t’u merrnin shpirtin.
lexo me teper »

A mund të jetoje njeriu normal në këtë vend ?

Postuar tek Komente me July 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Alban BALA

Ngjarja qe ndodhi kete fund-jave ne parlamentin shqiptar ka ngjallur tek shume njerez ne Shqiperi dyshime serioze ne lidhje me te ardhmen e vendit si dhe pasiguri.
Nje ish-kryeminister fluturoi permbi tryezen e qeverise ne sallen e Kuvendit si anetar triadash kineze apo si personazh i filmit Ninxhat. Nje tjeter deputet i nje Levizje, e cila pretendon pershpejtimin e integrimit te vendit ne BE, imitonte Hollandezin Fluturues duke e kthyer ne ring gjithe sallen e ligj-berjes ne Shqiperi. Kryetari i te majteve Edi Rama, ne nje perpjekje kercenimi ndaj mazhorances dhe kreut te saj, u vete-shpall ne emer te Partise Socialiste autor per ngjarjet e tmerrshme te vitit 1997, duke premtuar perseritjen e tyre. E gjitha kjo eshte ne fakt e paimagjinueshme.

lexo me teper »

Qytetaria: Të drejtat dhe detyrat

Postuar tek Komente me July 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Një shtet demokratik mbështetet në parimin se qeveria është për t’i shërbyer popullit; populli nuk është për t’i shërbyer qeverisë. Me fjalë të tjera, njerëzit janë shtetas të shtetit demokratik, por jo subjekte të tij. Ndërsa nga njëra anë, shteti mbron të drejtat e shtetasve të tij, nga ana tjetër shtetasit tregojnë ndaj shtetit besnikërinë e tyre. Në një sistem autoritar, shteti, duke qenë i ndarë tërësisht nga shoqëria, u kërkon shtetasve të tregojnë besnikëri dhe t’i shërbejnë atij, pa qenë i detyruar nga ana e tij, që të marrë aprovimin e shtetasve për veprimet e veta.
Kur shtetasit në një vend demokratik votojnë, ata ushtrojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre për të vendosur se kush do t’i drejtojë.
lexo me teper »

Një ushtri për Kosovën ?

Postuar tek AKTUALE me July 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Raporti fundit i ICG i dedikohet të ardhmes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Dokumenti si i tillë paraqet perspektivën se si do të duhej të duket Ushtria e ardhshme e Kosovës.Bashkësia ndërkombëtare është vetëm disa muaj nga vendimi me të cilin pritet që Kosova të bëhet shtet, por planifikimi për shtrirje në fushën e sigurisë nuk e ka mbajtur hapin.
lexo me teper »

Nga KQZ buron pushteti

Postuar tek Komente me July 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Nga:Altin KREKA

Lufta politike qe ka plasur mes institucioneve shteterore per Keshillin e Larte te Drejtesise pervec ceshtjeve qe ve ne diskutim, si pavaresia e institucioneve apo ndarja e pushteteve, ne ne dyshim nje element shume me te rendesishem se te gjitha institucionet shteterore dhe mbi te cilen ndertohet e gjithe ngrehina e nje shteti me norma demokratike. Ajo qe vihet ne dyshim eshte “Vota e Lire”. Sjellja ne debat e zgjedhjeve te ardhshme nuk eshte aspak pa vend ne sherrin e fundit te politikes.

lexo me teper »

Pambarimisht pabesi politike

Postuar tek Komente me July 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Plator NESTURI

Tashmë, në kulmin e vapës së korrikut dhe të nxehtit politik, duket se bëhet e pavlefshme pyetja se kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe shtohet një tjetër që deri disa ditë më parë ishte e paimagjinueshme. A do të zhvillohen zgjedhjet? Ose më qartazi akoma, edhe nëse caktohet një datë ku të thirren zgjedhësit për votim, a do të quhen ato të lira, të drejta dhe të pakontestueshme? Vendimi i djeshëm i forcave të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e ka futur në një rrugë pa krye fatin e vendoreve, duke lënë të nënkuptohet se acarimi i mëtejshëm i situatës politike në vend shkon përtej matjes së forcave për rezultatin e komunave dhe bashkive.
lexo me teper »

Shkrimtarët i kanë përgatitur vetë dosjet e tyre

Postuar tek Komente me July 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Loja me dosjet, ose letërsia në kurthet e politikës

Nga:Irhan JUBICA

Spiunët larg “ars”-it

Spiunët dhe punët e spiunëve jemi përpjekur t’i mbajmë larg “ars”-it, sepse “ars”-i, që në koncept e realizim, në frymë e në autorë, është simbol i vlerës artistike dhe i pastërtisë morale, e shi për këtë është margjinalizuar dhe do të vazhdojë të margjinalizohet prej kësaj shoqërie jo vetëm të infektuar, por të pashpresë në sëmundshmërinë e saj, si dhe në aftësinë e frikshme të riciklimit të imoralitetit. Por për këtë riciklim kemi shkruar kohë më parë, kur Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i fali Fehmi Abdiut medaljen “Naim Frashëri”, duke e ndotur kësisoj emrin e poetit të madh të së vonuarës Rilindje shqiptare.
lexo me teper »