Arkivi per June, 2006

Washingtoni zyrtar thotë se për Kosovën do të vendosin kosovarët

Postuar tek AKTUALE me June 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

“Politika jonë është e qartë dhe për statusin e Kosovës do të vendosin kosovarët”, tha Adam Ereli, njëri nga zëdhënësit e politikës së jashtme amerikane.Departamenti amerikan i Shtetit në një deklarim të ditës së djeshme/e enjte/ ka përsëritur qëndrimin zyrtar se lidhur me statusin e Kosovës do të vendosin banorët e saj, pra kosovarët.
lexo me teper »

Para dilemës së pamëshirshme

Postuar tek Komente me June 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Adelina LILI

1.Me nisjen e fushatës elektorale, Maqedonia është në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme parlamentare. Përveç takimeve të politikanëve me zgjedhësit e tyre , shpalosjes së platformave të të gjitha ngjyrave politike, do të na ndodhë shpesh të lexojmë opinione, analiza nga gazetarë shqiptarë apo të huaj për Maqedoninë, për klasën e saj politike, për proceset zgjedhore që do të zhvillohen atje.
lexo me teper »

Zgjedhjet, “Thembra e Akilit” për Berishën

Postuar tek Komente me June 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Zamir ALUSHI

Veprimet e opozitës në drejtim të reformës zgjedhore, përveçse politikisht korrekte dhe juridikisht të zhvilluara brenda institucioneve, janë taktikë e zgjuar kundër Berishës për të zbuluar atë pamje të zverdhur nga koha në memorien e publikut dhe në arkivat e organizatave ndërkombëtare. Kryeministri ka një anë të errët në biografinë politike, manipulimin e zgjedhjeve, si refleks i vullnetit për mbajtjen me çdo kusht të pushtetit.
Tani nuk mund të flitet më për fenomenin “Dushk”, (metodë e përdorur nga socialistët dhe e perfeksionuar më pas nga opozita demokratike që fitoi zgjedhjet), ka ardhur në pushtet ideatori i 26 majit ’96.
lexo me teper »

Kisha ortodokse greke dje vriste jetët e shqiptarëve, sot u rrëmben kockat

Postuar tek Komente me June 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Musa TARTARI

Kisha ortodokse greke, në çdo konflikt të organizuar prej saj, nuk është përfolur.Etika ka dashur t’i ruaj ‘shenjtërinë’. Meqë ajo po ndërhyn hapet në punët e shtetit shqiptar, ka ardhur koha t’u drejtohemi shqiptarëve dhe tu kujtojmë ta hedhin vështrimin shumë tuje, kujtesën ta shpien gjer në marrëveshjen e shqiptarëve me grekët, qysh më 1821, kur kisha ortodokse greke i vrau shqiptarët në prapashpinë, luftën kundër armikut të përbashkët e ktheu në luftë fetare. Me dërgimin e priftit Janullatos në Shqipëri, ortodoksia greke e arriti qëllimin që kishte ëndërruar për një shekull e gjysmë.
lexo me teper »

AJO QË NUK MUND TË KUPTOHET

Postuar tek LETERSI me June 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Kasem TREBESHINA

Ishte një ditë e bukur vere kur dëgjova në shtëpinë e zotnisë ku shërbeja, se atje në anën tonë kishte plasur një kryengritje kundër mbretit. Pastaj u fol se kryengritja u shtyp, kryengritësit u kapën, u burgosën dhe u vranë dhe njërin e varën. Se ata, kryengritësit, kishin vrarë edhe një gjeneral!
Mua më dukej çudi. Mbreti nuk ishte më i fortë se prifti i fshatit! Njërin e qëllonin me armë, kurse tjetrit nuk ia kthenin kurrë fjalën…

lexo me teper »

PD-ja: “Zgjedhjet vendore, me Kodin e vjetër Zgjedhor”

Postuar tek Politike me June 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Valentina MADANI

PD-ja paralajmëroi dje opozitën se në rast të vazhdimësisë së bllokimit të Reformës Zgjedhore, zgjedhjet e ardhshme vendore mund të zhvillohen në bazë të Kodit aktual Zgjedhor. Kjo, sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Bamir Topi, do të ndodhë nëse nuk do të ketë vullnet nga pakica parlamentare për të ndryshuar qëndrimet politike bllokuese. Kreu i deputetëve demokratë deklaroi se “në rast se do të ketë dështim të Reformës Zgjedhore, praktikisht është një njollë e zezë për politikën shqiptare, por kurrsesi vendi nuk mund të rrijë pa institucionin e zgjedhjeve”.
lexo me teper »

MESAZHI I MUNGUAR I Z. KARAMANLIS

Postuar tek Komente me June 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Agron ALIBALI

“Në emër të qeverisë dhe popullit grek u kërkoj ndjesë të gjithë individëve të minoritetit çam të larguar dhunshëm nga vatrat e tyre në Greqinë Veriperëndimore, si dhe pasardhësve të tyre. Në përputhje me kushtetutën dhe ligjet greke, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, qeveria greke angazhohet plotësisht për të mundësuar kthimin e shpejtë të familjeve çame – këtyre shtetasve të Greqisë dhe qytetarëve të Evropës së Bashkuar – në vatrat e tyre, duke ndihmuar në integrimin e tyre në shoqërinë greke, si dhe duke mbrojtur të gjitha të drejtat e tyre themelore të njeriut”.
lexo me teper »

Do të kthehem në Kosovë kur ëndrra juaj të bëhet realitet

Postuar tek Kosova me June 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kështu ka deklaruar sot /e enjte/ shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e tij lamtumirës, një ditë para largimit të tij nga vendi ynë. Petersen, me këtë rast, u përqendrua në tri sfida që e presin Kosovën ; në sundimin e ligjit ; zhvillimin ekonomik dhe në Kosovën shumetnike.

lexo me teper »

GETO

Postuar tek Komente me June 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Andrea STEFANI

Shqiptarë, ju nuk e meritoni ende lirinë e lëvizjes! Ky është në thelb mesazhi që kryeministri Berisha u drejtoi dy ditë më parë qytetarëve shqiptarë, ndërsa shpaloste strategjinë e qeverisë për luftën kundër trafiqeve të qenieve njerëzore. “Eshtë shumë e thjeshtë t´i kërkosh lëvizje të lirë Evropës, madje edhe të shpallësh se po na bëjnë Geto, por më mirë është të shohësh njëherë se ku jemi ne me standardet që duhen për këtë lëvizje të lirë, – u shpreh kryeministri duke atakuar kështu edhe një protestë të saponisur të Koalicionit Shqiptar Kundër Korrupsionit, e cila tenton instalimin e një politike më të shkathët vizash për shqiptarët nën moton: Shqipëria, jo Geto!
lexo me teper »

Kushtunica mbyll portat e paqes

Postuar tek Komente me June 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Shkruan:Ndue UKAJ

1.

Nobelisti i letërsisë nga Meksika Oktavi Paz në eseun e tij ”Historia si dialog”
të mbajtur si fjalim me rastin e marrjes së çmimit Nobel, shkruan se ”demokracia
është dialog dhe dialogu hap portat e paqes”. Duke zhvilluar dialog të
mirëfilltë për probleme të caktuara, qeveritë dhe popujt mund të arrijnë deri
tek ”ëndrra e paqes universale” thotë autori i më lartpërmendur.

lexo me teper »