Arkivi per May, 2006

Sami Frashëri dhe debatet e sotme mbi identitetin

Postuar tek HISTORIA me May 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Dr. Leke SOKOLI

Përvjetori i lindjes së Sami Frashërit përkon me debatin e sotëm Kadare-Qosja, e, pas tyre, të dhjetëra publicistëve e studiuesve mbi identitetin e shqiptarëve. Ky është, në thelb, debat mbi çështjen ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë Shqipëria dhe shqiptarët. Megjithatë thuajse askush nuk i është referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Samiut dhe sidomos veprës së tij kryesore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, kësaj “Bible të shqiptarizmit”, vepër e cila u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Por kush është Sami Frashëri dhe cili është projekti politik i tij?

lexo me teper »

Kthim i gjeneralit dhe ushtrise se vdekur…

Postuar tek LETERSI me May 31st, 2006 nga Lajmi – 2 komente

 

Nga:Genti PULTI

Megjithse kane kaluar kohe qe kur Kadare ka shkruar librin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, romani sikur po perseritet. Po te thuash te njejtit personazhe te shkrimtarit marrin pjese dhe tani,ne mijevjecarin e ri,por ata kane nderruar rrole, dhe sic duket po luajn lojen, e ka kush e ka.Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.
lexo me teper »

Vazhdon debati per dhunimin e varreve te shqiptareve

Postuar tek AKTUALE me May 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Prokuroria e Rrethit të Përmetit ka filluar të bashkërendojë veprimet hetimore me institucionet e interesuara, për të bërë të mundur zbardhjen e dhunimit të varreve, që ndodhi në fshatin Kosinë të Komunës së Piskovës në Përmet.Kryeprokurorja e rrethi të Përmetit, Silvana Pani, tha për mediat,se aktualisht po punohet në rrugë zyrtare me institucionet e ndryshme shtetërore, si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Prefektura e Gjirokastrës, si dhe me Mitropolinë, për të bërë të mundur ekzekutimin e udhër-kontrollit të Gjykatës së Shkallës së Parë të këtij rrethi.

lexo me teper »

Filiali grek i Tiranës të lejë të qetë të vdekurit

Postuar tek AKTUALE me May 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:At Nikolla MARKU

Këshilli i Kishës Ortodokse Autoqefale “Shën Maria”, Elbasan, me drejtues At Nikolla Markun, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij, analizoi veprimin e ulët antihuman e antishqiptar të ndodhur në fshatin Kosinë të Përmetit, si vijim i skandalit, që kishte në krye Anastasios Janullatos, si kryebekues i ushtrive pushtuese në Shqipëri. Kriza më e fundit, që ka përfshirë filialin grek të Tiranës, e ka zbuluar akoma më tepër misionin e mbrapshtë helenist sistematikisht antishqiptar “Janullatos”, si një mision që ka pasur në qëllim të tij gjithnjë zhdukjen e Autoqefalisë së Ortodoksisë Shqiptare, duke ecur ngushtësisht me çështjet e ashtuquajtura “Vorio-epirote”.
lexo me teper »

Qirjo-qeveria e Tiranës

Postuar tek Komente me May 31st, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Arben RROZHANI

Pesë ditë pas akteve makabre të zhvarrimit të eshtrave të shqiptarëve të vdekur dekada më parë, që po trafikohen si ushtarë grekë që ranë në krye të detyrës për të çliruar vendin nga okupatori italian në vitet ’40, vetëm qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk ka reaguar. Kryeministri, një ditë pasi reagoi për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, nuk ka dalë në publik. Zëvendësi i tij, ministrat që ndodhen në Tiranë këto ditë, janë angazhuar me seminarin për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ministri i Jashtëm vazhdon me sukses vizitën në Gjermani dhe në mungesë të titullarit askush nuk do të shprehet.
lexo me teper »

ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON

Postuar tek HISTORIA me May 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

 

Nga:Mit’hat FRASHERI

1 – Rikrijimi këtë radhë i një Shqipërie të qëndrueshme duke riparuar
padrejtësitë dhe dyshimet e shfaqura ndaj saj në Konferencën e Berlinit
1880 dhe asaj të Londrës 1913. është i nevojshëm për paqen e Ballkanit
dhe është i imponuar nga parimet e lirisë.
Në vitin 1880 Goschen në letrën e tij Nr.82 drejtuar Kontit Granville
(me datë 26 korrik – madje Blue Book nr.15 1880, Pjesa II, faqe 184)
insisionte në njohjen e një province të gjerë shqiptare që do të përfshinte
të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.

lexo me teper »

Qeveria e Kosoves hedh poshte platformen serbe per statutin

Postuar tek Kosova me May 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Qeveria e Kosovës ka hedhur sot /e martë/ poshtë platformën e fundit për bisedime të qeverisë serbe, sipas së cilës Kosova do duhej të mbetej në Serbi dhe të gëzonte një autonomi te gjerë. Zv/kryeministri Lutfi Haziri e ka quajtur të papranueshme platformën e fundit të qeverisë së Beogradfit. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se pavarësia është kompromisi i fundit i ofruar nga pala kosovare.
lexo me teper »

Asnjë kompromis mes palëve për listat e zgjedhësve

Postuar tek Politike me May 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Reforma zgjdhore vazhdon te ngelet peng e mosmarrëveshjeve mes dy forcave kryesore politike. Përfqësuesit e mazhorancës dhe opozitës nuk kanë arritur asnjë kompromis sot gjët mbledhjes së komisionit të reformës zgjdore. Pas takimit sekretari politik I Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe baskëkryetari i këtij komisioni u shpreh se opozita është ëvendosur në qëndrimet e saj dhe vazhdon të kërkojë që lista e zgjdhsve duhet të hartohen të reja.
lexo me teper »

DENIMI I KRIMIT, AKT KULTURE

Postuar tek Komente me May 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Uran BUTKA

Krimi, në çdo kohë duhet të ndëshkohet, ndryshe ai të ndëshkon. Sidomos kur ngrihet në sistem dhe institucionalizohet, siç ndodhi gjatë regjimit komunist, ai ndëshkon një popull të tërë. Kur organizohet e konsolidohet në një sistem demokratik, ai kthehet në një mafie politike dhe ekonomike, që është e gatëshme të bëjë gjithçka për interesa pushteti dhe korrupsioni. Një shoqëri është demokratike aq sa ajo e lufton dhe e ndëshkon krimin dhe kriminelët. Në shoqërinë socialiste krimin e drejtonte dhe e kontrollonte vetë partia – shtet për motive politike, ideologjike dhe për të mbajtur me dhunë pushtetin.
lexo me teper »

Gjakmarrja, vetëgjyqësi që vret e ngujon

Postuar tek Komente me May 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Armand HALILI

Në Shqipëri, në mungesë të veprimit të ligjit, po vazhdon të jetë prezent dhe dominues përbalëe ligjit, “kushtetuta” zakonore shqiptare e mesjetës e zbatuar nëpërmjet grykës së pushkës, kod ky, sipas të cilit, kushdo ka të drejtën e plotë e të lirë, për t’u hakmarrë pa asnjë pengesë. Jeta shqiptare, megjithë pamjen e brishtë demokratike të këtyre 15 viteve pluralizëm, krahas problemeve sociale të periudhes së tranzicionit ekonomik që po përjeton, ka si dekor dhe një dukuri shoqërore, një atavizëm të së kaluares: GJAKMARRJEN, ligjëruar nga forca e zakonit kanunor.
lexo me teper »