Arkivi per April, 2006

Çeku: E vetmja zgjidhje për Kosovën është pavarësia

Postuar tek Kosova me April 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Mbrëmjen e të shtunës u mbyll në Sofje konferenca dy ditore e organizuar nga Qendra për Studime Demokratike me temë “Transformimi i NATO-s dhe kërcënimet e reja të Sigurisë”. Në konferencë mori pjesë dhe kryeministri i Kosovës Agim Çeku i cili foli në panelin lidhur me “Strategjitë e Ballkanit dhe zonës së Detit të Zi”. Çeku tha se Kosova dhe NATO kanë ndikuar në zhvillimin e njëra- tjetrës dhe Kosova quhet hapi i parë në atë që njihet si transformim i aleancës.
lexo me teper »

PORTRET ME FJALE

Postuar tek Komente me April 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Irida Cami


Nuk është e lehtë t’i bësh portretin dikujt që e do pa masë. Kështu më thoshte im atë piktor sa herë më vinte të pozoja në studion e tij. Më spjegonte se për të fytyra ime nuk ishte thjesht një fytyrë, por një mori kujtimesh e nostalgjish. Çdo linjë një përqafim; çdo hije, fryma e kohës së kaluar bashkë. E unë, ende fëmijë, e dëgjoja e mrekulluar pa kuptuar deri në thelb fjalët e tij.
Tani po përpiqem të skicoj portretin e komunitetit shqiptar në Itali e më vijnë ndër mend fjalët e tim eti. Mendimet më fluturojnë të shprishur nëpër këto 14 vjet, që kur njohëm Italinë.
lexo me teper »

Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanes se Stambollit

Postuar tek HISTORIA me April 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan:Sherif DELVINA


Lufta e gjate e papatit me Bizantin ne vendin e shqiptareve, si para epokes se lavdishme * te Skenderbeut ashtu edhe pas saj, nuk mori kurre forma te keqija. Per fanatizem nuk behet fjale ne keto vise, se nuk jane verejtur pengime fetare. “Kemi te dhena teqarta pohimi te simbiozes se paster ndermjet katolikeve e ortodokseve”, verente me kenaqesi M.Shuflai. Reposhi, vellai i Skenderbeut, u varros ne manastirin e kishes se Hilandarit, mbishkrimi i varrit e quan “Duke i Lirise” (Hopf. “Kronika”, f.295). Skenderbeun, papa e quajti “biri im…me trimi i gjithe princave katolike”. Qysh nga viti 1453 e deri ne shekujt e mevonshem, Patrikana e Stambollit kishte pushtet te plote mbi te krishteret e Ballkanit.
lexo me teper »

Dy realitetet e kulturës shqiptare

Postuar tek Komente me April 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga:Robert ELSIE


Nuk ka dyshim se shqiptarët kudo në Ballkan flasin gjuhën e tyre të përbashkët dhe, si rezultat, kanë kulturën e përbashkët, ndryshimet krahinore të së cilës veçse e begatojnë atë. Megjithatë, tani mund të shtrohet teza e ekzistencës, jo e një, por e dy letërsive shqiptare, ose të paktën e një letërsie me dy realitete. Gjysmëshekulli i fundit, periudha më e rëndësishme e historisë së zhvillimit të Shqipërisë, ka qenë periudha e ndarjes. Flirti politik midis PKJ dhe PKSH përfundoi në një tërmet që tundi gjithë shtëpinë – Shqipëri duke e ndarë në copa. Kështu u krijua drama e saj e madhe, aktet e së cilës luheshin njëkohësisht.

lexo me teper »

Labirintet e së shkuarës

Postuar tek Komente me April 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Ylber MEMIA

E kaluara nuk është një shpellë e mbyllur një herë e përgjithmonë. Labirinteve të saj u kthehemi sa herë gjejmë shtigje të futemi në to. Pavarësisht se ka njerëz që s’u vjen mirë nga kjo.Ka që bëjnë çmos që të mos hyet më aty, vënë gurë e zënë shtigjet herë me inat e herë me këshilla savantësh: mos shihni të kaluarën po të sotmen e të ardhmen. Por gjithsesi pa ditur nga ke ardhur nuk di se ku të shkosh. Në atë shpellë ku kërkojmë të hyjmë herëpashere është njëlloj si të ketë rënë një tërmet i madh: janë rrëzuar statuja, kollona, orendi e gurë.
lexo me teper »

LINDJA E SHQIPËRISË

Postuar tek Komente me April 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Mit’hat FRASHERI


Sipas librave të shenjtë, lindja e çdo fëmije duhet të shoqërohet me dhimbje. E pra , asnjë lindje nuk është shoqëruar me kaq shumë dhimbje se sa ajo e shtetit të ri shqiptar.
Lufta ballkanike ndërmjet 4 aleatëve dhe Turqisë ishte në zhvillim të plotë, kur më 15-28 Nëntor 1912, në Vlorë një mbledje e madhe me delegatë nga e gjithë Shqipëria shpalli pavarësinë e Shqipërisë, pa u shqetësuar nga zhvillimi i luftës, por duke i kundërvënë arsyet e parimit, atyre të forcës.
Një javë më pas, kunsujt e Austro-Hungarisë dhe të Italisë në Vlorë u paraqitën pranë kryetarit të qeverisë së përkohshme për t’i njoftuar zyrtareisht nga ana e qeverive të tyre respektive se ato do të mbështësnin shtetin e ri shqiptar.
lexo me teper »

Arratisja nga Shqipëria e nacionalistit Murat Maxhar Shellari

Postuar tek HISTORIA me April 30th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Klajd KAPINOVA


“Ishte me të vërtetë një njeri shumë i mirë. Nga ai mësova gjuhën e bukur të toskërishtes, ndërsa nga unë Murati mësoj gegnishten. Gjirokastriti, kishte dëshirë që të dy gjuhët të bashkëjetojnë e jo sesi u vendos, përmes Kongresit politik të Drejtëshkrimit 1972, me të ashtëquajturën gjuhën standarte letrare. Edhe pse jam nga Jugu i Shqipërisë, unë miq më të mirë kam pasur nga Veriu, që më kanë tërhequr për burrëri, trimëri, guximin, sinqeritetin, fjalëpak e punë shumë, si njerëz të besës e nderit. Për çka mund të flas më parë. Ata janë krenaria jonë dhe pjesë e pandarë e historisë së popullit. Qoftë mallkuar ai bir shqiptari, që përpjekjet me mbjellë urretje e grindje mes vedit, sepse kemi një gjuhë, tokë, tradita e zakone ilire…”, e fillonte Murati bisedën e ngrohtë me mikun e ngushtë Pjetër Kolë Smajlaj (1941).

lexo me teper »

NDRYSHIMI DUHET,POR SI……!

Postuar tek Komente me April 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Dardan PEJA

Fillim vitet ’90-te,ishin per shqiptaret nje start drejt nje rruge te enderruar per me teper se 50 vjet.Por realiteti qe perjeton sot kombi yne,nuk eshte endrra e pajetuar por nje perzierje idesh e strategjish,hartuar prej ishesh te PP-se,qe ideuan e zbatuan tragjedine me te pashembullt qe perjetuan shqiptaret gjate gjithe historise se tyre mijra vjecare.Kesisoj mbas viteve te gjakesise se kuqe,kombit kastriotas ju desh te perballej me nje realitet jo shume te ndryshem me ate te perjetuar per mese gjysem shekulli.Tashme kasta e kuqe pas marrjes se Qarkores bollshevike, eshte shperndare neper partite qe ekzistojne sot ne komedine qesharake te pseudopluralizmit,dhe vazhdon te jete timoniere e gjithe aspekteve te jetes shqiptare.
lexo me teper »

HAPJE E DOMOSDOSHME

Postuar tek Komente me April 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Artur ROSHI


Pas një heshtjeje të gjatë, problemi i dosjeve të ish-agjentëve të sigurimit të Shtetit ka filluar të diskutohet përsëri si në media, ashtu edhe në qarqet politike.

Problemi shtrohet: A duhen hapur ato? A duhet të bëhen publikë emrat dhe veprimtaria e atyre njerëzve, të cilët, për motive nga më të ndryshmet, bashkëpunuan me Sigurimin e Shtetit Komunist, duke u shkaktuar fatkeqësi të shumta – burgosje, internime dhe persekutime barbare – një numri të madh shqiptarësh?

lexo me teper »

PASKOMUNIZMI DHE EVROPA

Postuar tek Komente me April 29th, 2006 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga:Eugjen MERLIKA


U desh të kalonin 15 vite nga shembja e komunizmit, si sistem shoqëror e politik në Evropë, që kjo e fundit , nëpërmjet institucioneve të saj, të pohonte nevojën ose domosdoshmërinë e paditjes së tij si sistem kriminal. Në këto vite zhgënjimesh rrënuese për miliona vetë, të cilëve komunizmi u kish rrëmbyer lirinë e jetën, shumë kush në ndërgjegjen e tij ka vënë në dyshim “vlerat” e “botës së lirë” të Perëndimit, aq shumë të ëndërruar në dhjetëvjeçarët e shumtë të nbijetesës në shkretëtirën e akullt që shtrihej mbas “perdes së hekurt”.

lexo me teper »