AKTUALE

Miratohet nga Komisioni i Jashtëm i PE heqja e vizave

Postuar tek AKTUALE me September 7th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shqipëria kalon me sukses testin për plotësimin e kushteve lidhur me liberalizimin e vizave edhe nga Komisioni i Politikës së Jashtme në PE, i cili me shumicë votash ka miratuar dje, draft-raportin e KE për vizat. Me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, komisioni i jashtëm ka dhënë aprovimin e tij e tij për projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. lexo me teper »

Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

Postuar tek AKTUALE me August 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Një autobus i linjës Athinë- Sarandë është sulmuar me bomba molotov teksa po lëvizte në rrugës nacionale Antiriu- Janinë, në Kefalovriso pak pas mesnatës së të dielës. Lajmi është konfirmuar për tv NEWS24 nga ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi por dhe nga vetë shoferi i autobusit, Leonard Berberi.Autobusi me targa SR 5892 B i kompanisë Sarandë Ekspres po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë kur është sulmuar nga një grup personash në kilometrin e 44 të rrugës nacionale Antiriu- Janinë. lexo me teper »

Prokuroria: Duam dokumentet

Postuar tek AKTUALE me August 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Task force në prokurorinë e Tiranës thellon hetimet për të zbuluar nëse ka apo jo afera korrupsioni dhe abuzim me detyrën për qëllime përfitimi, nisur nga akuzat e bëra publike gjatë javëve të fundit nga opozita për fshehje të pasurisë, përfitim të lejeve koncensionare dhe favorizim në procedurat tenderuese për deputeten Albana Vokshi dhe personin me të cilin ajo bashkëjeton. lexo me teper »

Aksident i rëndë në Greqi, vdesin 4 shqiptarë

Postuar tek AKTUALE me August 21st, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Janinë- Kakavijë, me pasojë humbjen e jetës së 4 shqiptarëve dhe 3 të tjerë janë plagosur. Lajmi është konfirmuar nga konsulli shqiptar i Janinës, Eshref Shehu në një prononcim telefonik për televizionin NEWS-24.Dy makina në të cilën po udhëtonin emigrantë shqiptarë janë përplasur rreth orës 06. 50 minuta në aksin Janinë- Kakavijë. lexo me teper »

Rishfaqet Nicolas Gage në Jug të vendit

Postuar tek AKTUALE me August 17th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Është miqësia dhe “jo politika” që ka sjellë kësaj radhe greko-amerikanin Nicholas Gage (Gazojanis) në Shqipëri. Javën e kaluar, përfaqësuesi i njohur i Këshillit Botëror të Epirotëve dhe një lobist i përhershëm i të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, ka qenë në qytetin e Sarandës për një vizitë formalisht private. Gage ka qenë i ftuar në festimin e ditëlindjes së ish-kryetares së Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, Kostandina Bezhani. lexo me teper »

Ali Podrimja: Përballemi me krim kulturor!

Postuar tek AKTUALE me August 16th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Bisedoi: Vera  PELAJ

“Unë, para se të merresha me shkrime, merresha me sport. Isha notues, një ndër më të njohurit, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. Por, unë rastësisht kam hyrë në letërsi. Një mik i imi shkruante poezi dhe ai vinte të më shihte mua kur kërceja nga shkëmbinjtë e lartë, nga lartësitë e mëdha. Një ditë më thotë: “po shkruaj poezi”, unë i thashë: “mirë, edhe unë një ditë do të shkruaj poezi”. Dhe ashtu ndodhi. Ishte ajo poezia ime e parë që e botova në “Jetën e re”, në numrin 4, në vitin 1957”. lexo me teper »

Klinton: Do të nxisim njohje të reja

Postuar tek AKTUALE me August 13th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka vlerësuar thellësisht gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe personalisht shefi i diplomacisë shqiptare, për të “çuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike”, por ka çmuar edhe mënyrën e shpejtë dhe të qëndrueshme të pajtimit rajonal me Serbinë. lexo me teper »

Dielli djeg ende në Paramithi

Postuar tek AKTUALE me August 10th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Fatbardh   KADILLI

Eshtë ditë vere dhe, normalisht, bën vapë. Kam ndjesinë e veçantë, besoj të çdo shqiptari tek kaloj kufirin shtetëror në Qafë-Botë, për të zbritur më në jug. Jo rastësisht, pikërisht nga këtu është hera e parë në jetën time që udhëtoj për në shtetin grek. Jam me bashkëshorten dhe të afërm të familjes së saj. Një udhëtim vere. Një udhëtim për të parë këtë pjesë të botës, për të parë vendet e Çamërisë. Përshkojmë të njëjtën udhë që, ndoshta, 66 vjet më parë, ka përshkuar mes mijëra refugjatëve çamë edhe familja e bashkëshortes sime. lexo me teper »

Rracizmi: Jashtë shqiptarët nga Greqia

Postuar tek AKTUALE me August 9th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shqiptarët do ta paguajnë me gjak atë që ju bënë grekëve”, “Dëboni fashizmin nga bota”, “Jashtë të huajt nga Greqia”… Këto janë vetëm disa nga thirrjet raciste, që një grup të rinjsh të organizatës ultranacionaliste në Greqi “Hrisi Avgji” kanë hedhur në drejtim të emigrantëve shqiptarë, duke kërkuar me forcë largimin e tyre nga Greqia. lexo me teper »

Hyseni takoi Ban Ki-munin, kërkoi ndryshimin e rezolutës 1244

Postuar tek AKTUALE me August 2nd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, takoi sot në Nju Jork, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.Ai dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ki-moon kanë folur për çështje të ndryshme në lidhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, praninë e UNMIK-ut, zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, njohjet, bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e ri që është krijuar pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp, Ministria e jashtme e Kosovës. lexo me teper »