HISTORIA

DEKALOGU MORAL I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

Postuar tek HISTORIA me September 1st, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Pregatiti: Çelo  HOXHA

Dekalogu moral është punuar, siç do ta vini re edhe nga gjuha, i përgatitur nga Midhat Frashëri. Balli Kombëtar Demokrat është themeluar në 31 dhjetor 1945 në Rexhio Emilia, Itali. Pas rënies së komunizmit partia filloi aktivitetin dhe në Shqipëri.Ku vazhdon të mbajë gjallë frymën e shqiptarizmit dhe idealit të lartë kombëtar.  lexo me teper »

Kthimi i një ”të vdekuri” nga burgu

Postuar tek HISTORIA me August 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bedri  BLLOSHMI

Fundin e luftës civile në Shqipëri më 29 nëntor 1944, e cila e la vendin të copëtuar, do ta vijonte sundimi komunistët me një terror të paimagjinueshëm. Masakrat e komunistëve në Shqipëri nuk kanë të numëruar. Një prej tyre është ajo e Dunicës më 7 mars 1944. Aty, pabeseshit u vranë 38 nacionalistë të vërtetë me në krye Haki Blloshmin. lexo me teper »

Fridrih Niçe, triumfi etern i një kumti titan

Postuar tek HISTORIA me August 24th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Albert VATAJ

Me rastin e 110-vjetorit të vdekjes së Fridrih Niçes

Fridrih Niçe, guxoi si askush dhe triumfoi mbi gjithçka, lindi mbinjeriun dhe përqafi amshimin me afshin e stuhisë. Plot 110 vjet na ndajnë nga të gjallët e një prej ngarëndjeve më të furishme të mendimit filozofik, e një prej ngadhnnjimeve më të zashme të të gjithë kushtrimeve, që ka mujt me kumtu ndër breza njerzimi. Fridrih Niçe mbylli sytë më 25 gusht të vitit 1900, për të çelur njëherazi me amshimin e tij të epërm, jo veçmas një shekull, por tançka nji botë e re mëton të beh, si një foshnjë e shumëpritur e nji shtatzanie të mundimshme. Ai mbylli sytë në Vajmar pas dy vitesh rrugëtimi këmbadoraz në terratisjen, me të cilën mbështolli angullima e tij metafizike në zgrip dhe kruspulli në një shtati shëndetlig. lexo me teper »

Fakte Historike: Ishte luftë civile

Postuar tek HISTORIA me August 23rd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Bajram  GOLEMI

Ishte luftë civile, apo luftë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre? Kjo çështje ka tërhequr mendimin e politikanëve dhe të histori anëve, por deri tani, nuk është arritur në një mendim të përbashkët. Për karakterin e luftës ndërmjet Frontit Nacionalçlirimtar dhe të nacionalistëve, historian politik, Shyqyri Ballvora, arsyeton: “… prandaj nuk është e drejtë pikëpamja që lufta e Frontit Nacionalçlirimtar kundër Ballit Kombëtar e Legalitetit të quhet luftë civile, ndonëse kishte elemente të kësaj lufte si në përmbajtje dhe në formë”. (Prof. Shyqyri Ballvora zhvillimet politike në periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Faqe 268.) lexo me teper »

Nëna Terezë dhe identiteti modern shqiptar

Postuar tek HISTORIA me August 17th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ndue  UKAJ

Njeriu si qenie shoqërore, është i lidhur dhe bashkëjeton me ngjarje, fenomene e personazh të rëndësishëm. Njeriu, si qenie e si identitet, është i lidhur me figura kombëtare, me të cilat identifikohet e nga të cilat ushqehet në rrugët e tij. Kësisoj është puna edhe me kombet, të cilat gjallojnë nga këso shtresimesh.Për shqiptarët, Nëna Terezë është objekt i krenarisë kombëtare, një shembull i motivueshëm që se ka bota, një model që ka shenjuar kohë dhe ka hyrë përjetësisht në panteonin e vlerave bipolare, Tokë e Qiell. lexo me teper »

Mbreti Zog I,krijoi Ministrinë e Kulturës Popullore që ishte një nga reformat e epokës të mbretërimit shqiptar

Postuar tek HISTORIA me August 7th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Gëzim  LLOJDIA

Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939 cilësohet si një nga reformat e mbretit Zog me përkushtim për kulturën e vendit të tij . Fillimisht gjejmë dy rradhona në gazetën : ” Drita “ të vitit 39 e cila në mënyrë koncize zbulon faktin e mirëpritur prej njerëzve të kësaj fushe ku cilësohet përpjekje për zhvillim dhe përparim sipas gazetës në fjalë, Mbreti Zog I dekretoi ligjin për Krijimin e Ministrisë së Kulturës Popullore . lexo me teper »

Balli Kombetar Demokrat parti e shqiptarizmit

Postuar tek HISTORIA me August 6th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Çelo  HOXHA

Për krijimin e organizatës Balli Kombëtar, gjatë periudhës 1945-1991, në Shqipëri qarkulloi një version historik i vetëm, dhe ky i sajuar nga kundërshtarët politikë të tij. Sipas këtij varianti, Balli u krijua nga fundi i vitit 1942, “me nxitjen e pushtuesve” dhe “si reaksion kundër vendimeve historike të Konferencës së Pezës” , e cila u mbajt në 16 shtator të atij viti. Me rënien e diktaturës ranë dhe muret e kontrollit të informacionit, por mashtrimi u zëvendësua nga kakofonia. Jo në të gjitha rastet historianët janë përgjegjës. lexo me teper »

Ibrahim Rugova, një njeri që do t’i mungojë Kosovës

Postuar tek HISTORIA me July 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Bernard  KOUCHNER

Ibrahim Rugova, 61 vjeç, i mbiquajtur “Gandi i Ballkanit”, ka vdekur. Tymues i madh cigaresh në një vend ku të gjithë pinë duhan, ai është dorëzuar nga një kancer mushkërish. Në këtë drejtim, kisha dështuar për ta bindur. Rrinte i veshur gjithmonë me një kostum të errët, kafe ose gri, këmishë të bardhë dhe kollare, dhe në qafë mbante gjithnjë një shall mëndafshi. Në tërë rrafshin e Kosovës dhe në malet përreth, ky njeri ishte unik. Ai mendonte dhe shprehej si një intelektual dhe ndjente neveri që ta nxirrte veten përpara. I urrente mbledhjet publike në të cilat shprehej pa karizëm, me zërin e butë dhe arsyetimin e një profesori të formuar në Sorbonne. lexo me teper »

E vërteta e “Tivarit”

Postuar tek HISTORIA me July 26th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Prof.Dr. Elmaz LECI 

Në prill të vitit 1945 u bë Masakra e Tivarit, për të cilën jo vetëm si vepër makabre, ndaj shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi, nuk u ngrit zëri nga ish-udhëheqja komuniste shqiptare, por në dhjetor të vitit 1946, Enver Hoxha në Byronë Politike do të deklaronte e do të kërcënonte: “Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli, ç’bëtë me Kosovën…Ne do të ua shpjegojmë, kush nuk na kupton ne do ta luftojmë” (Fjala e Enver Hoxhës, Proces-Verbal i mbledhjes së Byrosë Politike, 15 dhjetor 1946, AQSH).

lexo me teper »

Dëshmi rrëqethëse nga të mbijetuarit e Masakrës së Tivarit

Postuar tek HISTORIA me July 23rd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Dr. Muhamet  PIRRAKU

Nata e Bartolomeut në Tivarin e ri  

Nga të dhënat e raportit të majorit Gjuro Çetnik del se “u nxorën nga radhët” 580 veta, 430 të vrarë dhe 150 të plagosur, siç u tha më herët. Këta ishin nga pjesa e kolonës që ende gjendej në rrugë, jashtë oborrit të ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Pse raportuesi nuk dinte ose pse nuk informonte edhe për të masakruarit gjatë marshutës dhe brenda murit të lartë në oborr dhe brenda në ndërtesë, nuk dimë!?! lexo me teper »