Diaspora

“Shqiptarët në shekullin XX” – konferencë në Bruksel për 100 vjetorin e pavarësisë

Postuar tek Diaspora me June 25th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Eden  BABANI

Bashkësia Shqiptare e Belgjikës e ka nisur qysh në fillim të këtij Viti Jubilar rrugën e veprimtarive kulturore-shkencore për nder të Njëqindvjetorit të Pavarësisë. Siç e kemi vënë në dijeni lexuesin tonë, në fund të marsit, u mbajt në Bruksel një sezon përkujtimor për Muharrem Bajraktarin, atdhetar i devotshëm dhe luftëtar i paepur kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. Afro dy javë më pas, degët e Partisë Lëvizja e Legalitetit për Francën e për Belgjikën, në bashkëpunim me njëra tjetrën, organizuan një pelegrinazh në varrin e Mbretit Zog i Parë, në Paris, me rastin e 51-vjetorit të vdekjes së tij. lexo me teper »

Berisha në 100 vjetorin e Vatrës : Ngritët zërin e lirisë së shqiptarëve

Postuar tek Diaspora me April 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ceremonia festime e 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare “Vatra” mbylli vizitën zyrtare që kryeministri Berisha zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në këtë ceremoni kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar nderi dhe u shoqërua nga bashkëshortja etij, zonja Liri Berisha ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu. Festimet përkojnë edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. lexo me teper »

Pelegrinazhi legalist në Paris, nën shenjën “Atdheu mbi të gjitha”

Postuar tek Diaspora me April 12th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Eden  BABANI

Në vazhdën e veprimtarive për nder të Njëqindvjetorit të Pavarësisë, degët e PLL në Francë e në Belgjikë organizuan bashkërisht homazhe në varrin e Ahmet Zogut, në Paris, në pesëdhjetenjëvjetorin e ndarjes së tij nga kjo jetë.Nga vendi ku u grumbulluam, përpara Xhamisë Shqiptare të Brukselit në avenue Rogier 60, deri në varrezat Thiais të Parisit, në avenue Fontainbleau 261, ku prehen ende për ca kohë eshtrat e Mbretit Zogu i Parë, udhëtimi zgjati katër orë. E dija se udhëtimi me autobus do të ishte i lodhshëm, ngase kisha qenë për pelegrinazh edhe herë të tjera. Katër orë vajtje, katër të tjera ardhje, koha e homazheve, pushimet e domosdoshme për të ngrënë diçka, për të pirë një kafe ose për të tymosur një cigare, donte me thënë jo më pak se tre-katërmbëdhjetë orë udhëtim. lexo me teper »

Konferencë për Çamërinë në Shtetet e Bashkuara

Postuar tek Diaspora me November 18th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Për herë të parë u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një konferencë shkencore për çështjen çame.Konferenca, e organizuar nga Organizata Shqiptaro – Amerikane Çamëria dhe Instituti i të Drejtave të Njeriut, u organizua në Kean University, një ndër universitetet më prestigjioze në Botë për shkencat humane. lexo me teper »

Avenyja e Pestë e Nju Jorkut, u “vesh” me petkun kuq e zi!

Postuar tek Diaspora me October 12th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga: Beqir  SINA
 
Fifth Avenue do të “pushtohej” nga Parada për disa orë në Ditën e Kolombit, e cila është kremtimi më i madh në botë i kulturës italo-amerikane. Parada u udhëhoq nga Grand Marshal Jospeh Plumeri një filantrop i njohur italo – amerikan, dhe Kryetari CEO i Willis Holdings Group.Festa e Kolombit ose Parada – Dita e Kolombit, kulmon në qytetin e New York-ut, metropolin e botës, ku jeton dhe pjesa më e madhe e komunitetit italian në SHBA-ës. lexo me teper »

Fati i buzeqesh guximtarit

Postuar tek Diaspora me March 17th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Alma Ajazi,nga nje Miss, ne nje modele, ne nje gazetare, ne nje poete, ne nje analiste,fotografe dhe perkthyese ne daten 13 dhjetor ne Parlamentin Europian per Konferencen ndaj Trafikut Organeve ne Kosove, raportit te ngritur nga Dick Marty. Ajo eshte duke prekur nje hapesire tjete, ate te botes te piktures.Sapo ka perfunduar 2 piktura ne kohen e saj te lire.Kjo eshte hera e pare qe ajo merr iniciative te pikturoj duke guxuar sfiden ne nje tjeter zhaner te artit pamor. lexo me teper »

“Grabjani rreze kodrave” i Leke Tasit promovohet ne SHBA

Postuar tek Diaspora me May 12th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Astrit LULUSHI

Grabjan është emri i fshatit famëkeq, ku internoheshin kundërshtarët e diktaturës, “rreth 20 km nga Lushnja, por larg rrugës nacionale…,vecse det nuk shohim me sy”. Promovimi i librit u organizua nga shoqata Vatra. Autori Lekë Tasi kishte udhëtuar nga Shqipëria për të paraqitur librin e tij.Pjesmarrëst u mblodhën më 8 maj në një nga mjediset e hotelt Hilton në Silver Spring afër Uashingtonit. lexo me teper »

Mirosllav Shollovic me duart e përgjakura e ka vendin në Gjykatën e Hagës

Postuar tek Diaspora me March 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Reagim  i SHSHA-së në Çikago lidhur më ardhjen e kriminelëve të luftës në Kosovë
 
Lajmi i keq se në Kosovë janë kthyer kriminelët serbë në të ashtuquajturat (pushteti paralel i Serbisë (!) dhe sipas Planit të Ahtisarit, tregon qartë se Serbia me buzëqeshjen ”demokratike”  (sic!) të Presidentit Tadic ka vendosur që shtetin e ri të Kosovës mos të lërë me marrë frymë. Kjo më së miri tregon kur këtyre ditëve,krimineli i luftës dhe me duart e përgjakura mbi shqiptarët Mirosllav Shollovic u kthye në vendin e krimit! lexo me teper »

Shpetimi i hebrenjve nga shqiptarët në ekspozitën dokumentare

Postuar tek Diaspora me February 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Në Muzeun Holokaust në Çikago do të hapet Ekspozita Dokuemtare "Hebrejtë në Arkivin Shqiptar" të Prof.dr.Nevila Nika,ndërsa në Universitetin Northwestern do të fillojë mësimi i historisë Shqiptaro-Hebreje me Prof.dr.Harold Shpiro.
  
Ditë më parë,në Çikago u mbajt një takim pune në mes Shoqatës Shqiptare-Amerikane dhe asaj të Grave Hebreje për shtetin e Ilinoisit,me përfaqësuesit Prof.Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv dhe Mahmut Skenderi,sekretar i SHSHA-së me Prof.Sharon Merel,kryetare e këtij asociacioni të gruas hebreje. lexo me teper »

Kosova është një shembull i vërtetë i ndërtimit të një shteti

Postuar tek Diaspora me February 19th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Beqir  SINA

Një ditë përpara se të agonte dyvjetori i pavarësisë së shtetit më të ri në botë, Kosovës, Këshilli i Bashkisë së qytetit më të madh në botë Nju Jorkut, hapi dyert për të shënuar përvjetorin e Dytë të Pavarësisë së Kosovës. Edhe vitin e shënimin të Dyvjetorit të pavarësisë në Bashkinë e Nju Jorkut, e organizoi James Vaca, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane i drejtuar nga zoti Esad A. Rizai. Kështu për herë të dytë në bashkinë e qytetit të Nju Jorkut në mënyrë madhështore u shënua Dita e Pavarësisë së Kosovës. lexo me teper »