Diaspora

“Grabjani rreze kodrave” i Leke Tasit promovohet ne SHBA

Postuar tek Diaspora me May 12th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Astrit LULUSHI

Grabjan është emri i fshatit famëkeq, ku internoheshin kundërshtarët e diktaturës, “rreth 20 km nga Lushnja, por larg rrugës nacionale…,vecse det nuk shohim me sy”. Promovimi i librit u organizua nga shoqata Vatra. Autori Lekë Tasi kishte udhëtuar nga Shqipëria për të paraqitur librin e tij.Pjesmarrëst u mblodhën më 8 maj në një nga mjediset e hotelt Hilton në Silver Spring afër Uashingtonit. lexo me teper »

Mirosllav Shollovic me duart e përgjakura e ka vendin në Gjykatën e Hagës

Postuar tek Diaspora me March 29th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Reagim  i SHSHA-së në Çikago lidhur më ardhjen e kriminelëve të luftës në Kosovë
 
Lajmi i keq se në Kosovë janë kthyer kriminelët serbë në të ashtuquajturat (pushteti paralel i Serbisë (!) dhe sipas Planit të Ahtisarit, tregon qartë se Serbia me buzëqeshjen ”demokratike”  (sic!) të Presidentit Tadic ka vendosur që shtetin e ri të Kosovës mos të lërë me marrë frymë. Kjo më së miri tregon kur këtyre ditëve,krimineli i luftës dhe me duart e përgjakura mbi shqiptarët Mirosllav Shollovic u kthye në vendin e krimit! lexo me teper »

Shpetimi i hebrenjve nga shqiptarët në ekspozitën dokumentare

Postuar tek Diaspora me February 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Në Muzeun Holokaust në Çikago do të hapet Ekspozita Dokuemtare "Hebrejtë në Arkivin Shqiptar" të Prof.dr.Nevila Nika,ndërsa në Universitetin Northwestern do të fillojë mësimi i historisë Shqiptaro-Hebreje me Prof.dr.Harold Shpiro.
  
Ditë më parë,në Çikago u mbajt një takim pune në mes Shoqatës Shqiptare-Amerikane dhe asaj të Grave Hebreje për shtetin e Ilinoisit,me përfaqësuesit Prof.Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv dhe Mahmut Skenderi,sekretar i SHSHA-së me Prof.Sharon Merel,kryetare e këtij asociacioni të gruas hebreje. lexo me teper »

Kosova është një shembull i vërtetë i ndërtimit të një shteti

Postuar tek Diaspora me February 19th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Beqir  SINA

Një ditë përpara se të agonte dyvjetori i pavarësisë së shtetit më të ri në botë, Kosovës, Këshilli i Bashkisë së qytetit më të madh në botë Nju Jorkut, hapi dyert për të shënuar përvjetorin e Dytë të Pavarësisë së Kosovës. Edhe vitin e shënimin të Dyvjetorit të pavarësisë në Bashkinë e Nju Jorkut, e organizoi James Vaca, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane i drejtuar nga zoti Esad A. Rizai. Kështu për herë të dytë në bashkinë e qytetit të Nju Jorkut në mënyrë madhështore u shënua Dita e Pavarësisë së Kosovës. lexo me teper »

”Vatra” përkujton në Nju-Jork disidenten Musine Kokalari

Postuar tek Diaspora me February 16th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Beqir  SINA

Me rastin e përvjetorit të 93-të të lindjes së disidentes shqiptare Musine Kokalari dhe në përkujtim e nderim të jetës e veprës të të gjitha grave shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe nga të gjitha trojet etnike, të cilat, kanë vuajtur dhe janë presekutuar nga regjime të ndryshme politike e sllavo komuniste, Federerata PanShqiptare e Amerikës VATRA, javën e kaluar zhvilloi një aktivitet përkujtimor. lexo me teper »

PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE FLASIN ARGUMENTET SHKENCORE

Postuar tek Diaspora me January 20th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Me nismën e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe të asociacioneve tjera politiko-kombëtare të Diasporës Shqiptare në Amerikë, në Universitetin “Devry” të Çikagos do të promovohet Libri ”Maqedonia Shqiptare” të autorit Prof. Nijazi Muhamedi, që ditë më parë doli nga shtypi dhe u shpërnda gjithandej isntitucioneve shkencore, universitare dhe në zyrat e Ambasadave  nga bota që veprojnë në Shkup dhe me gjerë. lexo me teper »

DIASPORA SHQIPTARE MË AFËR ATDHEUT

Postuar tek Diaspora me December 20th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

trip to chicago 017 (2)Çikago: SHSHA-ja shpalos programin me aktivitete të shumëta kombëtare

Shoqata Shqiptaro-Amerikane (SHSHA-ja) me seli në Çikago ka shpalos programin e vet politiko-kombëtar,që bashkarisht me të gjitha asociacionet tjera shqiptaro-amrikane do të jenë në qendër të vëmendjes, në mënyrë që Diaspora Shqiptare në Amerikë të jetë më afër Atdheut. Kështu u tha në mbledhjen konsultative të SHSHA-së ku mori pjesë dhe diskutoi Muhamet Rakipi, Konsull i Republikës së Maqedonisë me Zyrën në Çikago.Në fokus të programit të vet SHSHA-ja ka vënë në spikamë aktivitetet e shumëta kombëtare që kanë të bëjnë me organizimin e jetës kulturore, të hapjes së shkollës në gjuhën shqipe dhe me theks të veçantë në fushën e investimeve në vendlindje. lexo me teper »

Shqiptarët e Amerikës festojnë 28 Nëntorin

Postuar tek Diaspora me November 29th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

us-flamurit28Nga: Beqir  SINA

Shqiptarët e Amerikës masivisht festuan dje, në të gjitha qytetet amerikane ku janë të përqendruar më së shumti shqiptarët, përvjetorin e 97-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me ngritjen flamurit kuqezi, në rrugët e sheshet e disa qyteteve më të mëdha amerikane, si në Nju Jork, Filadelfia, Boston, Çikago, Detroit, Feniks, Dallas, Stamford, me ceremoni festive, mbrëmje dhe koncerte. lexo me teper »

Provokimet e krijesës artificiale maqedonase ndaj kombit të lashtë shqiptarë

Postuar tek Diaspora me September 20th, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

enciklopedia-maqedonaseReagim i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago të SHBA-ve
 
Nuk është hera e parë kur qarqe të caktuara të institucioneve të shkencës dhe të dijes universitare në Maqedoni, të nxitura dhe të dirigjuara nga politika ditore, nuk hezitojnë të fyejnë vlerat historike, të traditës dhe të shpirtit kombëtar të shqiptarëve në trojet e veta entnike.Me rastin e botimit të ashtuquajtur “Enciklopedia” botuar këto ditë në Shkup e që fund e krye ka të bëjë me fyerjen e paskurpullt të kombit të lashtë shqiptar, tragon qartë se pseudo sheknca maqedonase e frymëzuar nga “burimet”  (sic!) e Kishës Ortodokse Serbo-Maqedonase si dhe të skenarëve të hartuar plot një shekull nga dora vrastare e Çubrilloviqit dhe të qeverive në vzhdim deri në ditët tona nga Beogradi, Athina, Shkupi, Podgorica, Moska dhe të qarqeve tjera politike dhe diplomatike të kohës. lexo me teper »

Bronx: Një rrugë emërohet “Nëna Tereze”

Postuar tek Diaspora me August 31st, 2009 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

matherteresa-streetNjë rrugë në qytetin Bronx të New York-ut prej dje ka marrë emrin “Rruga Nëna Tereze”, me një vendim të këshilltarëve të Bashkisë së New York-ut dhe një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve. Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë dhe bizneseve të tyre. lexo me teper »