Kosova

Drejt marrëveshjes për koalicion

Postuar tek Kosova me July 3rd, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

mustafa-haradinaj-limajBlloku i partive, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë në negociata politike për krijimin e disa parimeve bazë, mbi të cilat do të formohej eventualisht qeveria e ardhshme e Kosovës. Këto parti politike, që së bashku kanë fituar 47 ulëse në Kuvend, duket të jenë të shtrënguara të arrijnë një marrëveshje me Vetëvendosjen, e cila pritet të ketë 16 deputetë, për të formuar qeverinë e ardhshme.

lexo me teper »

E djathta, e majta apo interesi?!

Postuar tek Kosova me May 24th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

e-djathta-e-majta-apo-interesi_hdArsyet se pse partitë politike nuk lidhin koalicione në bazë të orientimeve ideologjike, sipas analistëve kosovarë kanë të bëjnë me atë se shumica prej tyre si synim e kanë të jenë pjesë e pushtetit. Madje, ata theksojnë se shumica e subjekteve politike në Kosovë e quajnë veten “të djathtë”, vetëm për t’i hyrë në qejf qytetarëve.

lexo me teper »

LDK-ja subjekti më i goditur nga vrasjet politike

Postuar tek Kosova me January 4th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti politik më i prekur sa i përket vrasjeve politike të pasluftës në Kosovë.Çka është më e keqja se askush deri më tani nuk është nxjerrë para organeve të drejtësisë dhe askush nuk është dënuar deri më tani për këto vrasje. Por veprimet e fundit të organeve të drejtësisë për dënimin e disa autorëve të vrasjeve pasluftës, është një dritë në fund të tunelit në këtë çështje.

lexo me teper »

Haradinaj: S’ka marrëveshje për koalicion me PDK-në?!

Postuar tek Kosova me November 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas seancës solemne të mbajtur sot për lirimin e tij, ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave të vendit se është arritur marrëveshje mes PDK-së dhe AAK-së për të qeverisur së bashku. Haradinaj ka pohuar se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësi sa i përket dialogut me Serbinë, por marrëveshje për koalicion nuk ka. lexo me teper »

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet

Postuar tek Kosova me October 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, u kanë bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun deri në normalizimin e marrëdhënieve reciproke.Këto komente, Clinton e Ashton i kanë bërë në Prishtinë pas takimeve që zhvilluan me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi. lexo me teper »

Hoti : “Më thanë se Rugova ishte tradhtar i kombit..”

Postuar tek Kosova me May 12th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
EULEX-i heton atentatet ndaj Rugovës

I burgosuri Agim Hoti ka zgjeruar akuzat ndaj nënkryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, duke thënë se ka qenë në mesin e urdhërdhënëseve për tentim-vrasjen ndaj ish -kreut të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha. Këto atentate, që kanë ndodhur në vitin 2007, kanë nxjerr fajtor Hotin, i cili tashmë po vuan dënimin në Burgun e Dubravës. “Edhe për rastin e Anton Berishës kanë pasur gisht Xhavit Haliti dhe Agron Haradinaj. lexo me teper »

Vetëdeklarohet, atentatori i Ibrahim Rugovës

Postuar tek Kosova me May 9th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Është zbardhur autori që tentoi të vriste ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Agim Hoti është autori i cili është vetëdeklaruar, se ka tentuar të vrasë ish-presidentin e Kosovës. Hoti e ka bërë të ditur këtë fakt nga burgu Dubravës. Ai ka treguar se ata që bënë pazar me të për të vrarë Rugovën janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Lidhur me këto pretendime ai thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Ndërkohë e emrat që janë përmendur nga dëshmia e tij, këto deklarime i quajnë shpifje dhe budallallëk.

lexo me teper »

Kosova feston 4-vjetorin e Pavarsise

Postuar tek Kosova me February 17th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Me intonimin e himnit shtetëror dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka nisur në kryeqytet manifestimi me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin “Nëna Terezë” për të shënuar këtë ditë.Para të pranishmëve parakaluan kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, e vlerësuan këtë ditë si fryt të shumë brezave. lexo me teper »

Miratohet rezoluta për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur

Postuar tek Kosova me January 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kuvendi i Kosovës sot, në një mbledhje të jashtëzakonshme miratoi Rezolutën mbi përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, të iniciuar nga Grupi Parlamentar i Deputetëve të PDK-së.Për këtë dokument votuan 83 deputetë, kundër u deklaruan 13, dhe 1 abstenoi, nga 108 deputetët e pranishëm, sa kishte njoftuar kryeparlamentari se ishin në fillim të mbledhjes. Votimi u zhvillua pas një debati të përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare, pos atij të serbëve, SLS-së. lexo me teper »

Ligjet që mund të sfidojnë Pakon e Ahtisarit

Postuar tek Kosova me January 8th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Arton  KONUSHEVCI

Me shumë sfida dhe shumë prioritete nisi edhe ky vit për institucionet kosovare dhe ato ndërkombëtare në vend.Karshi integrimit të veriut të Kosovës, si çështje që thuhet se varet më shumë nga zhvillimet politike në Prishtinë e Beograd, puna e autoriteteve kosovare dhe e Zyrës Civile Ndërkombëtare duhet të ketë në fokus të vëmendjes edhe projektligjin për Hoçën e Madhe dhe atë për Qendrën Historike të Prizrenit.Kështu, të paktën, thonë deputetët e Kuvendit të Kosovës me vlerësimin se projektligjet në fjalë kanë sfiduar në masë të madhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Pakon e presidentit Ahtisari. lexo me teper »