Politike

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

Postuar tek Politike me September 6th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011, si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.Njoftimi u publikua në faqen zyrtare të Presidencës.“Në mbështetje të nenit 92 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10 të Kodi Zgjedhor, dekretoj: Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, zhvillohen ditën e diel, më datë 8 maj 2011”, thuhet në njoftimin e Presidencës. lexo me teper »

Reagim i PBKD-se per ngjarjen e Himares

Postuar tek Politike me August 16th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat vlerëson  se aksidenti rrugor pranë Himarës nuk kishte asnjë arsye pse t’i kushtohej një vëmendje më e madhe se aksidentet e tjera, dhe me më tepër viktima në shumë raste, që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në rrugët e Shqipërisë.Edhe nëse palët e përfshira në aksident kanë qenë të etnive të ndryshme, megjithëse nga informacionet që kemi ata ishin të dy shqiptarë, nuk duhet të politizojmë një ngjarje të dhimbshme. lexo me teper »

PD-LSI: Një ligj organik për kompetencat e Topit

Postuar tek Politike me August 2nd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

PD dhe LSI kërkojnë një ligj organik për Presidentin e Republikës. Në valën e debatit për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, dy partitë e koalicionit qeverisës më në fund kanë rënë në një mendje se duhet një ligj për institucionin e Presidentit, edhe pse kompetencat e kreut të shtetit janë të parashikuara në rreth 38 nene të Kushtetutës së Republikës. lexo me teper »

Përplasje e fortë PD-President

Postuar tek Politike me July 30th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Në Shqipëri thellohet konflikti midis maxhorancës së djathtë dhe presidentit Bamir Topi.Një deklaratë e presidentit Topi pak ditë më parë se “asgjë nuk e pengon kryetarin e gjykatës kushtetuese të ushtrojë funksionet e tij ndonëse i ka mbaruar mandate”, duket se ka provokuar një stuhi të vërtetë në marrëdhëniet midis tij dhe maxhorancës që e ka zgjedhur me shumë mundime tre vjet më parë, pohojne burime nga Tirana. lexo me teper »

Dështon akordi PS-PD, s’ka takime deri në vjeshtë

Postuar tek Politike me July 25th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Maxhoranca dhe opozita rrezikojnë ta mbyllin sesionin parlamentar të verës pa një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. Burime nga të dy partitë kryesore, PS dhe PD thanë dje se nuk ka një njoftim për një takim të tretë mes Gramoz Ruçit dhe Astrit Patozit, dy kryetarët e grupeve parlamentare, ashtu siç ishte lënë në takimin e dytë. Sipas bisedës së 22 korrikut mes Ruçit e Patozit, ngërçi mbeten fletët e votimit. lexo me teper »

Hetimi i masakrës së Tivarit, përgjegjësi kombëtare

Postuar tek Politike me July 15th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, pohoi sot se Kuvendi i Shqipërisë merr një përgjegjësi të madhe për të hetuar dhe hedhur dritë mbi tragjedinë e Tivarit, që sipas saj është nja nga më të rëndat.Në reagim të qëndrimit kundërshtues të opozitës për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë për këtë ngjarje tragjike të ndodhur 65 vjet më parë. lexo me teper »

Kriza, Patozi e Ruçi takim 20 minutësh. Nesër në mesditë nisin negociatat

Postuar tek Politike me July 13th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Elona  GJYLMI

Pas 20 minutash në zyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Ruci dhe Patozi kanë përcaktuar orën 11:00 të së mërkurës si kohën kur do të starojnë zyrtarisht negociatat. Takimi me dyer të mbyllura mes dy kryetarëve parlamentarë ka shërbyer për të përcaktuar modalitetet teknike të takimeve zyrtare që do të vijonë në ditët në vazhdim. lexo me teper »

Zgjedhjet lokale, nis sfida për kandidatët e bashkive

Postuar tek Politike me June 21st, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Gara elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2011 është paraprirë nga rivaliteti jozyrtar mes kandidatëve që synojnë mandatin e kryetarit të bashkisë apo komunës. I vlerësuar në rëndësinë e tij, procesi elektoral për pushtetin vendor shfaq një rëndësi të dorës së parë për partitë politike, të cilat kanë një mundësi për të zgjeruar apo amortizuar pushtetin që buron nga zgjedhjet e përgjithshme. lexo me teper »

Kriza politike,Topi takon Ramen

Postuar tek Politike me May 25th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka trokitur në mesditë, në zyrën e Presidetit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Ky takim që zgjati rreth një orë, sipas përfaqësuesve zyrtarë të presidencës është kërkuar nga vetë kryesocialisti Rama. Tejet i kursyer ka qenë njoftimi zyrtar i Presidences për këtë takim. Aty thuhet se “situata më e fundit politike në vend ishte temë kryesore e bisedës kokë më kokë të zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Shtetit”. lexo me teper »

Ruci: Gati te arrijme marreveshjen

Postuar tek Politike me May 24th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryetari i grupit kuvendor te PS, Gramoz Ruci, ne fjalen e tij ne Parlament ka deklaruar se opozita eshte e gatshme te jape kontributin e saj per zgjidhjen e krizes. Ruci ka theksuar se hapja e kutive eshte nje e drejte e panegociueshme dhe ka nenvizuar se komisioni parlamentar per hetimin e zgjedhjeve duhet te jete pa kushte. lexo me teper »