Komente

Fuqia e Zezë…

Postuar tek Komente me March 11th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Erl KODRA

Më ndiqni në ciklin e shkrimeve “Fuqia e Zezë”, me emra dhe mbiemra të përveçëm, se si Shqipëria ra pre e fuqisë më djallëzore që ka njohur ndonjëherë ky vend. Edi Rama zotëron një lloj imuniteti prej gjërave të ndyra; domethënë, tashmë bëmat e tij skandaloze kanë fituar “qytetarinë”. Ka vite që skandalet e tij pasojnë njëri tjetrin, në të gjitha planet, në të gjitha fushat.

lexo me teper »

Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

Postuar tek Komente me March 11th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Entela SAFETI – KASI

Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen e mëngjesit në dhomën e madhe mbushur me fotografi të grave e burrave të shtëpisë, nga ato më të vjetrat e deri tek këto të fundit, familjes, ra gongu i madh i modeleve të grave të suksesshme, frymë-zuese/ zënëse/ nga ekranet dhe katedrat, nga krahët e politikës apo shoqërisë civile të Shqipërisë së mbetur në udhëkryqin e mbijetesës, ku liria është sa e pengmarrësit/ve po aq e rrezikuar në humbje tërësore të vlerave dhe dinjitetit për qytetarët, popullin, institucionet, shtetin.

lexo me teper »

OPOZITA QË (S)’DUAM

Postuar tek Komente me March 11th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil ÇIKA

Slogani me i madh i propagandës së Edi Ramës ne këto vite të qeverisjes se tij ka qenë “Shqipëria që duam“ , i preshtatuar pastaj ne detaje ,për çdo aspekt të jetës si “Policia që duam” , “Shëndetësia që duam “, “ Arsimi që duam “, “Ushtri qe duam “,“ Bujqësia që duam” , Drejtesia qe duam ,Bashkia që duam” e të tjera pa fund qe vertiten rreth këtij slogani . Ne fakt duhet thëne që shumica e gjerëve nen qeverisjen e këtij vendi nga Rama janë bërë pikërisht brenda logjikes se autorit të sloganit , Shqipëria e rrënuar e pa shprese,kjo Shqipëri në buze te humnerës e në prag te një konflikti civil, është pikërisht ajo që donte, do dhe realizoi Edi Rama dhe qeverisja e tij e Rilindjes komuniste .

lexo me teper »

Baton mafia dhe Shqipëria si një OJQ e tij

Postuar tek Komente me January 13th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Kimete BERISHA

Nga tavolina e tij e Zonës B, që me qëllim e ka improvizuar të duket si i ulur mbi varrin e pejgamberit në Mekë, Baton Haxhiu e krijon ‘njeriun e ri’, krijon ‘ministra’, ‘maron’ intelektual, e i vendos politikat shtetërore të Shqipërisë, njeriun që në Kosovë s’e merr kush seriozisht për kurrgjë hiç, përveç për spiunazh.

lexo me teper »

Historia belbëzon

Postuar tek Komente me January 13th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edmond TUPJA

Te shumë popuj, madje edhe të vendeve më të zhvilluara, e marta konsiderohet nga besëtytët si ditë terse, sidomos kur ajo bie më datën 13 të muajit. Mirëpo, populli ynë nganjëherë fort i mençur e ka gjetur një mënyrë për t’iu kundërvënë këtij opinioni fatalist: Gjithsesi, pretendon ai, e marta e ka një orë të mbarë.

lexo me teper »

NJË NDËRMARRJE JANË !

Postuar tek Komente me January 13th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil ÇIKA

Mos dekretimi nga Presidenti i Republikës I kandidaturës se Gent Cakës për Ministër te Jashtëm ka sjelle një vale denoncimesh te infiltrimin te spiuneve te UDB-se (shërbimit sekret te Jugosllavisë Komuniste) ne politiken ,qeverinë , administratën shtetërore , mediat e shoqërinë civile shqiptarë. Po lexojmë e dëgjojmë , politikane , gazetare diplomatë etje qe po reagojnë te “revoltuar” imponimit te Baton Haxhiut dhe te tjerëve , sipas tyre agjente te UDB-se ne qeverisjen , diplomacinë , me pak fjale ne vendimmarrjen shqiptarë.

lexo me teper »

Tredhja fatkeqe e Prokurorisë dhe një histori kurvash…

Postuar tek Komente me January 8th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare


Nga : Basir Çollaku

Tahiri do ta marrë Edi Ramën me vete në dosjen e tij të trafikut marramendës katërvjeçar të drogës, ndaj përkohësisht të dy janë të akuzuar zyrtarisht dhe të pafajshëm teorikisht, në mungesë të një vendimi gjykate.

lexo me teper »

FUNDI I “KATOVICËS” ?!

Postuar tek Komente me January 8th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil ÇIKA

Një banderole e studenteve protestues ku shkruhej Fundi I Katovicës .45+28 vjet , me s duket po paralajmëron fillimin e fundit te pushtetit te komunistëve ne Shqipëri . Është folur shume për projektin e “ Kat viçes “ madje është botuar edhe një fjalim I diktatorit te fundit (de jure) komunist ne Shqipëri Ramiz Alisë qe shpaloste strategjinë e mbajtjes se pushtetit nga komunistet edhe ne “kapitalizëm” sipas porosive te Gorbacovit por asnjë here opinion publik shqiptar nuk e ka marrë he nuk e ka trajtuar seriozisht ketë problem e hall te madh te shqiptarëve .

lexo me teper »

Timokracia e Platonit

Postuar tek Komente me January 8th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Astrit LULUSHI

Timokraci do të thotë ‘qeverisje me vlerë apo me nder’. Platoni e karakterizon timokracinë si përzierje regjimesh – aristokraci e oligarki. Si në demokracinë e sotme, edhe në kohën e Platonit, sistemet qeverisëse duket se nuk i respektonin rregullat e lojës.

lexo me teper »

Vitrinalëpirësit

Postuar tek Komente me January 6th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edmond TUPJA

Në Francë, sidomos me raste festash mbarëpopullore, vendësit, natyrisht në gjuhën e tyre amtare, kur dalin rrugëve vetëm sa për të parë vitrinat e dyqaneve të mëdha e të vogla, por pa pasur ndër mend të blejnë ndonjë gjë, përdorin rëndom togfjalëshin lécher les vitrines, d.m.th., fjalë për fjalë, “të lëpish vitrinat”. Sigurisht, kjo ndodh zakonisht e rregullisht në të gjitha vendet e botës, pra, edhe në Shqipërinë tonë marramendthi demokratike, ku të panumërt janë ata që lëpijnë vitrinat edhe me rastin e Krishtlindjeve e të ndërrimit të viteve.

lexo me teper »