Komente

Të gjitha pushtetet sovjetëve dhe xhonsovjetiku i përfundit

Postuar tek Komente me May 4th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Zamir GJURGJI

Janë disa zhvillime pikante të kohëve të fundit që nxjerrin në pah një dukuri që ngjall e ha debat në rrafsh publik. Protestat te Teatri me kullë, te Astiri me bojë, te Stadiumi me bisht, te Liqeni – së fundi me leje rilindjeje – në kerbisht.

lexo me teper »

POLITIKA : ARTI I SË PA MUNDURËS, QË NË SHQIPËRI BËN GJITHÇKA TË MUNDUR!

Postuar tek Komente me May 4th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Gjergj HANI

Qëllon që rrekesh për orë të tëra osë ditë, e nuk arrin të kristalizosh, të kapësh në sintezën e tij thelbin e një problemi që të paraqitet në forma shumë dimensionale. Ti e ke të qartë problemin, shkaqet e tij dhe pasojat, e megjithatë nuk arrin ta përmbledhesh në një koncept të vetëm! Pastaj, një input i papritur të zbulon në pak minuta sintezën e shumëkërkuar në tërë lakuriqësinë e saj.

lexo me teper »

Heshtja izolon

Postuar tek Komente me May 4th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Astrit LULUSHI

S’ka shqiptar, i cili nuk e di a s’ka dëgjuar për tmerret e izolimit të plotë, që fillon me kufizimin e fjalës. Por, afër 30 vjet nga ajo periudhë diktature, dëgjohen zëra nostalgjikë për kthim mbrapa. Me daljen e një brezi të ri që nuk e ka provuar atë kohë, këto zëra do të ndjehen edhe më shpesh. Fjala është për Shqipërinë që nuk gëzon shtyp të lirë.

lexo me teper »

Patozi nuk bind

Postuar tek Komente me April 25th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ergys MERTIRI

Pasi u bë një kohë e gjatë në një gjendje thuajse pasiviteti politik, Astrit Patozi u shfaq në publik, duke prezantuar një parti të re. Gjithçka erdhi krejt papritur, madje edhe firmat i mblodhi në një kohë rekord, duke ia dalë t’i mbyllë letrat vetëm një ditë para skadimit të afatit që e lejon të hyjë në zgjedhje. Natyrisht, ai e kishte lënë që herët hapur mundësinë e krijimit të një partie, por në asnjë moment nuk u duk të bënte hapa në funksion të kësaj dhe, mbi të gjitha, nuk arriti të krijonte dot një fluks për të hedhur shtratin e duhur në funksion të këtij projekti.

lexo me teper »

Fjala si i vetmi realitet i grupimit politik Rilindje

Postuar tek Komente me April 25th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Vehap KOLA

Rama dhe Veliaj, me ndihmën e konsulentëve të tyre, nuk janë asgjë më shumë se zbatues besnikë të botëkuptimit postmodern mbi “gjërat”. Ata nisen nga premisa e mohimit të fjalëve si pasqyruese të gjërave dhe e bindjes se gjuha në vetvete përbën realitetin: ajo që flitet është e vërtetë, të paktën derisa ajo të përmbyset nga një tjetër ngjarje ligjërimore. Siç e ka thënë edhe Heidegger: “Është pikërisht e folmja vendi ku shfaqet bota’. Këtu zë fill filozofia e marrëdhënies publike të Rilindjes: pretendimi se bota përbëhet nga fjalët dhe jo vetëm pasqyrohet në to.

lexo me teper »

AGRON TUFA DHE PEZMI I MARKSISTEVE TE SHPELLES

Postuar tek Komente me April 25th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gëzim BASHA

Ashtu si Putinizmi që me teper se romance ne expresin Tirane-Moske, eshte refleks i perthyerjes ne prizmin e Ankarase, edhe marksizmi dikur na vinte jo direkt prej Moskes por prej Pekinit, fill pas filtrimit neper shpellat ku zbriste kryetari Mao pahitur me toz meditimesh quazi-taoiste. Nuk eshte e habitshme pse sot, neper rënojat e SMT-ve mendore të Tiranës, akoma ngrenë kokën ata që Stalini i quante Marksiste shpellash.

lexo me teper »

MONIKA NUK MJAFTON!

Postuar tek Komente me March 12th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil ÇIKA

Opozita pas dorëzimit të mandateve të deputeteve është futur në rrugën pa kthim të rrëzimit me çdo kusht të kësaj qeverie që, sipas saj dhe shumicës së shqiptarëve, po e çon vendin në katastrofë. Protesta popullore duket gjithashtu se është mjeti i vetëm në dispozicion të saj për bërë politike dhe besoj se i gjithë investimi do të përqendrohet pikërisht këtu. Dihet që baza e opozitës dhe protestës së saj është PD, militantët dhe përkrahësit e saj kontributi i të cilëve ka qënë i dukshëm në të gjitha protesta antiqeveritare.

lexo me teper »

Majë piramide

Postuar tek Komente me March 12th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Astrit LULUSHI

T’u kthehesh kujtimeve është si të vizitosh një dhomë muzeu. Pra edhe një herë në të kaluarës, kur njeriu jetonte për një copë bukë të ngjyer thellë në frikën e persekutimit që ofronte diktatura e “proletarëve” të hipur në majën e piramidës.

lexo me teper »

PRETENDIMI I RAMËS SE FITON ZGJEDHJET NË ÇDO KOHË, DHE ALL IN I BASHËS!

Postuar tek Komente me March 12th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Armand MAHO

Basha i luajti te gjitha ne tavoline para kjndershtarit. Si ne nje loje pokeri ai dha oferten all in ( ne lojen poker kur ve te gjitha sa ke ne tavoline) duke vene natyrisht ne ne rrezik me se pari karrieren e tij. Perballe nje kundershtari qe luan me hile, qe nderron kartat ne fund, qe te godet pas shpine ai zgjodhi qe ose ta braktise perfundimisht tavolinen e lojes ose te asgjesoje kundershtarin.

lexo me teper »

Shqipëria në moshën e pubertetit

Postuar tek Komente me March 11th, 2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ergys MERTIRI

Përfshirja e vonë në proceset e modernizimit dhe prapambejtja ekonomike, shoqërore e kulturore përballë Europës i komplekson jopak popujt e Ballkanit. Diferencat e dukshme i bëjnë ata ta perceptojnë dramatikisht gjendjen e tyre. Kjo i ka shtytë të krijojnë një retorikë të pasur mitesh, legjendash e teorish konspirative, nëpërmjet të cilave mundohen të gjejnë përgjigjet mbi arsyet, shkaqet apo dhe fajtorët për këtë realitet, por edhe teoritë mbi rrugëdaljet e mundshme.

lexo me teper »