Sport

Kuqezinjtë janë spektakolarë, por vendos një gabim i bjellorusëve

Postuar tek Sport me March 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

E kishte premtuar Kuzhe: Një Shqipëri ndryshe. Por tekniku as vetë nuk do ta kishte besuar para kësaj ndeshje se do ishim një skuadër ëndrrash. Ndoshta më e mira e këtyre 20 viteve të fundit, në sytë e një publiku të zjarrtë që kishte mbushur “Qemal Stafën”. Ç’mund t’i kërkosh më shumë, përveçse golave të pakonkretizuar. Një 94 minutësh i çmenduar është parë mbrëmë në “Qemal Stafa” kundër Bjellorusisë. lexo me teper »

Kombëtarja barazon me Bosnjën(1-1), mbetet e para në grup

Postuar tek Sport me October 9th, 2010 nga Lajmi – 1 koment

Përfaqësuesja kuqezi arriti të dalë me një pikë nga përballja me Bosnjë-Hercegovinën në “Qemal Stafa”, duke ruajtur kreun e grupit D në kuotën e pesë pikëve.Megjithëse pa trajnerin Kuzhe, kombëtarja bëri një paraqitje dinjitoze para tifozëve që si rrallëherë kishin mbushur stadiumin. Fillimi i lojës ishte i balancuar, me të dy ekipet që synonin më tepër të mos pësonin. lexo me teper »

Shqipëria mposht 1-0 Luksemburgun

Postuar tek Sport me September 8th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mision i përfunduar, por kjo Shqipëri mund dhe duhej të kishte bërë më shumë. Luksemburgun në “Qemal Stafa” e mundim vetëm 1-0, falë një eurogoli të Salihit, ndërsa kombëtarja luan një 45 minutësh perfekt, ndërsa në të dytën tregon një fytyrë tjetër. Nuk administron superioritetin numerik në fushë, pasi mungon një organizim i mirë i lojës. Gjithsesi tri pikët janë shumë të rëndësishme dhe Kuzhe më në fund merr edhe fitoren e parë në një ndeshje zyrtare në 15 muaj në drejtimin e Shqipërisë. Një triumf që vlen për vendin e parë të Shqipërisë në Grupin D pas 2 ndeshjeve të para me 4 pikë. lexo me teper »

Muzaka i dhuron barazimin kombëtares kuqezi

Postuar tek Sport me September 4th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mbyllet në barazim 1-1 takimi i parë i Shqipërisë në transfertën e vështirë të Rumanisë, duke marre një pikë me mjaft vlerë që në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2012. Ky 90 minutësh është zhvilluar pothuajse tërësisht në gjysmefushën tonë pasi Kuzhe kishte menduar me shumë për mbrojtjen. Që në sekondat e para, Rumania nuk arriti të shënonte pasi goditi shtyllën me Marica dhe më pas Torje nga e djathta e sulmit të Rumanisë ka ushtruar presion gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës. lexo me teper »

Spanja në çatinë e botës

Postuar tek Sport me July 12th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Injesta u fal spanjollëve Olimpin pas 120’, dështim i holandezëve

Botërori njeh padronin. Në çatinë e botës ngjitet Spanja, falë Adre Injestës, i cili realizoi golin e vetëm të kësaj finaleje spektakolare, e cila ka dhuruar vetëm një gol, por emocione dhe shumë tension. Ndërsa Holanda nuk thyen dot tabunë në finalen e tretë të saj. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Kanë qenë 45 minuta paksa të mërzitshme, të karakterizuara nga një nervozizëm në fushë (pesë të ndëshkuara me kartonin e verdhë dhe De Jon, i cili ka rrezikuar seriozisht ndëshkimin me karton të kuq, për shkak të një faulli me takat e ngritura ndaj Ksavi Alonso). lexo me teper »

Stuhia e kuqe gjunjëzon Gjermanine

Postuar tek Sport me July 8th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Laert  HOXHA

Spanja është finalisti i dytë i Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Reprezentacioni i këtij shteti për herë të parë në histori u kualifikua në finale edhe pse në Spanjë ka një shekull që luhet futboll i shkëlqyeshëm, ky reprezentacion ka qenë dy herë kampion evropian, kurse klubet spanjolle kanë dominuar për periudha të gjata në futbollin evropian dhe vazhdojnë të jenë ndër më të mirat. lexo me teper »

Holanda superiore mbërrin në finale

Postuar tek Sport me July 6th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Qemal  GOCA

Kombëtarja e Holandës është finalisti i parë i Kampionatit botëror dhe në finale pret fituesin e ndeshjes Gjermani-Spanjë. Holanda në gjysmëfinalen e botërorit shënoi fitore me rezultat 3:2 kundër latinoamerikanëve, Uruguait. “Tulipanët” shpërthyen në pjesën e dytë falë lojës maestro të Sneijderit e Robbenit.Holandezët në minutën e 18-të kaluan në epërsi me rezultat 1:0. Futbollisti Van Bronckhorst nga rreth 30 metra nga një pozitë paksa e vështirë dërgoi gjuajtje sa të fortë, aq edhe të pandalshme për portierin uruguaias, i cili ka shikuar me sy topin, që ka qëlluar njëherë shtyllën, më pas është futur në rrjetë. lexo me teper »

Shqiperia mund 1-0 Malin e Zi

Postuar tek Sport me May 25th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kombëtarja shqiptare ka fituar 1-0 në miqësoren me Malin e Zi, të zhvilluar në Podgoricë. Goli i Hamdi Salihit 11 minuta para përfundimit i dha fitoren ekipit kuqezi, në miqësoren e dytë për vitin 2010 pas asaj me Irlandën e Veriut. Ndeshja është dominuar nga Shqipëria, përballë një Mali të Zi, që pavarësisht emrave, nuk ka bërë thuajse asgjë në fushën e lojës. lexo me teper »

Inter, fitues i Liges se Kampioneve

Postuar tek Sport me May 22nd, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Diego Milito rikthen Interin pas 45 vjetesh ne majen me te larte te futbollit europian, pasi ka mundur ne finalen e Liges se Kampioneve 2-0 Bajern Mynihun.Gjermanet e drejtuar nga Van Gaal kane dominuar pothuajse te gjithe lojen, por kampionet italiane ishin me te sakte ne finalizim e atyre pak aksioneve te krijuara ne porten e But. lexo me teper »

Interi në finale, ”jashtëtokësorët” në shtëpi

Postuar tek Sport me April 28th, 2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Merr fund mbizotërimi i Barcelonës në Evropë. Interi kualifikohet në finalen e madhe të Champions League, ku takohet me Bayernin nga Munich-u. Interi megjithë humbjen në ndeshjen e kthimit me rezultat 1:0, rezultati i ndeshjes së parë në “Gjysepe Meacca” me rezultat 3:1 e dërgoi në finalen e madhe të Champions League. Ballafaqimi në mes Barcelonës nga Spanja dhe Interit nga Italia nisi me iniciatiën e plotë të Barcelonës. Mbi 90 mijë shikues ishin në stadiumin “Nou Camp” dhe krijuan një atmosferë të shkëlqyeshme sportive. lexo me teper »