Te pakategorizuara

POLITIKANË SHQIPTARË ! JU SFIDOJ ME KATOVICËN !!!

Postuar tek Te pakategorizuara me December 14th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

EugjenMerlikaNga : Eugjen  MERLIKA

Vizita e Kryetarit të Shtetit në ish­kampin e punës së detyruar të Spaçit është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për faktin që, për herë të parë gjatë një çerekshekulli autoriteti më i lartë “denjoi” të shkojë e të shohë rrënojat e njërit nga “ferret” e socializmit shqiptar, por edhe për fjalën që mbajti dhe dekoratat që shpërndau. lexo me teper »

Politikanët, morali dhe narcisizmi

Postuar tek Te pakategorizuara me August 21st, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Skorrupsioni-modelhkruan : Fitim  ZEKTHI

Në dekadat  e fundit të shekullit të kaluar, studiues të shumtë të shkencave sociale  nisën të përdorin dendur togfjalëshin ‘luftë kulturore’ për të përshkruar debatin apo konfliktin e madh mes vlerave që mbroheshin nga tradicionalistët apo konservatorët dhe progresistëve apo liberalëve dhe majtistëve.  lexo me teper »

Fushata e kryeministrit nuk ka substancë

Postuar tek Te pakategorizuara me June 6th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

FushataNga : Fitim  ZEKTHI

Ka diçka të rëndësishme që nuk shkon në fushatën që po drejton kryeministri Rama. I mungon oferta, ose ofertës i mungon substanca. Në 2 maj, në Kukës, Rama u shpreh se “në këto vite janë investuar në Kukës më shumë sesa janë investuar në 25 vite së bashku.” Ai shpërndau disa certifikata legalizimi, u kërkoi grave t’i çonin burrat në “drejtimin e duhur”, dhe tha se demokratët nuk meritojnë asnjë votë. lexo me teper »

Marrezi

Postuar tek Te pakategorizuara me June 3rd, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rilindjeNga : Shahin  KOLONJA

Premtuan rilindjen sollen degradimin,premtuan aq shume dhe mbollen vetem pasiguri,varferi dhe antihumanizem…..Kjo eshte pasqyra e ketyre 2 viteve nen lejlarilindjen e Edvinit . Shqiptaret cuditerisht heshin kur u shkelen te drejtat me elementare dhe vriten per nje gardh,qendrojne indiferente kur antishteti e percmon por reagon deri ne cmenduri kur ju gervishet makina dhe plot cudira te tjera qe mbase nuk ma ze goja ti permend.Perse kjo dalldi jocivile kur kemi plot OJQ,perse kjo injorance kur cdo dite legjitimohet nje profesor apo doktor dhe perset vazhdojne deri sa nuk reagojme kur duhet dhe behemi trima kur nuk duhet…… lexo me teper »

PROVOKIMI I NDYRË ME VISAR ZHITIN !

Postuar tek Te pakategorizuara me February 8th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

NEBILNga : Nebil  ÇIKA

Presidenti i Republikës,Bujar-Nishani ka bere publike dje sjellje skandaloze te Ministrit  të Jashtme  me institucionin kryesor të shtetit qe shkonte deri ne detaje kaq banale sa  fshehja e ftesave qe miqtë e partnere ndërkombëtar dërgonin për kreun e shtetit duke përdoruar sigurisht fugen zyrtare ,. Ministrinë e Punëve të Jashtme, Nuk besoj se gjendet praktike e tille komunikimi midis institucioneve te një shteti as ne vendin me primitiv te botes e jo me ne një vend anëtar i NATO-s dhe pothuaj kandidat për ne BE siç është formalisht Shqipëria. lexo me teper »

JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( II )

Postuar tek Te pakategorizuara me November 25th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

TEODOR-KARECOShkruan : Dr. Teodor  KARECO

Diskutime te pafryteshme dhe te demeshme per numrin e deshmoreve partizane. Synimi – perjetesimi i supermashtrimit dhe gënjeshtrës per 28 mije deshmoreve partizane.

Ne dy dekada e gjysem qe Shqiperia postkomoniste po perjeton demokracine e lirine po behen diskutime marramendese nder te tjera edhe per numrin e deshmoreve partizane. Eshte pjekur mendimi i pergjithshem se shifrat e dhena nga Enver Hoxha dhe Partia Komuniste ne fuqi ishin dhe mbeten te falcifikuara ne menyre siperore. lexo me teper »

Enver Hoxha deklasohet, ‘bless’ Politburo

Postuar tek Te pakategorizuara me November 22nd, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

blushi-shall-300x191Nga : Zamir  GJURGJI

Ujku bluzen(qimen) e nderron, zakonin s’e harron

Ambasadori Amerikan A.A. ka denuar publikisht ne fund te mandatit portretin e diktatorit Enver Hoxha. Thnx e flm zoteria Juaj. Me mire vone se kurre. Po perse valle zoteria Juaj ambasador jetesuat politikat e “kursim-tkurrjeve” , saqe “4%”-shi i 21 janarit mund t’ju kete mberritur ne “0.4%”-shin e 21 nentorit? lexo me teper »

Kush e solli Kostandinin?

Postuar tek Te pakategorizuara me November 7th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

alfred-lelaNga : Alfred  LELA

Ngjarja e së martës ku mbetën të vrarë katër i ka kaluar kufijtë e triditëshit të habisë dhe po futet në një territor tjetër. Kërkohen, përtej kronikës, arsyet e asaj që ngjau. Pse ndodhi ajo që ndodhi? Më saktë, si mundi Kostandin Xhuvani, një 26-vjeçar, bir i dy artistëve që sipas çdo pritshmërie do ish rritur e mbyllur si ‘fëmijë arti’, u kthye në ‘fëmijë të tmerrshëm’? lexo me teper »

Pacienti per doktor, ose te gjithe do kthehemi ne paciente

Postuar tek Te pakategorizuara me October 27th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-semureNga : Zamir  GJURGJI

Fluturon, fluturon…kryeministri! Kryeministri ka kohe qe eshte ne ‘hava’. Jo vetem fizikisht, por edhe menderisht. Por tetori ia nxori lakrat krejt ne shesh. Ne kohen kur shqiptaret ndesheshin me dhe pa top me serbet, kryeministrit i ishte bere mendja ‘havale’: o takoj Aleksandrin, o Vucicin. Njerin ‘paderman’! Qendroi a s’qendroi n’hava nje jave te tere mbi qiellin transkontinetal! lexo me teper »

POLITIKA…SI AKSIDENT!

Postuar tek Te pakategorizuara me October 23rd, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

komediaNga : Marjana  BULKU

Edhe pse nuk dua të shkruaj për politikën duket se nuk e shmang dot .Jo pak herë në jetën time ”ma ka zënë rrugën”edhe pse jam përpjekur ti jap jetë nga nderi,dinjiteti, pervoja e marrë nga shkollat dhe raportet me njerëzit që jeta më ka dhuruar.Ajo tashmë është shndërruar në një mjet pa zot hedhur për konsum. lexo me teper »