Postuar tek AKTUALE me 07/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Shqipëria kalon me sukses testin për plotësimin e kushteve lidhur me liberalizimin e vizave edhe nga Komisioni i Politikës së Jashtme në PE, i cili me shumicë votash ka miratuar dje, draft-raportin e KE për vizat. Me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, komisioni i jashtëm ka dhënë aprovimin e tij e tij për projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. lexo me teper »
Postuar tek Komente me 07/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga: Ilir SEFAJ
Më 9 të këtij muaji Serbia do të bëjë edhe një tentativë për të stopuar njohjet e mëtejme të pavarësisë së Kosovës me anë të një rezolute për të cilën do të debatohet në OKB, dhe sipas gazetës beogradase “Blic”, kjo rezolutë synon negociata të reja rreth statusit të Kosovës.Edhe pse pritet që kjo rezolutë të mos kalojë në OKB, dhe sado që kjo tentativë e shtetit serb mbase mund të thuhet se bëhet për konsum të brendshëm politik, është shqetësues diskursi politik që po e përdorë Beogradi ndaj Prishtinës. lexo me teper »
Postuar tek Politike me 06/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011, si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.Njoftimi u publikua në faqen zyrtare të Presidencës.“Në mbështetje të nenit 92 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10 të Kodi Zgjedhor, dekretoj: Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, zhvillohen ditën e diel, më datë 8 maj 2011”, thuhet në njoftimin e Presidencës. lexo me teper »
Postuar tek Komente me 06/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga: Ardit ÇAMI
Një nga çështjet shoqërore më të përfolura tashmë në të gjitha sferat e komunikimit është trajtimi i problemeve të rinisë dhe e ardhmja e saj. Kësaj moshe delikate i duhet kushtuar vëmendje e veçantë, sepse përbën një nga forcat lëvizëse më të rëndësishme të zhvillimit të kombit. Se sa i rëndësishëm është edukimi i saj, konsolidimi i intelektit, kontributi që do të japë në të ardhmen dhe risitë që ajo do të sjellë vazhdimisht në fusha të ndryshme të jetës, i kemi dëgjuar me dhjetëra e qindra herë. lexo me teper »
Postuar tek Komente me 06/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Shkruan: Edlira GJONI
Kosova, është tre orë afër, apo tre orë larg nga Tirana? Kufiri (?) mund të arrihet edhe më shpejt se kaq. Por infrastruktura e sapofilluar në Kosovë e bën po kaq të largët distancën për në Prishtinë, edhe pse gjeografikisht është shumë më afër.Por, nuk është as çështje kohe, as gjeografie. Tirana dhe Prishtina janë më larg se kaq për shumë arsye të tjera. lexo me teper »
Postuar tek LETERSI me 05/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga: Suzana KUQI
Nuk e di ne se hyn apo jo relativiteti këtu… Sigurisht, çudi se ç’farë pyetjesh i bëj vehtes dhe unë. Relativiteti duhet të hyjë kudo, ngado dhe si do, madje ai i thjeshti dhe ai i shtërnguari për të cilin fizikantët e kane lodhur trurin aq shumë. Nuk ka nevojë per formula, shembujt i has aq me shumicë në përditshmërinë tonë, veçse nuk e marrim dot me mend se sa rrengje na i punon ai. Nuk e di në se këtu mund të hyjë edhe ky shembull, por tani e kam bërë zakon, i fus hundët edhe ku nuk më takon… lexo me teper »
Postuar tek Komente me 05/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga: Nebil ÇIKA
“Nuk do të ketë asnjë marrëveshje për zgjedhjet lokale”, – me këtë deklaratë të bërë para disa ditësh nga kalaja e Petrelës në Tiranë kryeministri Berisha ka pohuar për herë të parë thelbin e vërtetë të ashpërsimit të skajshëm të luftës politike pozitë-opozitë. E kam theksuar edhe më parë si arsyen kryesore të radikalizimit të luftës së opozitës përpjekjen për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme paraprake në tavolinë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale e sidomos rezultatin e tyre midis PS-së dhe PD-së, gje që zoti Berisha e artikuloi më në fund me deklaratën që përmendëm më lart. lexo me teper »
Postuar tek Komente me 05/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga: Ina ZHUPA
Të gjitha lëvizjet shoqërore pavarësisht nga çështja që përfaqësojnë, pavarësisht nga numri i mbështetësve, pavarësisht se si dhe kur janë organizuar ato të gjitha janë të lidhura pashmangshmërisht me shtetin. Nuk duhet të harrojmë se lëvizjet shoqërore krijohen për të sjell një ndryshim të caktuar të një gjendje që nuk është e duhura dhe ky ndryshim mund të sillet vetëm me anë të shtetit e thënë më thjesht me anë të forcës detyruese të ligjit, por edhe me anë të ndërgjegjësimit, të bërjes për vete të opinionit publik që mund të arrihet me anë të medias. lexo me teper »
Postuar tek Komente me 04/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga: Rezear XHAXHIU
Spektakli u sigurua gjithsesi. Teatri i politikës shqiptare funksionoi dhe kete here. Madje ia arriti. Pra mundi te mbushe diten me zheg e pluhur të një vere përvëluese. Me një përrallë nga e kaluara, ku kunetërit dhe lepujt, ministra e bashkëshortë ministrash mbetën personazhet më butaforikë të këtij shou mediatik. E njëjta dramaturgji u vu në lojë edhe këtë herë, e luajtur nga aktorë diletantë. E gjatë, mërzitshëm e gjatë si një pjesë e realizmit socialist. lexo me teper »
Postuar tek Sport me 04/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Mbyllet në barazim 1-1 takimi i parë i Shqipërisë në transfertën e vështirë të Rumanisë, duke marre një pikë me mjaft vlerë që në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2012. Ky 90 minutësh është zhvilluar pothuajse tërësisht në gjysmefushën tonë pasi Kuzhe kishte menduar me shumë për mbrojtjen. Që në sekondat e para, Rumania nuk arriti të shënonte pasi goditi shtyllën me Marica dhe më pas Torje nga e djathta e sulmit të Rumanisë ka ushtruar presion gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës. lexo me teper »