Europa! Dy dekada ikën. Edhe sa…?

Postuar tek Komente me 27/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Shkruan : Lutfi  DERVISHI

Shqipërisë i duhen 10-15 vjet për t’u bërë si Europa. – Kjo deklaratë është bërë para pak javësh nga një zyrtar i Komisionit që merret me Shqipërinë. Është një nga variantet optimiste, por premtimi nuk është i plotë. Pjesa e dytë e fjalisë është: “Nëse punët ecin mirë”. Por ky “premtim” është bërë edhe 20 vjet më parë nga lideri i opozitës së asaj kohe, sot Kryeministri vendit në një gazetë italiane. lexo me teper »

Ngushëllime, Shqipëri….

Postuar tek Komente me 26/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Edlira  GJONI

Është humbje e madhe të të vdesë sistemi gjyqësor. Është tragjikë të mos kesh më as drejtësi, as shpresa të mbetura për të patur  institucione legjitime dhe të pavarura të një vendi për të marrë vendime të pa-ndikuara politikisht, humbja e aftësisë për të ofruar shërbim të besueshëm tek publiku si edhe mungesa e aftësisë për bashkëveprim progresues me vendet e tjera, janë karakteristikat që sipas gjuhës politike, dallojnë një shtet që është në rënie e sipër. lexo me teper »

Të klonuarit e Thaçit

Postuar tek Komente me 26/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Gazmend  ISLAMI

Ata që e adhurojnë forcën vetëm si forcë, pa e lidhur me një qëllim, janë të egër e primitivë, egoistë, e antikombëtarë. Siç thoshte filozofi frëng Bergson, “Mjafton t’ia kruajmë pak njeriut të qytetëruar atë pluhur fort të hollë që i ka vënë përsipër kultura dhe del menjëherë në shesh natyra e primitivit”. Kjo shpjegon se si njerëzit tregohen më të pashpirt dhe gjakatarë… të tillë ishin dhe janë tri figurat tragjike “Buzhala-Mirena-Selimi” …prova jetësore qëndron në faktin që provojmë atë që nuk dëshirojmë të provojmë (K. Fisher)… lexo me teper »

Kompleksi i bashkëfajësisë me kriminelin

Postuar tek HISTORIA me 25/01/2012 nga Lajmi – 1 koment

Shkruan : Agron  TUFA

Në asnjë rast nuk i kemi parë krimet e Komunizmit shqiptar aq të plota, aq të grumbulluara sistematikisht e të dëshmuar me aq konkretësi dokumentare, faktike si në librin unikal të Bedri Blloshmit “Rrëfime nga ferri komunist”. Një libër kokëfortë. Si faktet. Në 589 fletët e librit, ashtu si kronikat “no coment”, ndeshemi jo me rrëfimin klasik të kalvarit, nëpërmjet fjalëve, historive, rrëfimeve, por me ballafaqimin flagrant, dokumental, arkivor të gjurmëve të krimit shtetëror përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit komunist përballë një familjeje. lexo me teper »

Ka ndonjë hije mbi prokurorinë…

Postuar tek Komente me 25/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga : Arian  VASJARI
 
Në rastin e hetimeve të 21 janarit, me Prokurorinë e Përgjithshme po ndodh diçka e pazakontë: duke u përpjekur të na heqë dyshimet mbi integritetin e saj, po na i shton ato. I kuptojmë të gjitha vështirësitë e saj. Edhe komplikimet që vetë ngjarja mbartte, edhe presionin e mazhorancës për ta paraqitur doemos atë barbari si “përpjekje për të rrëzuar një pushtet të ligjshëm me dhunë”, edhe zhargonin teatralo-martirizues të opozitës për ta gjetur killerin politik të katër viktimave të pafajshme te Sali Berisha. Dimë mirë gjithashtu edhe se kësaj Prokurorie i ka rënë fati i keq historik të zbulojë një të vërtetë që, për mendjet depresive të palëve, nuk mund të rrijë kurrsesi midis. “21 janari-thonë ata-duhet të jetë një e vërtetë ekzemplare, religjioze, absolute, ekstreme”. Mirëpo, 21 janari është një datë që nuk mund të rrijë në skaje. lexo me teper »

Presidenti i dardanëve

Postuar tek Komente me 24/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Shkruan : Gani  MEHMETAJ

“Pavarësia është kompromis”, pati deklaruar presidenti Rugova, duke ua bërë me dije qarqeve ndërkombëtare se gjakimi i shqiptarëve ishte Shqipëria Etnike. Por për të qenë më kooperativë me bashkësinë ndërkombëtare jemi të gatshëm të pranojmë kompromisin, pra pavarësinë e Kosovës, e theksonte presidenti historik i dardanëve.Ai propozonte që Kosovës t’i kthehej emërtimi i vjetër Dardani, emërtim aq të shpeshtë në fjalorin politik – e jo vetëm politik të Rugovës. Presidenti i dardanëve ishte dhe mbetet burrështetasi më këmbëngulës në parimet dhe idealet e veta. lexo me teper »

Profili psikik

Postuar tek Komente me 24/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Elvis  KOTINI

Sindromi psikologjik te njeriu sot përbën një nga temat më me rendësi në rendimentin e punës profesionale në shoqëri. Mirëpo një kriter i tillë është paraparë nga ligji si një gjendje mjekësore, pasi akti lidhet me shkencën e mjekësisë dhe traumatologjinë. Nuk ka skizofrenë të lindur. Po ashtu nuk mund të ketë një qëndrim unanim nga Gjykata e Lartë për zhvillim të metë mendor. Këto janë elemente të përgjithshme didaktike, që mbahen parasysh sipas rrethanave të veçanta të dëmtimit trunor dhe organik. lexo me teper »

“Pacifistët” me “kamish” të Partisë Demokratike

Postuar tek Komente me 23/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Bajrush  MORINA

Debatet e nxehta në Kuvendin e Kosovës pos që janë bërë atraktive për “kacafytjet” kryesisht në mes të deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shndërruar edhe në “front të luftimit” në mes të deputetëve të këtyre dy partive, shumica e të cilëve para shumë vitesh ishin së bashku, në qoftëse jo me një uniformë të njëjtë atëherë me një ideologji të përbashkët. Këta deputetë, deri dje disa prej tyre si ish-luftëtarë të UÇK-së, ish-zëdhënës të UÇK-së e disa prej tyre deri vonë edhe si ish-eprorë të SHIK-ut, në Kuvendin e Kosovës po bëhen copë-copë në mes vete. lexo me teper »

Pa Kosovë e Çamëri, s’ka qetësi në Ballkan

Postuar tek HISTORIA me 23/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Zbardhet letra e vitit 1918. Kjo letër e Ismail Qemali dërguar Dhimitër Balës, shpalos idetë dhe shqetësimet e plakut të urtë të Vlorës për rrezikun që i kanosej Shqipërisë së kohës nga të tëra anët. Aty flet me detaje se si duhet menduar për bashkimin e Çamërisë e Kosovës me Shqipërinë dhe përpjekjet për të takuar politikanët amerikanë që t’iu bëhet i ditur problemi shqiptar. Letra është shkëputur nga vëllimi dokumentar që do botohet nga Arkivi i Shtetit dhe botohet me lejen e tij. lexo me teper »

Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer

Postuar tek Komente me 22/01/2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Shkruan : Adnan  MEROVCI

Në përvjetorët e ndërrimjetëve, zakonisht thuhen dhe shkruhen gjëra të karakterit kujtues, nostalgjik, falëmnderues etj. Në rastin e RUGOVËS po dominon mungesa e njohjes së figurës, mendjes dhe filozofisë së tijë, njeriut që në këso rastesh disi nuk po na ngopë vetem me një rit trivial.Le të mendojmë për një moment fjalën “RUGOVA”. Ky togëgermësh (RUGOVA) përveq tjerash ka një kumbim melodik si rezultat i zanoreve: U, O dhe A. Duke qenë pranë tijë për një dekadë, shumë mirë ndjeva jehonën e këtyre zanoreve në: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Bruksel, Paris, Romë, Ëshington, Neë York, Bonn, Bern, Amsterdam, Oslo, Stokholm, Athinë, Vienë, Kopenhagë, Madrid, Pragë, Luksemburg, etj, etj. Më besoni, se shpesh ja kisha lakmi këtë mbiemër. lexo me teper »